Pashtriku.org, 18. 12. 2016: Ky libër nuk është shkruar si reagim ndaj veprës së Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, botim i “55-s”, Tiranë, 2006. Titulli tematik fillestar i këtij libri ka qenë: “Pse dështoi komunizmi në gjysmën e dytë të shekullit XX? Analizë ngjarjesh historike.” Nën këtë titull, tematik, edhe është përfunduar thuajse krejt libri. Dikur, atje nga fundi, mendova t’i vija titullin “A ky është kapitalizmi?!”, por, mbasi, në shtator të vitit 2013, lexova librin 700-faqesh të Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, m’u duk se duhej të thosha pikërisht kështu: “Rrnoj edhe unë për me tregue”.
Është një titull sfidë, sepse vepra e Atë Zef Pllumit pasqyron njërën mënyrë shikimi e kuptimi, ndërsa vepra ime, mënyrën tjetër të shikimit e të të kuptuarit të të njëjtit problem. S’ka asgjë tjetër përtej kësaj që thashë: As Atë Zefi nuk e dinte që unë po shkruaja një libër me këtë temë, as unë nuk e kisha lexuar librin e Atë Zefit, që t’i kundërvihesha atij në formë polemike. Është vetëm pozicioni filozofiko-historik ai që na ndan ne të 2-ve dhe prandaj edhe titujt e 2 libravet tanë përplasen kështu njëri me tjetrin.
Më ka motivuar për këtë titull edhe fakti që parathënien e botimit italisht të veprës së klerikut Atë Zef Pllumi e ka shkruar një monstër e moralit njerëzor Silvio Berluskoni.
Gjatë ripunimit kam futur aty-këtu edhe ndonjë frazë konkretizimi, si mendon Atë Zefi në librin e tij. Mirë është që të 2 këta libra të lexohen së bashku, sepse vetëm ashtu do të mund të nxirret një konkluzion i qëndrueshëm.
2013 Gj.D.
****
LEXONI LIBRIN:’RRNOJ EDHE UNË PËR ME TREGUE’ NË FORMATIN ‘PDF’:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/gjoke%20dabaj%20rrnoj%20per%20me%20tregue.pdf
Postime të Lidhura
PROF.DR.SADRI FETIU: SIMBOLIKA MITIKO – FANTASTIKE NË PROZËN E ADEM DEMËS (DEMAҪIT)
Prishtinë, 11. 03. 2014 – Vepra letrare me vlerat e veta të mirëfillta artistike shquhet për shtresime të…
LULJETA MEKANI: THËNIE JETËSORE
Prizren, 30. 09. 2015: Jeta është si libri, ku çdo faqe e tij është si një ditë e…
MIMOZA DEMIRI: ERMONELA JAHO SHKËLQEU EDHE NË PARIS E BRUKSEL
Pashtriku.org, 20. 03. 2014 – Sopranoja Ermonela Jaho pas Triumfit në Londër me “Manon”, më 20/21 shkurt ka…
SI U SHPËRNDA “ZËRI I KOSOVËS”, ORGAN I LRSHJ-LPRK-së, NË VITET 1982 – 1984 (ADRESAT)
Nga Faridin Tafallari Pashtriku, 25 shkurt 2021: Në të gjithë veprimtarinë patriotike dhe atdhetare, në rrugën e gjatë…