Prishtinë, 19. 01. 2017. I – FRIKA, është prodhimi më i efektshëm që ka prodhuar Serbia, përkatësisht serbët, në 150 vjetëshin e fundit! Serbët, kanë arritur të frikësojnë fqinjët përreth tyre dhe jo vetëm kaq: nëpërmjet frikës, serbët kanë arritur ta përulin edhe një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht elita të saj politike dhe intelektuale!
Frika, si një doktrinë serbe e dominimit, është realizuar nëpërmjet terrorit fizik e mental ndaj popujve jo serbë dhe është përdorur si kërcënim serioz destabilizimi në plan më të gjerë gjeopolitik!
Është shfrytëzuar për këtë qëllim Kisha Serbe, Rusia, Jugosllavia, Lëvizja e Mosinkuadrimit, etj..
II
FRIKA, është prodhimi më i efektshëm që ka prodhuar Serbia, përkatësisht serbët, në 150 vjetëshin e fundit!
Por, duket se diçka domethënëse ka nisur të ndodhë me serbët viteve të fundit…!
Frika, ky prodhim tipik serb, që i ka trimëruar serbët drejt shpërfaqjes pompoze e publike të egos së hegjemonizmit e dominimit për më shumë se një shekull, duket se kohëve të fundit ka dhënë shenjat e para të shndërrimit në një lloj helmi, pikërisht për vetë serbët!
Frika, ky prodhim tipik serb, që është mbështetur nga Kisha Serbe, deri në nivelin e të bindurit të serbëve se duhet t’i nënshtrohen një “thirrjeje qiellore” që të jenë brutalë, tani ka filluar të shfaqë shenjat e dukshme të ndikimit shkatërrues pikërisht tek ata vet!
Serbët, kishin prodhuar frikën si një mjet frikësimi, dominimi, sundimi, tjetërsimi e deportimi të popujve jo serbë!
Reagimet e shtetarëve serbë, pas ndodhisë-dështimit të fundit me Trenin Rus, flasin qartë për një lloj frike tek ta! Është edhe frikë personale e edhe frikë kolektive, serbe!
Këtë frikë serbe e ka kuptuar më së miri Putini! Dhe, duke e ditur se kjo frikë serbe mund të paralizojë interesat ruse në Ballkan e Evropë, ka marrë në dorë vetë situatën në Republikën Serbe në Bosnje dhe në Veriun e Kosovës!
Frika është një prodhim tipik serb! Serbët e përdorën gjatë si litar për të furur të tjerët!
Por, ndoshta serbëve nuk u ka shkuar ndër mend se duke prodhuar frikë për të tjerët, në të vërtetë, paralelisht kanë ndërtuar edhe litarin, me të cilin do të vetëfuren!
Frikën serbe të pranishme aktualisht, duhet ushqyer!
Përveç disiplinimit të shtetit serb, të ushqyerit e frikës serbe, ndihmon edhe në disiplinimin e Rusisë!
Përfundimisht, ka ardhur koha që shoqëria serbe të edukohet-disiplinohet. Ka shumë më tepër zëra edhe brenda vet shoqërisë serbe në këtë drejtim. Është mundësia e mirë në një të ardhme të shpejtë t’u ndihmohet serbëve që, frika që kanë filluar ta ndiejnë, t’ua ndërrojë jo faqen, por trurin…!?