Prishtinë, 18 maj 2017: Kur dëgjojmë apo lexojmë fjalën “radikal” apo “radikalizëm”, menjëherë na shkon mendja tek Islami dhe myslimanët, më saktësisht tek terrorizmi! Këto etiketime bëhen mbi myslimanët e devotshëm, ku vetëm pse ka një mjekër, apo disa pantallona më të shkurtër se zakonisht, thjeshtë, duken më ndryshe se të tjerët, ata sulmohen me etiketime të tilla! Këto etiketime vijnë nga individ, media dhe qarqe të ndryshme, të cilët nuk hezitojnë që edhe Shtetin tonë të Kosovës ta bëjnë si ikonë të terrorizmit!
Por në të vërtetë, çka do të thotë “radikal” dhe “radikalizëm”?
Fjala “radikal” rrjedhë nga fjala latine “radik”, që do të thotë “rrënjësorë ose burimorë”! P.sh. për një ideologji, apo çka do qoftë ajo, themi se, idetë dhe punët i ka radikale që i bie, i ka nga rrënjët e saj, apo nga burimi i asaj ideologjie! Fjala “radikal”, është e njëjtë me fjalën greke “ortodoks”, që d.m.th. “rrënjësorë apo burimorë”, ortodoks tashmë paraqet një Fe që është pjesë e krishterimit, por e ndarë nga katolicizmi në vitin 1054.
Pra, me këtë kuptojmë se termet “radikal dhe radikalizëm”, përdoren gabimisht dhe në të njëjtën kohë dhe keqkuptohen! Realisht po vijmë në përfundim se, të jesh radikal në Islam, nuk do të thotë të jesh terrorist, por rrënjësorë, që do të thotë të jesh si Profeti Muhamed a.s., sepse fundja, ai është rrënja e Fesë Islame.
Tash disa që i quajnë myslimanët radikal, apo të radikalizuar, apo edhe Islami radikal, duke aluduar në terrorizëm dhe ekstremizëm, nuk e di se çfarë kanë qëllim, a vërtetë nuk e kuptojnë domethënien e kësaj fjale, apo dëshirojnë të ua fyejnë “rrënjën” e Fesë Islame, që është Profeti Muhamed a.s.?
Mendoi që, në të vërtetë disa individ, po pse jo edhe gazeta të caktuara, këtë e bëjnë me qëllim, që në një mënyrë indirekte ta fyejnë e shajnë Muhamed-in a.s., duke e shtrembëruar me qëllim termin “radikal”, duke i dhënë konotacion negativ nga ai i vërteti që është.
Andaj, myslimanët nuk duhet ta ndiejnë vetën keç, nëse dikush i quan me përbuzje radikal, sepse ai term nuk është ofendues as përçmues, ai vetëm ka të bëjë me fillesat e një ideologjie, në këtë rast me Islamin, e që i bie me Muhamed-in a.s., me 4 Kalifët e famshëm dhe me shokët e Profetit a.s., ndërsa ata që e dinë kuptimin e këtij termi dhe e përdorin si tregues i terrorizmit për myslimanët, e bëjnë me qëllim të ofendimit indirekt të Fesë Islame dhe Profetit Muhamed a.s.
– Autori është historian ([email protected]).