Pashtriku.org, 2 qershor 2017: ShqipON i bën thirrje Qytetarëve shqiptarë për #BojkotAktiv: bërjen të pavlevshme të fletës së votimit!
A) Nëse votojmë, i japim legjitimitet kastës. Për 4 vite ata do vijojnë të vjedhin, kurse mediat do akuzojnë popullin se vetë i votoi.
B) Po nuk shkuam të votojmë, mbjellim kulturën e indiferencës për çështjet publike. Kjo është ëndrra e kastës, populli të dorëzohet e politikën ta bëjnë bandat. Por nëse nuk votojmë ekziston rreziku eminent që “dikush” tjetër të votojë për ty.
ShqipON prej vitesh kërkon Revolucion Civil sepse zgjidhja nuk vjen nga brenda sistemit, me votë, rotacion apo evolucion, sepse:
1. Shteti është kapur nga një grusht oligarkësh me sigla të ndryshme që pasurohen mes veti edhe pse duket sikur luftojnë. Askush nuk përfundon në burg por gëzojnë miliardat vjedhur këtij populli.
2. Në këto kushte edhe “vota” është maskaradë sepse nuk ndryshon asgjë. Parlamenti nuk formohet me besnikë të popullit por të liderrit. Një parlament mbushur me injorantë, hajdutë e kriminelë nuk punon për Republikën por për bandën respektive
3. Vota ka kuptim kur ka “ALTERNATIVA” të vërteta. Por kasta nuk lejon krijimin e tyre. Ajo riciklon ose njerëz të rinj në parti të vjetra ose njerëz të vjetër në parti të reja.
4. Me kapjen e shtetit, është kapur ekonomia, financa, media, akademia, sindikatat, shoqëria civile. Në kushtet e kapjes e vetmja zgjidhje është Çlirimi. Dhe kjo bëhet vetëm me Revolucion Popullor deri në hartimin e një Kushtetute të Re që rrëzon partitë-shtet e ngre Qytetarët në demokracinë pjesëmarrëse!
5. Togëzimi i shtetit në popull do i japë fund dhe ksenokracisë. Mbështetja që ambasadat dhe lobet i japin kësaj kaste antishqiptare.
6. Kur fatet e vendit do vendosen me Referendum, do kemi Parlament të popullit e jo partive, juri qytetare, më në fund do kthejmë sektorët strategjikë në duart e shqiptarëve. Do dalim prej kolonisë së importit për ndërtimin e një Ekonome Prodhimi&Punësimi.
7. Mobilizimi i energjive më të mira të kombit mund të realizohet vetëm në Demokraci Pjesëmarrëse. Sistemi i partive-shtet shton përçarjen dhe konfliktualitetin social. Të mjerët luftojnë mes veti dhe kasta orkestron.
Kjo gjendje duhet të përfundojë!
Kjo piramidë duhet të bjerë!
***
ShqipON paraljmëron se sistemi neoliberal i instaluar edhe në Shqipëri po i vjen fundi. Kudo popujt po organizohen.
Këto erëra do mbërrijnë shpejt edhe në Shqipëri, për të përmbysur partitë, mediat e fytyrat e tranzicionit!
Qëndrojmë gati për Ndryshimin!
Një Bojkot Aktiv masiv, do ishte shenjë e pamohueshme e reagimit popullor. Pakënaqësia do institucionalizohej në shkallën më epërore!
Kjo energji nuk do fshihej dot nga kasta dhe “miqtë ndërkombëtarë”.
Populli do ngrihej në protesta për të nisur ëndrën që na vodhën në “91 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” Liri-Barazi-Vëllazëri! – Shqipon.com/
Postime të Lidhura
MR.SC.YMRET RERSHITI: DIALOG PËR PERSPEKTIVË
(Prishtinë, 12. 10. 2012) – Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin përfundimisht çështjet e pazgjidhura të krijuara prej…
FATOS ALU: ARDHMËRIA E KOMBIT SIGUROHET ME ZBATIMIN E TË DREJTËS PËR VETEVËNDOSJE
Prishtinë, 23. 07. 2013 – Me gjithë shpresat se një gjeneratë e re do të jetë promotor dhe…
SHUHET NGA JETA NËNË BARBULLA – SIMBOLI MJERIMIT NË SHQIPËRI!
Pashtriku.org, 12. 12. 2105: Më 10 dhjetor 2015, në fshatin Fang të Mirditës, vdes nga të ftohtit plaka…
Bashkimi i dy republikave shqiptare, i mundshëm sot më shumë se kurrë!
BASHKIMI I DY REPUBLIKAVET SHQIPTARE, I MUNDSHËM SOT MË SHUMË SE KURRË Nga Gjokë Dabaj Shkas për të…