DR.SULEJMAN ABAZI: TEORIZIMET AGRESIVE NE FCB, JANË DORA E ZGJATUR E ARMIQVE TANË, PËR TË NA MBAJTUR TË PËRҪARË!

Tiranë, 28 shtator 2017: Ka shume rendesi qe fryma kombetare brenda shqiptareve te cimentohet, pasi ajo do te nxis edhe paqen midis nesh.
Ne te kundert, nje popull qe ka brenda percarjen, urrejtjen, ndasite, sulmin ndaj sistemit te vlerave, qe vuan dhe nuk gezon mbi vendin e tij shume te pasur, qe sot ska sovranitet,
Nje popull qe enderron vetem mbi mite e legjenda, duke shkelur ne cdo kohe mbi veteveten,
Nje popull qe sdi te vleresoje njerezit e tij te mire, qe pranon ne krye hajna, vagabonde, kriminele dhe hajdute,
Nje popull qe nuk ia di vleren simboleve te tij kombetare, por kujtohet per to vetem ne dite festash,
Nje popull qe eshte katandisur dembel, shkeles ligjesh, qe nuk do shtetin e tij, qe di vetem te braniset dyerve te botes,
Atehere, ky popull eshte i destinuar te vuaje akoma me shume. Dinjiteti nuk blihet ne pazar, por meritohet.
Atdhetarizmi nuk eshte ceshtje imitimi majmunesh, por eshte palca dhe rrenja e kombit.
Nese nuk do te duam veten, bota cdo here do te na shkele me kembe.
Gjejeni doren e forte te kombit, mbeshteteni, behuni pjese e te teres, bashkoni energjite, duajeni njeri – tjetrin si vellai – vellane, Te kemi mik vetem shqiptarin dhe veten tone, sepse vetem keshtu do te korrigjojme ate qe historia na e dhuroi me dhume, zjarr e hekur, duke na katandisur ne 5 shtete dhe ne 8 pjese. Teorizimet e “heronjve te FCB-se” jane dora e zgjatur e armiqve tane me te eger, me qellimin e vetem dhe poshterues, per te na mbajtur te percare.
A keni pyetyr ndonjehere, valle ka akoma burra ky komb qe te marrin keto pergjegjesi dhe a kane mbetur akoma shqiptare qe te duam me shpirt si Rilindasit Memedheun e tyre?!
Gjeni kete pergjigje dhe pastaj ketu shkruani pa fund, sepse dhe ne do kemi durimin tu lexojme deri ne fund.
Faleminderit. Ju pershendes.
SULA. Tirane me 27/09/2017

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura