PRIZRENPRESS: KATËR VJET NGA VDEKJA E ADNAN ABRASHIT!

Pashtriku.org, 3 nëntor 2017: Janë bërë katër vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi. Kolegët, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.
Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Arashi ishte ndër publicistët më aktiv.
“Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë. E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren. Kush do ta besonte se kjo do të ishte fotoja e fundit e bërë me Adnanin vetëm tre muaj para se të ndërronte jetë?”, shkruan Reshiti në “Facebook”.
“Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të. Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”.
“Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë! “
Historiani Sheradin Berisha thotë se me vdekjen e publicistit Adnan Abrashi, gazetaria shqiptare humbi shumë .
“Katër vjet më parë (03.11.2013) u shua nga jeta, miku im dhe publicisti ynë i shquar, Adnan Abrashi. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare, për familjen Abrashi, miqtë e tij dhe për gjithë shqiptarët! “, shkruan Berisha në “Facebook”.
***
Publicisti Adnan Abrashi, katër vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare. Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist. Abrashi ishte bashkëpunëtor i rregullt i “PrizrenPress”-it
Ishte bashkëpunëtor edhe i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri.
/PrizrenPress.com/

Dy vite pa publicistit Adnan Abrashi – 03.11.2015===============================================

Kontakt – In memoriam Adnan Abrashi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura