BAJRAM HOTI: APEL DEPUTETËVE! JO RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJES!

Pashtriku.org, 26 shkurt 2018: Veprimtari i çështjes Kombëtare dhe veterani i luftës çlirimtare (të UҪK’së), Bajram Hoti nga Krusha e Madhe, sot ka bërë një apel, në adresë të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës! Ai apelon te deputetët që të mërkurën (më 28 shkurt) mos ta Ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit, të nënshkruar më 26 gushtit 2015 në Vjenë – nga Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni.

Hoti me këtë rast shpreh zhgënjimin e tij edhe ndaj ish shokëve të veprimtarisë për çështjen Kombëtare.
Në vijim lexoni Apalin e tij:
Amaneti
“Apel – deputetëve të Republikës së Kosovës!
Në tri ditët e ardhshme t’i mendojnë mirë vuajtjet e popullit, sakrificën shekullore brez pas brezi ku u vramë, u masakruam dhe në fund u copëtuam pa dëshirën tonë. Por kurrë amaneti nuk u thye as nuk u harrua!
Ndërgjegjësohi e mos gaboni vetëm se liderët tuaj dëshirojnë të fshehin krimin ekonomik që i bënë kësaj toke! Juve jo vetëm që do t’iu ndjek historia si shumë tradhtarë që ajo nuk i harroi por kësaj here goditja do t’iu ndëshkojë rëndë. Kanë kaluar kohërat kur vetëm mësonim se kush ishin toptanët e milanët apo të shiturit dhe armiqtë. Sot përballemi çdo ditë me kërcënimet e armiqëve që na rrethojnë dhe nuk guxojmë të zhvendosim mendjen nga politikomashtruesit dhe paraqitja liberale e tyre për të liberalizuar vizat duke dhuruar tokat e stërgjyshërve tanë.
Të nderuar deputetë,
edhe tri ditë Ju mund t’i shërbeni liderit por keni shansin ta tregoni vetveten dhe t’i tregoni votuesit se nuk do ta zhgënjeni! Mos votoni edhe nëse çmimi është edhe më i rëndë, kemi vuajtur gjithmonë nga armiku ndërsa sot po vuajmë nga papërgjegjësia politike që ju vazhdimisht e tregoni në dispozicion të së keqës – pra liderit!
Do t’iu mallkojë gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të kësaj toke! Ne besojmë në qëndrimin tuaj dhe nuk duam të na zhgënjeni. Ka ardhur koha për ndryshime rrenjësore në spektrin politik të vendit, përfaqësimeve të turpshme që po i bëhen këtij vendi duhet t’iu vijë fundi. Vota juaj është fjala e popullit. Fjala e popullit është jo Ratifikimit. E nëse ndodh e keqja, ajo do t’iu ndjek që nga momenti kur të delni nga Kuvendi. Amaneti duhet të kryhet ndërsa gënjeshtarëve, të paftyrëve e matrapazëve milionerë duhet t’iu vie fundi!”
Me respekt,
Bajram Hoti, 26 shkurt 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura