SHERADIN BERISHA: ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA DHE KUSH E DREJTON KËTË REPUBLIKË?!

Pashtriku, 10 Prill 2020: (Për herë të parë publikohet në facebook, më 6 prill 2020)
Kryefjalë e fundjavës së kaluar (3-5 prill) ishte futja në karantinë e dy komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, si dhe futja në Kosovë e një numri të personelit mjekësor nga Serbia.
Këto zhvillime kanë nxitur reagime tek partitë PLAN. Akuzuan qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Kurti.

Në vijim lexoni disa reagime të tilla:
– Hashim Thaçi (PDK): Ajo që ka ndodhur në veri është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës karshi qytetarëve dhe sovranitetit të saj
– Kadri Veseli (PDK): Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës
– Isa Mustafa (LDK): Aty ku mungon kujdesi i Qeverisë së Kosovës, ndërhyn Qeveria e Serbisë
– Gonxhe Çaushi, kryetarja e PDK-së për degën e Mitrovicës së Veriut: Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit
– Abelard Tahiri (PDK): Beogradi futi në karantinë komunat veriore të Kosovës, shqetësuese heshtja e Kurtit
– Ahmet Isufi (AAK): Serbia vendos në karantinë komunat e pjesës veriore të Kosovës, ku janë insitucionet?
– Fatmir Limaj (NISMA): Shqetësuese heshtja e kryeministrit në largim, po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë në veri
– Enver Hoxhaj (PDK): Albin Kurti nuk po del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve në veri të Kosovës.
***
Më 5 prill, kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi, ka sqaruar zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës, dhe iu është përgjigjur reagimeve të PLAN’it. Ai ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë:
Më gjerësisht shikoni video-mesazhin:
https://youtu.be/nrfDaK3uzJU
***
Funksionimi i pushtetit serb në Kosovë nuk daton nga prilli 2020, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999!
Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011)
Më gjerësisht lexoni:
http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

***
ÒªFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA?
Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, çfarë republike është Kosova?
– Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit, që ka:
– 10 komuna etnikisht serbe,
– 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane)
– 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe) në Kuvendin e Kosovës,
– shumica (2/3) e pakicës në Kuvend!
Pastaj Serbia ka:
– pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s,
– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës.
Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (6 prill 2020) në republikën e Kosovës (lexo të Ahtisarit) funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:
– posta e Serbisë,
– telekomi i Serbisë,
– bankat e Serbisë,
– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,
– arsimi (nga qerdhet deri në univerzitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UÒªK në historinë e tyre e mësojnë si organizatë terroriste!
Më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet Thaçi – Daçiq – Eshton, dhe Mustafa – Vuçiq – Mogherini për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (Zajednicës) etj.
Në verën vitit 2013 nga bisedat Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,
– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur legalisht përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë edhe ligjet e Serbisë, duke menaxhuar postën e Serbisë, telekomin e Serbisë, bankat e Serbisë, ambulancat dhe spitalet e Sebisë, arsimin (nga qerdhet deri në univerzitet) me planprogramet e Serbise etj.
Kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi e Bruksel…, e menaxhon!
Shumëherë kam shkruar se për ta bërë republikën e Ahtisarit – republikë të Adem Jasharit, duhet urgjentisht të ndryshohet Kushtetuta, e cila burin nga Pakoja e Ahtisarit. Pastaj kam shkruar se duhet të bëhet reformë e thelleë në ligjin zgjedhor, në drejtësi, polici, AKI, etj.etj.
***
Nëse s’është kështu me thoni si është ndryshe?
_______________
SHERADIN BERISHA: FUNKSIONIMI I STRUKTURAVE TË SERBISË NË KOSOVËN E PAS LUFTËS!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9908

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura