Prishtinë, 18 prill 2018: Pas sulmit të fundit me raketa në Siri, nga SHBA-ja, Franca dhe MB-ja, kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë dërguar “porosi” të qarta dhe, pothuaj, të njëjta, pra, me një dallim fare të vogël, kryetarit sirian, Bashar al-Assad:
Putin-i “ia ka vazhduar lejen (e përhershme)” Assad-it, për vrasjen e popullatës civile, me të gjitha llojet e armve, pa asnjë përjashtim. Pra, edhe me armë kimike.
Trump-i, ndërkaq, i ka “dhënë leje” Assad-it, për vrasjen e popullatës civile, me të gjitha llojet e tjera të armve, me përjashtim të armve kimike. Pra, jo me armë kimike(!).
***
SHEMSI REҪICA: (MOS)MARRËVESHJA TRUMP-PUTIN PËR SIRINË
Siria është një episod, si shumë episode të tjera para tij, i marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe dëshmon qartë shkallën e lartë të “pjekurisë dhe të kujdesit“ të të dy supërfuqive, në raportet e tyre të ndërsjella, me njëra-tjetrën.
*****
Në prag të sulmit të fundit me raketa në Siri, nga SHBA-ja dhe partneret e saj, Franca dhe MB-ja, Kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, – patën shkëmbyer deklarata të ndërsjella kërcënuese, të ashpra deri në kulm:
Putin-i (i ashpërsuar): “Secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia“.
Trump-i (i ashpërsuar): “Bëhu gati Rusi! Ato (raketat) do të vijnë lehtësisht, të reja dhe të mençura“.
*****
Pas goditjeve me një breshëri raketash, në tri zona ushtarake, në Siri, Kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, shkëmbyen prapë deklaratat të ndërsjella, por tani, të zbutura, si me marrëveshje:
Trump-i (i lehtësuar) deklaroi: “Goditjet ishin të suksesshme dhe e arritën objektivin e tyre“. “Misioni u përmbush“. Dhe shtoi: “SHBA është e gatshme të godasë përsëri në rast se (Qeveria e Sirisë) kryen sulme të reja me armë kimike, kundër popullit të vet“.
Putin-i (i lehtësuar) deklaroi: “Nga 103 raketat e lëshuara, 71 u rrëzuan nga sistemi sovjetik i mbrojtjes ajrore, i përdorur nga Siria“. Dhe shtoi: “Sulmet e reja eventuale në Siri, në mënyrë të paevitueshme, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare“.
*****
Angazhimi i SHBA-së dhe i Rusisë në Siri, siç është dëshmuar tashmë, edhe në vendet e tjera para saj, ka për qëllim ruajtjen, përkatësisht kthimin e kursit politik-ideologjik të atyre vendeve kah “modeli i vlerave perëndimore“, përkatësisht kah “modeli i vlerave lindore“; ose, në rastin më të keq, ka për qëllim demonstrimin e forcave shkatërruese ushtarake të SHBA-së dhe të Rusisë, si dhe efikasitetin e precizitetin të atyre forcave.
Siria, pra, s‘është tjetër veçse një episod, si shumë episode të tjera para tij, i marrëdhënieve SHBA-Rusi, dhe dëshmon qartë shkallën e lartë të “pjekurisë dhe të kujdesit“ të të dy supërfuqive, në raportet e tyre të ndërsjella, me njëra-tjetrën.
Rrjedhimisht, në Siri, ashtu si dhe në rastet e tjera si ajo, prandaj, nuk mund të pritej as mund të pritet konfrontim ushtarak ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, siç mund të kenë menduar ose siç mund të kenë pritur, të frikësuar, shumë analistë ndërkombëtarë dhe jo vetëm ata.
Postime të Lidhura
GJYKATA E HAGËS DHE ÇËSHTJA ÇAME
GJYKATA E HAGËS DHE ÇËSHTJA ÇAME Nga Besnik Imeri, Vlorë 24, 05. 2022 Dje (23.5.2022) në Tiranë Ministri…
GJEKË GJONLEKAJ: DHUNA E TERRORI NË KUVENDIN E KOSOVËS NGA OPOZITA ËSHTË KUNDËR TRADITËS SONË DHE KUNDËR DEMOKRACISË
New York, 11. 11. 2015: Aktet e dhunshme të opozitës në Kuvendin e Kosovës janë tepër shqetësuese për…
TAKIMI THAÇI – PUTIN NË PARIS!
Nga arkivi, 12 nëntor 2018 TAKIMI THAÇI – PUTIN NË PARIS! Nga Sheradin Berisha “Në politikë asgjë nuk…
VAXHID SEJDIU: ‘LIRIA KOMBËTARE’ – LETËR E HAPUR DEPUTETËVE SHQIPTARË NË IRJM
(Zürich, Maj 2012) – “Bashkohuni për të zgjidhur çështjen shqiptare në IRJM, përndryshe përgjegjësia do të bie mbi…