Prishtinë, 18 prill 2018: Pas sulmit të fundit me raketa në Siri, nga SHBA-ja, Franca dhe MB-ja, kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë dërguar “porosi” të qarta dhe, pothuaj, të njëjta, pra, me një dallim fare të vogël, kryetarit sirian, Bashar al-Assad:
Putin-i “ia ka vazhduar lejen (e përhershme)” Assad-it, për vrasjen e popullatës civile, me të gjitha llojet e armve, pa asnjë përjashtim. Pra, edhe me armë kimike.
Trump-i, ndërkaq, i ka “dhënë leje” Assad-it, për vrasjen e popullatës civile, me të gjitha llojet e tjera të armve, me përjashtim të armve kimike. Pra, jo me armë kimike(!).
***
SHEMSI REҪICA: (MOS)MARRËVESHJA TRUMP-PUTIN PËR SIRINË
Siria është një episod, si shumë episode të tjera para tij, i marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe dëshmon qartë shkallën e lartë të “pjekurisë dhe të kujdesit“ të të dy supërfuqive, në raportet e tyre të ndërsjella, me njëra-tjetrën.
*****
Në prag të sulmit të fundit me raketa në Siri, nga SHBA-ja dhe partneret e saj, Franca dhe MB-ja, Kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, – patën shkëmbyer deklarata të ndërsjella kërcënuese, të ashpra deri në kulm:
Putin-i (i ashpërsuar): “Secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia“.
Trump-i (i ashpërsuar): “Bëhu gati Rusi! Ato (raketat) do të vijnë lehtësisht, të reja dhe të mençura“.
*****
Pas goditjeve me një breshëri raketash, në tri zona ushtarake, në Siri, Kryetari amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, shkëmbyen prapë deklaratat të ndërsjella, por tani, të zbutura, si me marrëveshje:
Trump-i (i lehtësuar) deklaroi: “Goditjet ishin të suksesshme dhe e arritën objektivin e tyre“. “Misioni u përmbush“. Dhe shtoi: “SHBA është e gatshme të godasë përsëri në rast se (Qeveria e Sirisë) kryen sulme të reja me armë kimike, kundër popullit të vet“.
Putin-i (i lehtësuar) deklaroi: “Nga 103 raketat e lëshuara, 71 u rrëzuan nga sistemi sovjetik i mbrojtjes ajrore, i përdorur nga Siria“. Dhe shtoi: “Sulmet e reja eventuale në Siri, në mënyrë të paevitueshme, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare“.
*****
Angazhimi i SHBA-së dhe i Rusisë në Siri, siç është dëshmuar tashmë, edhe në vendet e tjera para saj, ka për qëllim ruajtjen, përkatësisht kthimin e kursit politik-ideologjik të atyre vendeve kah “modeli i vlerave perëndimore“, përkatësisht kah “modeli i vlerave lindore“; ose, në rastin më të keq, ka për qëllim demonstrimin e forcave shkatërruese ushtarake të SHBA-së dhe të Rusisë, si dhe efikasitetin e precizitetin të atyre forcave.
Siria, pra, s‘është tjetër veçse një episod, si shumë episode të tjera para tij, i marrëdhënieve SHBA-Rusi, dhe dëshmon qartë shkallën e lartë të “pjekurisë dhe të kujdesit“ të të dy supërfuqive, në raportet e tyre të ndërsjella, me njëra-tjetrën.
Rrjedhimisht, në Siri, ashtu si dhe në rastet e tjera si ajo, prandaj, nuk mund të pritej as mund të pritet konfrontim ushtarak ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, siç mund të kenë menduar ose siç mund të kenë pritur, të frikësuar, shumë analistë ndërkombëtarë dhe jo vetëm ata.
Postime të Lidhura
ENKEL XHANGOLI: SHQIPËRIA DHE LIRIA E FJALËS
Elbasan, 23. 04. 2015 – Organizata të ndryshme ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e lirisë së fjalës, në…
BEHXHET SHALA BAJGORA: MOS MERRNI VENDIME TË SHPEJTA SE EDHE MË SHPEJT DO TA THYENI QAFEN!
Prishtinë, 8 Qershor 2020: Kush ngutet për…jargohet: Nuk ka popull si ne shqiptarët që , me merita të…
RKL: VETËM MATRAPAZËT E POLITIKËS, NUK E SHOHIN SE NË BISEDIMET ME SERBINË, PO SAKATOSET PAVARËSIA E VENDIT DHE PO DEGRADOHET LUFTA JONË ҪLIRIMTARE
Prishtinë, 09. 05. 2013 – (Serbia vazhdon të përfitojë gjatë negociatave në Bruksel, për shkak të lëshimeve të…
ADNAN ABRASHI: ‘AUTORITETI MERITË’ DHE ‘AUTORITETI KARRIGE’ NË POLITIKË!
Prizren, 05. 10. 2013 – (Mos mendo se je autoritet, në qoftë se je më i çmuari ndër…