REXHEP KASUMAJ: ‘PIKA E LARGËT E KOSOVËS’!

Berlin, 16 korrik 2018: Sa karta hidhen e sa duar fshehen në lojë-plojën e Kosovës!
Vini re ç’thotë një nga aktorët e përjetshëm të saj: Azem Vllasi, këshilltar i Presidentit, krenar e i adhuruar për biografinë dhe urtinë…

“Dialogu në mes të Kosovës e Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë, sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg.”
Sikur oligarku socialist të përshfaqte njëlloj mallëngjimi të pashuar për rendin shoqëror, do kisha pak mirëkuptim. Përjetim, kujtesë, ideal, bindje… Mirëpo ky mirëkuptim përfundon, kur ai rreket të rehabilitojë idenë e Qenies së vjetër të Kosovës.
Ndërsa pozicioni i largët i Belgradit është keqësisht i njohur, vallë, ç’përcepton Vllasi me pozicionin e largët të Kosovës? Ajo kërkon të ruajë Pavarësinë, Rendin unitar dhe Tërësinë. E nëse kjo cilësohet e largët, aherë si duket statusërisht braktisja e largësisë?
Pavarësia, Rendi unitar e Tërësia ose janë ose nuk janë. Dhe kjo s’është aspak ngurtësi. Është thelbësisht ekzistenciale. Për jetë a vdekje. Ndaj lëvizja nga realiteti i tashëm, nënkupton afrim drejt pikëqëndrimit serb, që s’është veçse negacion i prerë i tyre: më pak sovranitet politik apo më pak territor shtetëror.
Vllasi, mbase, do sugjëronte të parën, pavarësinë e cunguar. Si dikur. Tani dhe me kapacitet të rinuar moral: në emër të lavdisë, si veteran i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Të Kosovës së vogël në gjeografi, por të madhe në histori. Shumë më e madhe se fatthënësi i saj kalimtar!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura