Pashtriku.org, 16 korrik 2018: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UêK-së u faktorizuat politikisht!
Dhe rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë!
Pse?!
Sepse për 19 vjet rresht në vend se ta zhvillonit Kosovën, ju e feudalizuat atë, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet e kastës suaj!
Dhe në këtë mënyrë, Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, shtetin e shndërruat edhe në palçkë politike, me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, me Zajednicën serbe dhe me marrëveshjet e tjera që priten të nënshkruhen gjatë procesit të negociatave të reja me Serbinë!!!
Dhe kështu rrjedhimisht e keni mbushur kupën, edhe pse miqtë tuaj si Xh.Rubin etj., ju kishin thënë me kohë që ta leni politikën!!!
Dhe kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë të shqiptarëve, tashmë po derdhet!
Dhe Ju, tashmë nga këto rrethana ekzistuese nuk mund ta ndryshoni këtë gjendje, as të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!
Keni vetëm një rrugë!
T’i hapni rrugë ndryshimit të mendësisë politike, duke ikur nga politika!
Prandaj merrni guximin, thoni Lamtumirë politikës!
Postime të Lidhura
ISMAIL GASHI-SLLOVIA: 7 MARSI – DITA E MËSUESIT
(Lypjan, 07. 03. 2013) – 7 Marsi, është Dita e Mësuesit Shqiptarë, gjegjësisht dita e shkollës kombëtare shqiptare.…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: SHQIPTARËT NUK PËRFITOJNË ASGJË EDHE NGA QEVERIA E RE NË MAQEDONI
Tetovë, 30. 01. 2017: Secili mund t’u besojë udhëheqësve të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni për vullnetin…
SPPTSH – U TAKUA ME SINDIKATËN HOMOLOGE GJERMANE, VER.DI
Tiranë, 24 nëntor 2017: Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar (SPPTSH) ka organizuar takimin me sindikatën homologe gjermane,…
MR.SC. METUSH ZENUNI: PSE PO ARRESTOHEN DHE PO AKUZOHEN USHTARËT E UÇK-së
Pashtriku.org, 24. 05. 2013 – Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi, si pasojë e shtypjes së vazhdueshme 100 vjeçare…