ARBËR REXHAJ: NJË LETËR PËR PROF.MUJËN

Prizren, 20. 03. 2014 – Njani para do ditëve më kritikoi, më tha se isha shumë i vrazhdë dhe i drejtëpërdrejtë në kritikën time për prof. Mujën. Dhe se në mënyrë statistikore nuk do të sillte dobi, sepse vrazhdësia përballë edhe fenomeneve negative nuk sjell dobi! Kishte shumë të drejtë, përnjëmend ashtu isha. Në të vërtetë ai më njihte pak dhe nuk e dinte që përherë unë isha i tillë, jo vetëm ndaj Mujës, por për tërë kastën e tij politike në Prizren. Për ish- drejtorët e tij, për drejtorët aktualë të cilët janë po aq të korruptuar se sa ata të vjetrit, për anëtarët e kryesisë dhe për shumicën e strukturave drejtuese të PDK-së në Prizren.
Disa vite kam që dëgjoj alibinë se z. Muja, (po tregohem pak i kulturuar tani në mënyrën se si po i drejtohem, dhe tani po vazhdoj), nuk ka asnjë lloj faji dhe si njeri i mirë që është, përplot me virtyte morale është i rrethuar me njerëz pa asnjë lloj kredibiliteti moral. Mendoj që është punuar aq shumë në imazhin e tij, saqë kanë ndërtuar një profil ashtu siç kanë dashur ata. E kanë gdhendur me vite profilin e njerit të viktimizuar, e kanë bërë viktimë. E kanë bërë kështu qëllimisht për ta pasur më të lehtë, në mënyrë që ta mbrojnë nga të gjitha sulmet të cilat kanë rënduar mbi atë, si ish-kryetar i PDK-së dhe si kryetar komune.

– Ramadan Muja dhe Arbër Rexhaj –

 Një kryetar partie, një kryetar komune me mandatin e tretë qeverisës edhe mbi kriteret e bazat formaliste nuk mund të jetë një i mashtruar dhe pa asnjë lloj kuptimi, viktimë e të tjerëve. Sepse logjikisht viktima është analogji e kufomës dhe kufoma e viktima nuk mund ta udhëheqin asnjë qytet cfarëdo qoftë ai për asnjë mandate e lërë për tre mandate. E dyta, prof. Muja gjatë tërë mandateve ka pasur afera nga llojet më të ndryshme, ka dashur t’ua thyej kamerat gazetarëve të cilët zbulonin mënyrën e përfitimit të parave në fushtaën e tij, të cilat ky më pas do t’ia kthente përmes tenderëve, e deri tek ato fatura të cilat jipen në hotelet e shtrenjta gjithandej nëpër Europë për shikimin e filmave erotik e porno.
E treta, dhe jo e fundit, tani ai më është një i dënuar me vite burg për shkak të shpronësimit në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore. Prof. Muja është i dënuar, kohë për të humbur më nuk kemi, nëse profesori dhe ekipi i tij i akuzuar është i interesuar të ankohet ne vendimin e gjyqit le ta bëjë, është e drejtë e tij, por kësaj here mos të thirret në emër të qytetarëve. Ne si qytet nuk duam të bëhemi peng i problemeve të tij me ligjin.
Pas këtij vendimi prof. Ramadan Muja dhe ekipi i tij më nuk kanë autoritet moral dhe legal për udhëheqjen e komunës tonë. Ai prej sot nuk është kryetar i qytetit dhe nuk ka të drejtë për ushtrimin e detyrave dhe kompetencave si kryetar i qytetit.
Më vie keq që po shprehem kështu sepse jam pak i vrazhdë, më falni shumë. Mirëpo ai vendin e ka në burg. Dhe së shpejti do të jetë atje. Kjo është logjike, një i dënuar duhet të shkoj në burg, sepse logjikisht është i dënuar jo me ndonjë gjë tjetër vecse me burg.
Prizreni nuk i takon vetem prizrenasve, qyteti jone eshtë kryeqyteti i gjithe shqiptarizmës. Prizreni eshte diskursiv e statutor ne krejt historine tonë kombëtare. Një njeri si prof. Muja nuk mundet t’ia nxijë fytyrën. Nese ai nuk e sheh si obligim moral dorëheqjen, duhet ta shohim ne si obligim moral rrëzimin e tij. Prandaj jo vetem nga Prizreni, por nga tërë Kosova, studentë e punëtorë, shoqëri civile, intelektualë dhe qytetarë sa më shpejt ta shembin Mujën njëherë e përgjithmonë.
– Arbër Rexhaj, asambleist i VETEVENDOSJES! Në Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura