SHERADIN BERISHA: VETËM ME TENDA NË SHESH MUND TË NDALET HASHIM THAÇI&Co!

Pashtriku.org, 29 shtaor 2018: Më 26, 28 dhe 29 shtator 2018, në rrjetin facebook – lidhur me protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, datë 29 shtator, kam shkruar si më poshtë:
***
VETËM ME BARIKADIM GJITHËPOPULLORË MUND TË NDALET HASHIM THAÒªI!
Sheradin Berisha – 26 Shtator në 9:28 •
Më 29 shtator 2018, Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë në Prishtinë për ‘ndalimin e Hashim Thaçit!’
– A mund të ndalet Hashimi me protestë dy orëshe dhe një spektakël muzikor?
– Jo nuk ndalet!
– Qysh mund të dalet?
– Me një padëgjueshmëri gjithëpopullore dhe barikadim paqësorë – me tenda në “sheshin Skënderbej” deri në largimin e tij nga pozita e presidentit!
– Uroj të ndodh kështu, ndryshe nuk ndalet ky njeri!

***
Sheradin Berisha – 28 Shtator 2018 në 6:23 •
PROTESTE PER TA NDALUR SERBINE…!

Ka 1001 arsye për të protestuar nesër në Sheshin Skënderbeu! Por ajo më urgjentja është Ndalja e Serbisë, e cila përmes negociatave po e cenon integritetin e Kosovës nga jashtë – permes ndryshimit të kufirit… dhe sovranitetin e saj nga brenda – përmes Zajednicës! Dhe rrjedhimisht për të ndalur Serbinë në këtë drejtim, fillimisht duhet të ndalet kryenegociatori i Kosovës, Hashim Thaçi! Sepse është e vërtetë se një popull s’mund t’i nënshtrohet një njeriu!
Hashimi dhe gjithë lozha e tij negociuese, nuk ndalet (një herë e përgjithmonë) vetëm me një protestë! Ai mund të ndalet me barikadim gjithëpopullorë, duke vendosur tenda në shesh, për të protestuar në mënyrë paqsore (le të ketë edhe spektakle muzikore) ditë e natë, deri në dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të shtetit!
Uroj të ndodh kështu!
***
Sheradin Berisha – 29 shtator 2018, në orën 3:49
VETËM ME TENDA NË SHESH MUND TË NDALET HASHIM THAÒªI&Co!
N
ë këto momente në Prishtinë po mbahet protestë për ‘ndalimin e Hashim Thaçit!’
– A mund të ndalet Hashimi me protestë dy orëshe dhe një spektakël muzikor?
– Jo nuk ndalet!
– Qysh mund të dalet?
– Me një padëgjueshmëri gjithëpopullore dhe barikadim paqësorë – me tenda në “sheshin Skënderbej” deri në largimin e tij nga pozita e presidentit!
– Prandaj duhet të qëndrohet aty deri sa të jap dorëheqje ky Faqezi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…