Bota,al, 8 shkurt 2019: Ndoshta dy njerëzit e parë që të vijnë ndër mendje, kur flitet për Revolucionin Rus të tetorit 1917 janë Leon Trocki dhe Vladimir Lenin. Të dy qenë komunistë të vendosur, dhe mesa duket forcat lëvizëse pas krijimit të Bashkimit Sovjetik, dhe eleminimit të diskutueshëm të familjes mbretërore Romanov.
E megjithatë, ndërsa revolucionet e vitit 1917 po zhvilloheshin në rrugët e Rusisë, Trocki dhe Lenini ishin të sigurt në shtretërit e tyre të ngrohtë në Perëndimin e “lig” kapitalist. Për më tepër, secili prej tyre mori mbështetje të konsiderueshme financiare nga kapitalistët pas kthimit të tyre në Rusi!
Për shembull, Lenini do të vinte nga “selia e elitës financiare”, Zvicra, me fonde nga Rezerva Federale dhe Siti i Londrës. Një raport i Kongresit Amerikan në vitin 1919, tregonte depozita të shumave të mëdha të parave (miliona dollarë) në një llogari bankare sekrete, që do të përdoreshin nga Lenini ose Trocki.
Trocki do të mbërrinte në Rusi pasi u pajis me pasaportë amerikane, të firmosur personalisht nga presidenti Udrou Uilson. Ai kishte me vete 10.000 dollarë në para të thata, një tjetër dhuratë kjo e qeverisë amerikane. / bota,al
Postime të Lidhura
TERRY EAGELTON: ILUMINIZMI DHE MAKUTËRIA E KORPORATAVE!
Pashtriku.org, 20 shtator 2017: Siç ka argumentuar edhe Dan Hind, kërcënimi kryesor ndaj vlerave iluministe nuk buron nga…
ZAFIR BERISHA: TRAGJIKOMIKJA NË SKENËN POLITIKE TË KOSOVËS
(Prizren, 16. 12. 2012) – Nuk e kam të qartë as unë dhe shumë qytetarë në Kosovë se…
SHERADIN BERISHA: ‘PAVARËSIA’ E KOSOVËS, 11 SHTATORI 2001 DHE LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME! (FOTO+VIDEO)
Pashtriku.org, 07. 09. 2015: Nga data 23 – 29 mars 2015 në ‘Fb*’ kam zhvilluar një bisedë interesante…
SHERADIN BERISHA: MBI SHTYPIN E “LIRË DHE TË PAVARUR” DHE “OPINIONIN SHOQËROR”!!!
Pashtriku.org, 31 tetor 2017: (“Deri më sot, në historinë botërore nuk ka ekzistuar diçka e tillë si shtypi…