Berlin, 12 mars 29019: M’një moment prehës e pak ngucëtar, teksa bënim humor me koleget ruse e gjeorgjiane (ah, sa të përkallta këto!), iu thashë: arabët, me sa di, nga 28 shkronjat, duke qenë të gjitha bashkëtingllore, nuk kanë gërmën ose zanoren “O” në gjuhën e tyre.
Po si kështu? Interesant, thamë. Çdo gjuhë është ndryshe, por kjo veçanësi seç ka një frenim që prek vetë qendrën e jetës.
A s’ka, vallë, çaste përjetimi kur njeriu shfryn çlirueshëm si në ato vdekjet e vogla të Pushkinit: ohhh…E, meqë kjo zanore mungon, si rënkojnë, vallë, arabet e prushta në kulmet e përhumbjes pushkinjane?
Ndërkaq, fshâmja “ah…” mbase më tepër dëfton dhimbje, pastaj “uh…” do shprehte habinë për një ndodhi të beftë, kurse një “eh…”, kjo pasthirrmë kaq e shpeshtë në rravgime jete, sikur jep dyshim e pëndesë…
Sa gjuhë shtrënguese, o Zot. Ndalimtare. Ndaj dhe folësit e atllasit të saj llafosin aq zhurmshëm. Madje, dhe kur tema është e shtruar e miqësore, ngjan të duket xyfëse. Përfytëse. Në kufi të përplasjes, sikur hasmërojnë e do derdhet gjak. Thuase janë prorë në kërkim gulçues t’njatij tingulli të humbur…
Kushedi. Niçe që, ndonëse e cilësonte krishtërimin religjion femëror, dëshmonte dhe ashpërsinë e tij: dënimvdekjen që i shpallte kjo fe pasioneve njerëzore. Dhe e fshikullonte ai vdekshëm denatyrimin e jetës.
Ndër vite më vonë, arabët do jenë më të vëmëndshëm. Krejt parandalues. Do hiqnin fare nga kodi gjuhësor fuqinë shprehimore të asaj që tendoste biblistët dhe rebelonte kundër tij mendtarin e madh.
Por njeriu i tyre gjente udhët. Së paku, nga kolonizatorë mësonte thekshmërinë manifestuese ose dhe në mërgim, atje ndër viset e mjegullta të simfonisë tingullore të Europës…
Postime të Lidhura
VV: THIRRJE PËR PROTESTË DITËN E RATIFIKIMIT TË MARRËVESHJES THAҪI – DAҪIҪ
Prishtinë, 28. 04. 2013 – Në konferencën e mbajtur sot për media, nga Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri…
BEHXHET SHALA BAJGORA: JANË 100 ARSYE PSE KA QENË E ARSYESHME TAKSA 100% PËR MALLRAT NGA SERBIA DHE BOSNJA !
Prishtinë, 12 mars 2019: (I tëri ai presion i panevojshëm për taksën) – Çështja e taksës u bë…
ENGJËLL MUSAI: PËR 7 MILONË TON NAFTË, SHTETI NUK MERR ASNJË TAKSË! KU SHKUAN 10 MILIARDË USD TË ‘ARIT TË ZI’ TË NËNTOKËS TONË!
Tiranë, 26 shkurt 2020: Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës në rezervat hidrokarbure…
PËR NJË HAPËSIRË PUBLIKE, QË RIKUJTON REZISTENCËN PËR LIRI
PËR NJË HAPËSIRË PUBLIKE, QË RIKUJTON REZISTENCËN PËR LIRI Hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi…