Zvicër, 26 Qershor2019: Në traditën dhe edukatën tonë, historikisht nuk mbahet mend ndër shekuj, asnjëherë, madje asnjëherë që populli shqiptarë të mos ketë qenë solidarë me të gjithë ata që janë në nevojë: si me skamnorët, me ata që kanë pësuar tragjedi njerëzore dhe natyrore, me krizat ekonomike, skamje, vërshimet, tërmete, rënie e zjarrit, strehimin e të përndjekurve nga lufta si me rastin e Hebrenjve gjatë LDB-ës, me rastin e atyre që fatkeqësia u ka trokitur tek porta, siç janë rastet e vdekjes, kur skamnorët nuk kanë pasur as me çka t’i varrosin më të dashurit e tyre etj.
Populli shqiptarë, tradicionalisht në mënyrë humane e vullnetare, ka ndarë dhe ndanë kafshatën e bukës me të gjithë ata që janë në nevojë për t’i ndihmuar, si me ndërtimin e shtëpive të të pastrehëve, kemi me qindra shembuj, me kompensimin e ushqimit me ata që kanë pësuar vërshime, apo zjarre, me sigurimin e bukës dhe mbijetesës së atyre që pushtuesit tanë shekullor i kanë plaçkitur me Xhelep e Vishak, duke ua fshirë me fshesë edhe kokrrën e fundit të drithit në hambarët e shqiptarëve! Dhe ato ditë nuk janë shumë të largëta, por ne si popull kurrë nuk jem dorëzuar, as kurrë nuk kemi improvizuar Theatro në pikë të ditës, madje duke i servuar një copë Theatro edhe BE-së, ngase BE- (me dashje), fatkeqësisht ende beson në Theatrot e dyzetë hajdutëve të Serbisë, që vërsulen mbi një bukë 300 gram-she!!!
Nga ana tjetër, mos të harrojnë kaq shpejt serbët dhe BE, se dikur në Kosovë, të “devotshmit” tanë shqiptarë, përqafues të denjë të Titizmit e komunizmit të asaj kohe, kishin ndarë nga prona e tyre private edhe troje për të gjithë serbet kolon, që dëshironin të vinin për të jetuar në Kosovë, duke ju dhënë atyre edhe shtëpi, banesa shoqërore, duke i punësuar ata me mace e kuc etj. Kështu, për të forcuar bashkim vëllazërimin e asaj kohe, Titistë të denjë, ndanë edhe bukën me meze e raki ne tryeza me ta, ndanë edhe më shumë se kaq!… Ish elita politike e asaj kohe, që kishte ndryshuar edhe simbolet dhe përkatësinë e vet kombëtarë për të plotësuar dëshirën e shovinistëve serb, por e tëra kjo shkoj huq, ngase veshët e gjatë të shovinizmit serb nuk ndenjën fshehur nën kapuç! – siç e thotë poeti i madh Hoxha, në një variant tjetër. Kot, serbët edhe mbi këtë bukë shkelen me të dyja këmbët, madje e përgjakën atë dhe sofrën e shtruar të bujarisë sonë…
Tani kanë ndryshuar kohët, dhe këto Theatro nuk i hanë më bota e civilizuar. Serbet nuk duhet të harrojnë, madje as këta dyzetë hajdutët e Vuçiqit e Gjuriqit, që kanë vërsulur një bukë 300 gramsh-e, se shqiptarët, qofshin këta në pushtet, qofshin ata në opozitë, qofshin ata në zonat e thella rurale, qofshin ata në qytete të urbanizuara, qofshin ata në mërgatë e gjetiu, në asnjë mënyrë dhe me as një çmim, nuk e vejnë dhe nuk e kane vu as një pakicë etnike në buzë të greminës, përkundrazi, gjithmonë dhe tradicionalisht, shqiptarët kanë qenë dhe janë solidarë, një nder popujt me solidarë në Ballkan dhe Evropë! Kjo farsë do të dështoj me turp, ashtu siç kanë dështuar qindra të tilla, që elita politike serbe i ka improvizuar sipas kohës dhe motit!
Serbet dhe paria e tyre politike dyzetë hajdutshe, nuk duhet të harrojnë asnjëherë, se: nuk ishin shqiptarët ata, që kanë vra serbet e paarmatosur, nuk ishin ata që kanë përdhunuar femrat serbe, nuk ishin ata që kanë masakrua civil, fëmijë, gra e të moshuar serb, nuk ishin ata që kanë rrëmbyer bukën dhe miellin nëpër magjet e serbëve, nuk ishin ata që kanë derdhur naftën e vajgurin në miellin e bukës- siç kemi bërë ju gjatë luftës kundër shqiptarëve, kur keni dashur që shqiptarët t’i vrisni edhe me uri, edhe me helmime, edhe me përdhunime, edhe me zjarr, edhe me plaçkitje, edhe me dëbim nga trojet e veta shekullore! Jo, asnjëherë më, jo, ajo kohë ka vdekur një herë e përgjithmonë, prandaj ikni mentalitetit të dyzet hajdutëve, dhe njihni realitetin që e ka njohur bota përparimtare – Kosova shtet sovran me një demokraci më të avancuar në Ballkan dhe rajon!
Dhe krejt në fund, tani këtyre u polli mendja që të inskenojnë një aksion për të tërhequr vëmendjen e opinionit të gjerë, se në veri të Kosovës, atje ku veprojnë një grusht prej 40 hajdutësh e kontrabandistësh serb, të bëjnë një pjesë Theatrale me moton: ’40 hajdutë vërsulen mbi një bukë 300 gramsh-e!’, a keni dëgjuar diçka ma banale dhe ma të shëmtuar se kjo!
Mehmet Bislimi – 26.06.2019
Postime të Lidhura
DR.MYSLIM PASHAJ: ‘KADASTRA’ JUGOSLLAVE KËRKON TË RIPUSHTOJË GJEOHAPËSIRËN E KOSOVËS
Tiranë, 19. 06. 2016: Komisioni i Demarkacionit e ka afruar kaq shumë vetëplagimin, në dëm të Kosovës, me…
FAIK KRASNIQI: ALTERNATIVAT PËR NDRYSHIM
(Prishtinë, 23. 10. 2012) – Katër vite pas Pavarësisë së Kosovës, vendin po e gjen totalisht të okupuar…
JAKUP KRASNIQI: NË PDK S’KA KËNDELLJE, SUNDIMTARI I GJITHËPUSHTETSHËM I PDK-së SHFRYTËZON PARTINË PËR ҪDO GJË, SI NJË PRONË PRIVATE ME SHUMË ҪIPҪINJ TË TIJ
(Pashtriku.org, 25. 01. 2013) – Ish’zëdhënësi i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot Kryetar i Kuvendit të…
ARBEN LLALLA: REZOLUTA PËR ÇAMËRINË MIDIS MJEGULLËS DHE REALITETIT
(Tetovë, 17. 12. 2012) – Dorëzimi i Rezolutës për çështjen çame nga partia PDIU në Kuvendin e Shqipërisë…