Pashtriku, 24 Korrik 2019: Pas dorëheqjes së Theresa May-t, Boris Johnson është zgjedhur kryeministër i ri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore, duke mposhtur rivalin e tij Jeremy Hunt.
Johnson, fitojë 92.153 vota nga anëtarët e partisë Tory, ndërsa Hunt grumbulloi 46.656 vota.
Para se të fitonte ndaj sekretarit aktual të jashtëm, ish-sekretari britanik, Johnson, ka mposhtur disa rivalë, përfshirë këtu:
– sekretarin e shtetit, Sajid Javid,
– sekretarin e mjedisit, Michael Gove,
– ish-sekretarin e shtetit për punë dhe pensione, Esther Mcvey, si dhe
– ish-kreun e Dhomës së Përbashkët, Andrea Leadsome.
Me këtë rast Johnson’i tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli në politikën tonë.
Tashmë dihet se Anglia më 31 tetor 2019 ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), dhe Boris Johnson’i është shprehur në favor të një Brexit-i pa marrëveshje, pavarësisht paralajmërimit të ekspertëve se kjo mënyrë do të godiste rëndë ekonominë britanike.
URIME BORIS, JU PRIFTË E MBARA!
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA – BAJGORA: A DUHET PAVARËSINË TA FESTOJMË APO KUFIRIN TA KORIGJOJMË?!
Prishtinë, 13 shkurt 2019: (Taksa me maska) Kosova , si të vetmen masë mbrojtëse ndaj Serbisë fashiste i…
DEKLARATA E BALFURIT (NËNTOR 1917)
Nga Xhelal Zejneli Deklarata e Balfurit (Balfour Declaration) është deklaratë të cilën më 2 nëntor të vitit 1917,…
DR.HASAN LUÇI: BASHKIMI KOMBËTAR, MOLLË E NDALUAR!?
Pashtriku.org, 17. 09. 2013 – 28 Nëntori 1912 ishte një fat i pavarësisë së Shqipërisë, por 1913 ishte…
ALBIN KURTI DHE ANTI-KURTËT
ALBIN KURTI DHE ANTI-KURTËT Nga Skënder KAPITI Kam disa pyeje për antiKurtët. Ju antiKurtët e Shqipërisë dhe të…