FIKRUSHE PODRIMJA: TË URITUR ERDHËT!

Pashtriku, 23 nëntor 2019:

 

 

 

 

 

 

Të uritur erdhët!

Deri në asht
Atdheun e ropët
Politikuaj të dështuar
Që kurrë nuk u ngopët.

 

Misionin tuaj të shenjtë
Nuk e keni kuptuar
Nuk erdhët për t’ngrënë
Po për të punuar.

 

Të uritur erdhët
Të uritur jeni edhe sot
Të uritur do të ikni
Edhe pse xhepat i keni
Të mbushura përplotë.

 

Të uritur për para
Të uritur për pushtet
Të uritur për gënjeshtra
Të uritur për naivitet.

 

Për t’a vjedhur popullin
Nuk duhet mençuri
Sepse ata i’u besuan
Ore faqe zi…

 

Urojmë të paktën tani
Të shkoni atje ku duhet…
Që populli yne i molisur
Nga ju t’mos druhet.

 

Ikni tani nga kolltuqet
O ju fytyrë nxirë
Erdhi dita më në fund
Kosova të frymoj e lirë.

Fikrushe Podrimja

Ilustrimi: © Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura