Zvicër, 27 nëntor 2019:
DETI I DHEMBJES
Deti i dhembjes u zgjua!
U ndërpre në gjysmë rritja,
u nda nga jeta ai, ajo, ata, ato.
Ikën për në gjumë për të mos u zgjuar më!…
Mbetën pa më të dashurit e tyre.
Të tjerët mbetën në këtë natë të ftohtë pa kulm mbi kokë,
pa drita… pa asgjë.
Ra terri.
Errësira kaploi gjithçka…
Trupat e zënë, thirrjet, britmat, dhimbjet…
Çfarë po ndodhë o Zot?
Zërat për ndihmë u tretën në gërmadhat e pafundme.
Mbetën duke e kërkuar njeri-tjetrin,
pa e ditur për njeri-tjetrin,
pa mundur t`i ndihmojnë…
se ata më nuk lëvizin,
nuk kanë forcë të ngrihen,
u janë rënduar trupat,
u janë këputur gjymtyrët.
Pa e ditur për fatin e tjetrit.
Thirrja e nënës e qan qiellin,
e kërkon fëmijën…
gjyshi mbesën, motra vëllanë.
U rrethuan nga gërmadhat.
U shtypën nga rrënojat.
Gjymtyrët ju shtypen,
u shtyp shpirti,
por dhembja nuk u shtyp.
Ajo doli, ngriti kokë mbi këto gërmadha…
Kërkime të pafundme nën rrënoja.
Trishtim!
U prish gjumi, u ndal ëndrra…
Deti u tërbua, u trazuan valët.
Qielli ra në pikëllim…
Të gjitha këto të këqija ndodhën me datë 26 Nëntor!
Ndihmë, solidarizim!
Jam me dhimbjen tuaj o ju fëmijë, o engjëj!
Jam me dhimbjen tuaj ju o nëna, baballarë, gjyshe, motra, vëllezër!
Ky numër 26, deri në këto orë që po shkruaj le të përfundoj këtu!
Le të jetë fundi i së keqes!
Sot, na i ruaj me të dashurit tanë nga ligësitë!
Na ndihmo Zot!
27.11.2019