ELIFE PODVORICA JASHARI: NATA E KRISHTLINDJES! GËZUAR!

Prishtinë, 24 dhjetor 2019: …Jam vetëm..! Nata në këto orë të vona ka shtrirë vellon e saj në tërë cepat e kryeqytetit!Vetëm fishekzjarrety që ndizen herë pas here, e grisin vellon e saj si yje të vogla që me dritëzat e tyre të imta të shkaktojnë një ndjesi shumë të këndëshme!
Jingle bells, jingle bells…dëgjohet ngado!
Qetësinë time këtë mbrëmje feste e ndërprejnë ndonjë mesazh urimi , që vie nga të afërmit e mi, të cilët festojnë me familjen e tyre!
Ska lidhje cilit religjion i përkasim!Me rëndësi që është festë dhe një rast i mirë që të i shprehim njëri tjetrit urimet tona!
Andaj i duam festat ne shqiptarët kaq shumë!Janë i vetmi moment kur ne i harrojmë të gjitha hallet e brengat tona!Të gjitha mosmarrveshjet dhe keqkuptimet që përditshmëria jonë dinamike, na i sjellë me dashje o pa dashje!
Jemi të varfër me fondin e fjalëve të bukura dhe uratave të gjuhës sonë!
Por, në ditë festash, ato sikur i nxjerrim nga gërmadhat e fjalëve fyese që i kemi në maje të gjuhës për çdo gjë!
Pa ndonjë keqardhje më të voglën , e kemi shprehi që të i shajmë nënën njëri-tjetrit kah të sillemi! Nuk mendohemi as edhe një çast, kur nga goja jonë dalin lloj-lloj diagnoza për at tjetri! Nuk jemi as psikolog e as sociolog, me rëndësi që e kemi mësuar një zhargon fjalësh të ndyra dhe i kemi të gatshme sikur fishekë të renditur!Ska gjë që ato janë vrastare në raport me njëri-tjetrin!
Ndërsa këto fjalët ururese i kemi si buqetë lulesh vetëm për ditë festash!Andaj edhe nuk e kemi në praktikën tonë që ndonjëherë ta gëzojmë tjetrin me ndonjë buqetë lulesh!Mjafton fuqia e uratës që e themi duke e përplasur ndër dhëmbët tanë !

Ndërsa unë , meq sot isha e lirë paradite, u bëra gati dhe nxitova të shkoja në shkollë e të takoja dy kolege të miat!Njërës që më kishte ndihmuar në përgatitjen e nxënësve i dërgova një buqetë shumë të bukur lulesh brënda së cilës dominonin kajranfilët e kuq!
Ndërsa tjerës , i dërgova një dhuratë të mbështjellur bukur dhe çupëzës së saj të vogël,e cila me dashuri e përcillte nënën e saj tërë kohën sa ajo mirrej me nxënset esaj!
Qyteti gumëzhinte sot nga makinat dhe njerëzit e shumtë që ishin kudo-në trafik dhe nëpër dyqane!Nxitonin të gjithë në mënyrë që mbrëmja t,i zinte pranë oxhakut të shtëpisë , të cilat secili në mënyrën e vet i kanë stolisur me zbukurime të lloj-llojshme!
Në shtëpi gjeta prap prehjen që kisha lënë dhe disi u ndjeva si një Babadimër plot dhurata!
Përgatita diçka të thjeshtë për darkën e festës!
Bisedova gjatë sot me djalin dhe nusen!Mezi po prisnin të vinin edhe ata në vizitë tek familjat e tyre!
Nganjëherë më duket si ëndërr kur e mendoj që edhe djali im, sikur babai im dikur, është larg vendlindjes së tij dhe njësoj duhet t,i shkruash e t,i flasësh për të ia lehtësuar pak ndjenjën e mallit për prindërit, motrën, miqët, shtëpinë, dhomën e tij, librat e paluara në raftet e shumta….
I ruaj me shumë dashuri dhe kujdes!Sa herë u heq pluhurin gjithë atyre librave të trashë dhe autorëve nga më të ndryshmit, më duket që gjej një çast të djalit tim!Rinia e tij ishte e ngjitur për karrige !Me kokën mbi libra, ishte në gjendje të rrinte me orë e orë të tëra duke studiuar fusha të ndryshme të shkencës së psikologjisë!
Ato orë debatesh me të më kanë ndryshuar tërësisht karakterin tim dhe më kanë bërë person shumë më të çiltërt se që kam qenë më parë!Më ka spastruar nga barra e veseve të ndryshme që na ngjiten pa qenë të vetdijshëm që kemi rënë në grackën e tyre!
E gëzuar se pas dy-tre ditësh do të takohem me birin tim që nuk e kam parë qe sa muaj, gjithë shqiptarëve katolik, dhe gjithë pjesës tjetër shqiptare , që nga stuhitë e pushtuesit otoman, u dashtë të konvertohen në religjionin tjetër, ju roj Festën e Krishtëlindjes si dhe Festën e Vitit të Ri 2020!
..Joy to the Ëorld….
Gëzuar !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura