Pashtriku, 1 shkurt 2020: Sot Glauk Konjufca i dha fund ngërcit të krijuar në procesin e bisedimeve LVV-LDK, për formimin e qeverisë! Ai në një takim kokë më kokë me Albin Kurtin, ia kumtoi vendimin se heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit (që u zgjodhë më 26 dhjetor 2019) për t’ia lëshuar vendin, znj.Vjosa Osmani. Ndërkaq ai pritet të ngarkohet me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë e Albin Kurtit, e cila do të votohet më 3 shkurt 2020, në Kuvendin e Kosovës! Me këtë rast z.Konjufca e kam përgëzuar për këtë veprim të rëndësishëm.
Diku e kam lexuar se, guximi është “çmenduri”, por një çmenduri plot madhështi! Madhështia e Glaukut të “çmendur” në këtë situatë ka reflektuar guxim e virtyt të lartë, që rrallë kush prej politikanëve shqiptarë e kanë! Të lumtë Glauk!
Postime të Lidhura
“SAMITI PËR DEMOKRACINË” DHE RRËZIMI I URDHËRIT TË BIDENIT PËR VAKSINIMIN ME DETYRIM!
“SAMITI PËR DEMOKRACINË” DHE RRËZIMI I URDHËRIT TË BIDENIT PËR VAKSINIMIN ME DETYRIM! Nga Sheradin Berisha, Facebook 9…
BOSI PFIZER-it THOTË: TANI ËSHTË I NEVOJSHËM VAKSINIMI I KATËRT KUNDËR KORONËS!
Informacioni i fundit për çmendurinë e Pfizer-it! BOSI PFIZER-it THOTË: TANI ËSHTË I NEVOJSHËM VAKSINIMI I KATËRT KUNDËR…
DISKUTIMET E IBRAHIM KELMENDIT NË KP të LPK-së, MAJ – DHJETOR 1998
DISKUTIMET E IBRAHIM KELMENDIT NË KP të LPK-së, MAJ – DHJETOR 1998 DISKUTIMI (I SHKURTUAR) I IBRAHIM KELMENDIT…
MAXHUN KRASNIQI: FUSNOTA E KOSOVËS – NJË FJOLLË BORE, QË NUK U HOQ KURRË!
Prizren, 17. 01. 2015 – Na kujtohet shumë mirë shkurti i vitit 2012 kur shtetit të Republikës së…