Pashtriku, 1 shkurt 2020: Sot Glauk Konjufca i dha fund ngërcit të krijuar në procesin e bisedimeve LVV-LDK, për formimin e qeverisë! Ai në një takim kokë më kokë me Albin Kurtin, ia kumtoi vendimin se heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit (që u zgjodhë më 26 dhjetor 2019) për t’ia lëshuar vendin, znj.Vjosa Osmani. Ndërkaq ai pritet të ngarkohet me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë e Albin Kurtit, e cila do të votohet më 3 shkurt 2020, në Kuvendin e Kosovës! Me këtë rast z.Konjufca e kam përgëzuar për këtë veprim të rëndësishëm.
Diku e kam lexuar se, guximi është “çmenduri”, por një çmenduri plot madhështi! Madhështia e Glaukut të “çmendur” në këtë situatë ka reflektuar guxim e virtyt të lartë, që rrallë kush prej politikanëve shqiptarë e kanë! Të lumtë Glauk!
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: A VETËM 87 PASKAN VRARË!
Durrës, 23 shtator 2020: Na çuditi shifra 87, kur bëhej fjalë për “vrasjet” që paskëshin kryer disa nga…
BEHXHET SHALA BAJGORA: VOTOJENI BLERIM REKËN, MOS I DËGJONI POLITIKANËT E KORRUPTUAR; NJERËZISHT, KOMBËTARISHT, MORALISHT, POLITIKSHT DHE MATERIALISHT!
Prishtinë, 19 prill 2019: (Zgjedhjet në një shtet ku shqiptarët nuk janë popull) – Pas Marrëveshjes midis Tzipras…
SHEFQET DIBRANI: KOMANDANTI I PERGJITHSHEM I “FARK’ut”, BUJAR BUKOSHI!
Pashtriku, 5 qershor 2020: LETRAT E BUJAR BUKOSHIT, janë të botuara në librin e autorit, “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 2”,…
ELIFE LUXHA: NOSTALGJIKËT DHE PAKURRIZORËT TITIST TË SOJIT A.VLLASI
Reagim ndaj deklaratës së Azem Vllasit në TV – “Klan Kosova” – ( Gjithçka që më shtyri ta…