New York, 2 shkurt 2020: Titullin e këtij shkrimi e mora nga “Fondacioni Vëndlindja Thrret”, që gjatë luftës ishte organ i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky fondacion i famshëm gjate Luftës ishte krahu i djathtë i UÇK-ës. Kjo Organizatë financoi luftën e Kosovës për liri. Zyrat kryesore të “Vëndlindjes Thrret” ishin në shumë vënde të Evropës dhe në Shtetet të Bashkuara. Financat e këtij Fondacioni u mblodhën në diasporën shqiptare. Shqiptarët dhanë miliona dollarë kontribute për Luftën e Kosovës, pastaj kontribuan edhe për Luftën e Luginës së Preshevës dhe për Luftën e shqiptarëve në Maqedoni. Ata që kishin themeluar UÇK-ën, kishin themeluar edhe “Vëndlindjen Thrret”. Themeluesit(founders) e këtyre dy institucioneve kishin qënë shumë seriozë dhe patriotë të vërtetë, pastaj ata kishin qënë njerëz të arsimuar dhe largëpamës. Ata kishin bërë fushata financiare në të gjitha shtetet evropiane, amerikane dhe më gjerë kudo kishte shqiptarë. Fjala vëndlindje është njëra prej fjalëve më bukura dhe më të dashura të gjuhës shqipe. Vëndlindja është tokë e bekuar. Edhe për botën e kafshëve vendlindja është e veçantë. Shumë kafshë të humbura bëjnë përpjekje të mundimshme për t’u kthyer në tokën ku kanë lindur. Marrim shëmbull macën dhe bletën. Largimi I bletës ishte lajm I keq për bletarët. Ata bënin çmos për ta kthyer mbrapa pas largimit masivë nga ulishta, ndërsa largimi i saj ishte lajm i keq për familje. Për mua largimi nga vendlindja ishte dita më trishtuese e jetës. Edhe sot pas një gjysmë shekulli e kujtoj atë ditë të dhimbshme janari të vitit 1970. E kujtoj edhe më shumë kur lexoj poemat “lamtumirë” të Gjergj Fishtës dhe Lord Bayronit, ku bën pjesë edhe “Malli i Atdheut”i Faik Konicës. Shpërnguljet biblike para një gjysme shekulli të malësorëve e shkretëruan vendin tonë. Ata që janë gjallë e përjetojnë sot e kësaj dite atë ankth. Një pjesë të madhe të dashurëve tonë i lam atje, i lam në dhimbje e mjerim. Një pjesë e madhe vajti në amshim pa u pa më për këtë jetë. Ata mbetën në vendlindje të varfër dhe të vetmuar, duke derdhur lot për ne. Ky largim në masë e shëmtoi vendin dhe pas sa dekadash filloi rrënimi i shtëpive dhe rrugëve dhe shumë objekteve në vendlindjen tonë. Për muaj të tërë në disa fshatra të Malësisë dëgjohej vajtimi i qyqeve. Gjatë shumë shekujsh Malësia jonë përjetoi dhimbje të mëdha. Përjetoi dhimbje luftërash, masakrash dhe dëbimesh në masë. Otomanët dhe diktaturat e mbretërive sërbo-malazeze e shkatrruan Malësinë, ndërsa demokracia bëri premtime dhe kurrgjë më shumë. Malësorët shqiptarë pritën 3 dekada për një komunë që si institucion politikë është jetik për zhvillimin normal të një shoqërie serioze. Kjo vonesë me qëllim e la pas Malësinë.
Pas demonstratave të Kosovës të pranverës së vitit 1981, Kuvendi Federativ i Jugosllavisë kishte thirrë një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth problemeve në Kosovë dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Deputeti malazez Peko Dapçeviq i cili në atë kohë përfaqësonte pjesën më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi ishte ngritur dhe kishte thënë: “Më vjen turp kur vizitoj trevat shqiptare në republikën time, ngase në territoret shqiptare në Mal të Zi çdo gjë është e rrënuar. Në trevat shqiptare nuk ekziston asnjë shënjë përparimi”. Në atë moment ishte ngritur në këmbë Fadil Hoxha për t’i dhënë dorën dhe për ta uruar për fjalët e guximshme. Peko Dapçeviqi në atë moment ishte zemëruar, bile i kishte thënë Fadil Hoxhës një fjalë banale: “shko në p…të sëmës
(idi u piçku materinu) se kjo është detyra jote. Pavarësisht se Peko Dapçeviqi e kishte thënë të vërtetën qeveria jugsllave dhe malazeze nuk bënë asgje për popullin shqiptarë në Mal të Zi. Përkundrazi ata ushtruan dhunën fizike dhe politike kundër shqiptarëve në atë republikë. Ata vunë në përdorim politikën e Vasa Çubrilloviqit për dëbimin e malësorëve nga trojet e tyre etnike në Mal të Zi. Qeveritarët sërbo-malazezë anti-shqiptarë vunë në veprim makinerinë e tyre monstruoze për largimin e shqiptarëve. Në bashkëpunim me tradhëtarët shqiptarë të vendit ata shkatrruan themelet e arsimit në gjuhën shqipe dhe lidhjet e Malësisë me Kosovën. Bënë çdo përpjekje për të shkatrruar edhe atë ekonomi të vogël që kishte Malësia. Pastaj izolimi politik I Shqipërisë ishte në favorin e tyre, ngase në kushte të tilla ekonomike dhe politike malësorët nuk mund të shpërnguleshin në Shqipëri.
Unë personalisht nuk isha optimist për të ardhmen e Malësisë. Vargjet poetike “Çonju të Vdekur” (sugritu mortui) dhe “çka han ujku s’e zën gjarpëri” me shtonin pesimizmin për të ardhmen e Malësisë sonë. Por Zoti bëri mrekulli gjatë vitit 2019 kur malësorët fituan komunën e pavarur dhe shumicën në zgjedhjet lokale për administrimin e komunës së Tuzit. Në zgjedhjet e 3 marsit vitin e kaluar malësorët shqiptarë u treguan të zgjuar dhe atdhetarë duke votuar për koalicionin e tyre. Brënda 11 muajsh kjo komunë ka bërë përparime të dukshme. Qysh atëherë e deri sot i kam përciellur shumicën e kuvendeve të kësaj komune.. Njëkohësisht kam lexuar një pjesë të programeve për ndërtimin dhe shërbimet e ndryshme të Malësisë dhe Tuzit. Shumica e malësorëve janë të kënaqur me punën e tyre. Pohimet e tyre tregojnë qartë se janë atdhetarë dhe të sinqertë. Shumica e malësorëve atje dhe këtu në diasporë flasin mirë për Nik Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo administratë balllafaqohet me shumë vëshirësi, sepse ata që e drejtuan këtë komunë më parë bënë fare pak. Njëra prej arsyeve që ata bënë pak ishte se ata kursenin fondet e qeverisë qëndrore të Malit të Zi dhe kështu mund të qëndronin në pushtet përgjithmonë. Qeveria qëndrore kurseu miliona dollarë dhe detyroi largimin e përditshëm të malësorëve nga trojet e tyre. Kështu veprojnë prijësit e disa fiseve indiane të Amerikës. Por Nik Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë optimist siç janë edhe disa malësorë të diasporës në Amerikë.
Trojet e Malësisë sonë janë mbase trevat më të bukura dhe me pasuri natyrore të mrekullueshme. Kjo tokë me klimë mesdhetare shumë e ngjajshme me temeperaturat e Kalifornisë, dhe këto fenomene natyrore e bëjnë jetën shumë të lumtur. E themë këtë nga se kam jetuar disa kohë në Kaliforni.
Kohë më parë u njoftua në mjetet e informacionit një thirrje e Nikë Gjeloshaj për mbështetjen financiare të Malësisë dhe Tuzit si kryeqëndër:
“Të nderuar miq”.
Deshiroj te njoftoj opinionin e gjerë, si në vendlindje, po ashtu në atdhe edhe në diasporë se komuna ka instaluar programin e veçantë https//tuzi org me/donate/ I cili mundëson online bashkimin e fondeve që do të dedikohen enkas per të ndihëmuar zhillimin e projekteve INFRASTRUKTURORE në trevën e Malësisë. Zoti Gjeloshaj thotë se këtë ide e kishte fituar gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2019, duke potencur se të gjitha mjetet do të jenë publike dhe çdo kush do të ketë qasje të shohë të gjithë ata që kontribuojnë. Po ashtu transparenca do të jetë masksimale dhe mirë e kordinuar për konributet e tyre të caktuara në Malësi”.
Unë mendoj se fjala investim në këtë rast nuk është e qëlluar sepse këto janë kontribute (donacione) dhe jo investime, sepse investimet kanë për qëllim fitimin(profitin). Donacionet nuk kthehen mbrapa dhe nuk kanë përfitime. Ato janë dhurata dhe kurrgjë më shumë. Dhuratat nuk kanë mbrojtje ligjore. Ato mbështeten te besa dhe nderi që do të përdorën atje ku është nevoja. Bile në Shtetet e Bashkuara donacionet nuk mund të përdoren për zbritjen e taksave sespe Amerika nuk fiton asgjë nga këto donacione
Administrata e Nik Gjeloshaj po bën punë të mrekullueshme për Tuzin dhe Malësinë. Sot Malësia jonë është duke përjetuar një Rilindje(renaissance) të vërtetë. Deputetët e kësaj administrate janë shumë seriozë në diskutimet e tyre. Deputetëve të pozitës nuk u mungon dija por as atdhedashuria. Shihet nga diskutimet në Kuvend se ata janë në gjëndje të durojnë edhe fjalët më fyese nga opozita.
Tuzi dhe Malësia kanë nevojë urgjente për ndihmat e diasporës. Nik Gjeloshaj nuk kërkon shumë nga diaspora. Kërkon vetëm një dollar në ditë nga çdo shtëpi e Malësisë dhe Tuzit në Amerikë. Është më mirë nga 1 dollar nga çdo shtëpi se 10 milionë dollar nga një pasanik shqiptar ose i huaj, sepse me një dollar Malësia dhe Tuzi janë të Malësisë, ndërsa me 10 milionët e një pasaniku Malësia do të ishte pronë e tij. Fushatat politike amerikane janë më të lumura me dollarët e popullit se të pasanikëve. Malësorët e Amerikës dhe të Evropës, bile edhe të Australisë kanë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e Tuzit dhe Malësisë. Shumë gurë u kthyen mbrapshtë si pasojë e largimit tonë. Tani është koha që ata gurë të kthyer mbrapshtë ‘t’i kthejme për së mbari. Donacionet tona në vendlindje do të kujtohen për jetë e mot. Atje donacionet tona do të fitojnë emërin e përjetësisë. Populli ka për t’i thënë ura e filanit, shkalla e filanit , rruga e filanit, ambulanca ose spitali i filanit. Dollarët qëllim mirë për Malësinë do të jetojnë në zëmrat e shqiptarëve përgjithëmonë. Në vendlindje do të bëjmë histori më mirë se kudo tjetër. Veprimet tona për të mirën e vendlindjes do t’i gëzonte edhe shpirtërat e të parëve tonë që pushojnë në përjetesi në ato troje. Ata kanë për të na e falur mëkatin tonë të largimit nga vëndlindja në qofte se ne ndihmojmë vëndlindjen tonë që është Malësia. Thirrja është biblike dhe ata që nuk i përgjigjen thirrjes bëjnë mëkat. Shqiptarët dhe malësorët iu përgjigjën thirrjes për luftë për lirinë e Kosovës, ku edhe humbën jetën, e ne të mos I përgjigjemi thirrjes së Malësië për një dollar në ditë është dobësi njerëzore.
Donacionet amerikane ndërtuan shumë pjesë të globit. Ishin donacionet amerikane që ndërtuan Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte “Plani Marshall” I Shteteve të Bashkuara që ndërtoi pjesën më të madhe të këtij kontinenti. Në qoftë se 5000 shtëpi të Malësisë në Amerikë japin 1 dollar në ditë, ato do të ishin 1 milion e 825 mijë dollarë në vit për rindërtimin e Tuzit dhe Malësisë. Thirrja e Nik Gjeloshaj është e shenjtë. Ky bir besnik dhe finsnik i Malësisë e bëri këtë thirrje për shpëtimin e këtij populli. Ky pinjoll i Familjes Gjeloshaj pasardhës i Marash Markut ka për ta kthyer nderin dhe dinjitetin vendit, ka për ta bërë Malësinë një Lichtensteintë dytë, një Gjibraltar tÃâ Dytë ose një Andorrë të Dytë. Një fjalë e urtë thotë:” Ata që nuk i besojnë njeriut, nuk i besojnë as Zotit. Nik e Malësi mos e ndaloni thirrjen deri kur ta dëgjoni përgjgjen. Zoti me Ju për të mirën e Malësisë.
Postime të Lidhura
FADIL MALOKU: ASGJË NUK ËSHTË DEMARKACIONI, KUNDRUALL ASOCIACIONIT(LEXO:COPËTIMIT TË KOSOVËS)
Prishtinë, 26 shkurt 2018: 1. Opsioni i ndarjes, po rikthehet ngadalë por sigurt, por, tash jo më si…
ADEM GAVAZAJ: KEMI NEVOJË PËR RIVLERËSIMIN E VLERAVE
Prizren, 13. 06. 2012 – Shoqëria jonë është e mbushur me paradokse në rrafshin shtetëror-kombëtar, por më të…
SHEMBËLLTYRA E POLITIKANËVE GËNJESHTARË! (VIDEO – FOTO)
Koha për reflektim! Shembulli i politikanëve të tillë duhet të jetë një kapitull i mbyllur një herë e…
SKËNDER SADRI KAPITI: PA OPERACIONIN NDËRKOMBËTAR TË MONITORIMIT NUK DO TË KISHTE VETTING TË PASTËR NË SHQIPËRI!
Durrës, 27 tetor 2018: Ky konstatim vjen edhe logjikshëm nisur nga fakti se KPK, Komisioni i Pavarur i…