Durrës, 15 Prill 2020: Kur e gjithë bota, të gjitha fuqitë e superfuqitë e botes, të gjitha qeveritë e botës janë përkushtuar në luftë për ta mposhtur koronavirusin, krejt e kundërta ndodhi në Kosovë, duke paraqitur ndëkombëtarisht një imazh mjaft negativ.
Në një kohë kur shtetet kanë shtyrë datën e zgjedhjeve politike kombëtare, kur janë ndërprerë dhe shtyrë datat e ngjarjeve dhe të eventeve shtetërore dhe globale: politika injorante, e korruptruar dhe e papërgjegjshme në Kosovë shkaktoi grushtin parlamentar të shtetit, krizën politike gje e cila është krejtësisht në kundërkohë dhe kundër rrjedhës globale të luftës për parandalimin dhe kapërcimin e krizës së shëndetit njerëzor.
Të gjitha shtetet në botë u çuditën me atë se çfarë ndodhi në Kosovë, kur në kohë pandemie rrëzohet qeveria me puç parlamentar kundër legjitimitetit demokratik.
Vendimi i qeverisë Kurti për kufizimin e levizjes së lirë në kohën e duhur deri sa të kalojë rreziku i pandemisë është një masë e kërkuar dhe e justifikuar moralisht dhe ligjërisht për mbrojtjen e jetës, pavarësisht se kjo mund të bjerë ndesh, për shembull, me vlerat e përfitimeve. Por kjo, ky kufizim i lirive të rëndësishme mbetet një përjashtim i izoluar në kohë të jashtzakonshme kërcënuese për jetën njerzore si rasti i krizës së koronavirusit, kjo pasi si mase qeveritare në vetvete është dhe përbën mbrojtjen e të drejtës themelore te jetës dhe integritetit fizik.
Ndërsa kundër ligjit, kundër të drejtës së sigurisë së jetës njerëzore kunder moralitertit njerëzor vepron President i Kosovës Hashim Thaçi i cili ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër masave të qeverisë për mbrojtjen e jetës njerzore për parandalimin e përhapjes së virusit, kur këto masa janë marrë nga të gjitha shtetet e botës, dhe me paturpësinë më të madhe edhe Gjykata Kushtetuese si gjykatë thellësishyt politike i dha të drejtë Presidentit.
Kryetarja e tanishme e Partisë Kristian-demokrate të Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se partia e saj mund ta shtyjë zgjedhjen e liderit të ri ose liderës së re deri në Dhjetor për shkak të koronavirusit.
Kurse Isa Mustafa dhe LDK shkaktojnë krizë shtetërore, dhe Hashim Thaci u bën thirrje qytetareve dhe policisë që të mos zbatojnë masat qeveritare për parandalimin e koronavirusit, madje gjen edhe kohën që ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese masat parandaluse si shkelja e lirisë së lëvizjes së lirë.
Këtë kurrë nuk duhet populli i Kosovës që t’ua falë as Presidentit dhe as Isa Mustafës dhe LDK-së kryesisht. Këtë politikë të keqe populli i Kosovës nuk duhet ta falë, por me largimin e kërcënimit të pandemisë , shqiptarët duhet ta ndëshkojnë dhe ta përzënë përgjithmonë politikën e krimit, korrupsionit, hajnisë dhe të tradhtisë.
Postime të Lidhura
BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: BETEJA E SKIFTERËVE NË FUSHËN E MËLLENJAVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS!
Prishtinë, 23. 10. 2015: (Pat pozicion në luftën për pushtet) Serbët e festojnë betejën e humbur të vitit…
PASHTRIKU: KUR HASHIM THAҪI E EDI RAMA MANIPULOJNË ME NDJENJAT E SHQIPTARËVE
(Pashtriku.org, 14. 11. 2012) – Kur kemi parasysh mosangazhimin, mohimin (mosbërjen) e Bashkimit Kombëtar nga Edi Rama dhe…
AGIM VINCA: METAMORFOZA E ALI AHMETIT
(Prishtinë, 25. 9. 2009) – Tek e dëgjoja mbrëmë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin,…
FATMIR GRAIҪEVCI: A DO T’JU JEPET STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së EDHE ATYRE QË DIKUR KËRKONIN DËNIME MAKSIMALE PËR LIRIDASHËSIT E KOSOVËS!?
Prishtinë, 09. 06. 2013 – Cilësimi i Kosovës si rast “Sui Generis”, pra si rast i veçantë i…