Durrës, 22 Prill 2020: Tradhtia është pabesi, është mosmbajtje e fjalës së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar. Tradhtia është imoralitet, amoralitet, demgogji, djallëzi dhe hipokrizi.
Tradhtia është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal.
Tradhtia është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati.
Tradhtia është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerzëve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig dhe nihilistë.
Pra, tradhtia është nëna e të gjitha poshtersive, është edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese e politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, patriotizmit dhe ndershmërsë.
Tradhtia është pritë dhe kurth i frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia është maskë efikase që fshihet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals.Popujt të cilët e falin tradhtinë dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia politike sidomos.
Postime të Lidhura
KORRUPSIONI E KA PUSHTUAR SHQIPËRINË!
Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës 28. 09. 2022 Nuk bëhet ndryshimi, as përmirësimi…
GJOKË DABAJ: TË BËJMË SQARIME, DUKE BËRË ÇMOS PËR TË MOS E LËNDUAR TJETRIN
(Durrës, 27 korrik 2012 – Po na del e domosdoshme tash të bëjmë disa sqarime lidhur me ndonjë…
GEORGE FRED WILLIAMS: ‘PELLAZGËT JANË ILIRËT E VJETËR’
Pashtriku.org, 1 mars 2018: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve…
NDOSHTA REAGIMI I FUNDIT KUNDËR BROÇKULLAVE TË XHAFER DURMISHIT
Si reagim ndaj librit “QENDRA JUSUF GERVALLA, 2022” me autor Xhafer Durmishi NDOSHTA REAGIMI I FUNDIT KUNDËR BROÇKULLAVE…