Durrës, 22 Prill 2020: Tradhtia është pabesi, është mosmbajtje e fjalës së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar. Tradhtia është imoralitet, amoralitet, demgogji, djallëzi dhe hipokrizi.
Tradhtia është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal.
Tradhtia është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati.
Tradhtia është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerzëve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerezve shpirtlig dhe nihilistë.
Pra, tradhtia është nëna e të gjitha poshtersive, është edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese e politikanëve, kryetëparëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, patriotizmit dhe ndershmërsë.
Tradhtia është pritë dhe kurth i frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia është maskë efikase që fshihet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals.Popujt të cilët e falin tradhtinë dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia politike sidomos.
Postime të Lidhura
SADRI RAMABAJA: HISTERIA POLITIKE E ISA MUSTAFËS
Prishtinë, 28. 10. 2013 – Qytetarët e Prishtinës e kanë përjetuar dhe e njohin mirë epokën e sundimit…
GJOKË DABAJ: UNË NUK PO BËRTAS KOT! UNË NUK PO ULURIJ KOT!
Durrës, 07. 07. 2014 – Na ndodhi këto ditë NJË TJETËR MYNXYRË. Dolëm për të protestuar nëpër rrugët…
XHELAL ZEJNELI: OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKA
Shkup, 22 dhjetor 2020: Shpesh pyesin: Ku janë intelektualët? Pse heshtin ata? Ka raste kur thonë: Intelektualët nuk…
ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN!
ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN! Nga sheradin Berisha, Pashtriku 9 Mars…