Tiranë, 13 Maj 2020: (Historinë, arkeologjinë, mitet, figurat e shquara, etj.)“ ne i quajmë si pjesë përbërëse të pushtimit apo të përfituara prej aneksimit, dhe nuk do të ngurojmë që t’i shtiem në zotërimin tonë edhe ato“. Jean Jacques Ampere (1800 -1864), anëtar i Akademisë Franceze.
Në të gjitha studimet që kanë lidhje me toponimet gjeografike apo emërtimet e njerëzve të lashtësisë dhe atyre në mite, ajo që vihet re është se, shfrytëzohet metoda historike ose gjuhësore apo gërshetimi i të dyjave shkencave (historiko-gjuhësore). Mirëpo, shumë fjalë dhe emërtime morrën formën e plotë në shqiptim, në periudha shumë më të vonshme se sa idea që krijuan njerëzit primitiv për veten dhe botën që e rrethonte. Për shëmbull , një periudhë pafundësisht e gjatë e ndan emërtimin besimtar Ar (Ara) apo De (Dhe) , nga koha kur njeriu krahasoi “jetën” e bimëve në Tokë, me atë të lindjes-maturimit-vdekjes së njeriut dhe e hyjnizoi atë. “Në periudhën më të herëshme të shoqerisë, pohon Mircea Eliade (Storia delle credenze e delle idee religiose), të jetoje si qënje njerëzore ishte në vetvete një veprim besimtar”. (1) Nuk do të gabonim po të shpreheshim se : mendimi besimtar mbi botën, ka lindur tek njeriu para se ai të mësonte të shprehej me fjalë. Ky fakt tregon sesa i rëndësishëm është në studimet gjuhësore, shfrytëzimi i shkencës së besimit. Nuk janë të ralla emrat e gjuhës shqipe që lidhen me besimin parahistorik, që përbën edhe pjesën e dytë të studimit “Dy fjalë që ndryshuan historinë e Botës”.
1. ORIGJINA E PANJOHUR E EMRIT « SELLENA »
Origjina besimtare (jo gjuhësore) e kësaj fjale lidhet me kohën kur njeriu i shpellave dhe i kasolleve të para, kuptoi se jeta dhe ndryshimet në trupin e njeriut ngjanin me natyrën, sidomos me Hënën. Sipas miteve të kohës homerike (2), “Sellena” i përkiste familjes së Titanëve, pra miteve shumë më të lashta, krahasuar me ato të Zeusit dhe perëndive të oborrit të tij. Në objektet arkeologjike ajo paraqitet me krahët e shqiponjës, që dëshmon rolin e saj të ndërmjetësit midis njerëzve dhe Krijuesit,“profesion” të cilin njeriu primitiv fillimish ja kishte besuar – shqiponjës.
Për origjinën e emrit të saj, deri më sot, nuk janë kryer kërkime gjuhësore mbi baza shkencore. Sipas Enciklopedisë Treccani, perëndesha SELENE përfaqësonte Hënën dhe emri i saj është grek (Σελá½µνη) i ardhur nga fjala σá½³λας (sélas) që do të thotë: rrezatimi i zjarrit. (3) Me të njejtin mendim (dritë, rrezatim, flakë, ndriçim) bashkohen shumica e studiuesve modern. Por nuk janë të paktë ata si Károly Kerényi, themeluesi i studimeve moderne mbi mitollogjinë e lashtë, i cili pohon se origjina e emrit të saj nuk është e qartë.(4)
Duke e përkthyer shkrimin grek σá½³λας (sélas), në gjuhën franceze do të lexojmë : 1.Siège du cavalier.2.Petit siège. (ndënjëse,për tu ulur); ndërsa në it. dhe shq. – vënd (5), fjalë pa kuptim për emrin e një perëndeshe hënore. Kjo ndodh edhe me shumë fjalë që hasim në botimtet mbi lashtësinë të përcaktuara me origjinë “greke”, por kur shkrimi grek përkthehet në gjuhë të tjera, nuk përkon me veçoritë e emërtimit të lashtë.
Në librin kushtuar besimit pellazg (Sellenizmi,besimi që sundon Botën f.11), nëpërmjet gjuhës shqipe shpjegohet kuptimi i emrit Sellena: Hëna dritë-argjendë, mbretëreshë e natës, largohej duke “s(j)ellë” ndriçimin e fortë të Diellit , një shkëmbim i pandërprerë dritash. Në mite, jo rastësisht, paraqitet si fëmijë e Iperione (6) ,i cili quhet Titani i dritës, dhe fëmijët e tij përfaqësojnë ndriçimin – Elio (dielli), Selene (hena), Eos (agimi). Edhe emri Iperi-one është i gjuhës shqipe: rrenja IPE, ne dialektin çam emërton shqiponjën. Pra, duke qenë bij e një shqiponje, një Titane (tanët-një fis), përfaqësuese e Zotit-Hënë, vërtetohet se s´kemi të bëjmë me mite “greke” por të shqip-folësve Pellazg dhe besimit të tij.
Dëshmohet se ritet kushtuar Sellenës ishin shumë të ndjekura gjatë qytetrimit me të famshëm të lashtësisë, atij minoik dhe mikenian.(7) Mikenet, pohon gjuhëtari dhe mitollogu Niko Stillo (Etruskishte-Toskërishte),apo me sakte Eneskët mikenej, flisnin gjuhën jonike dhe konkretisht dialektin çam, të shqipetarëve të Iperisë (Epirit)(8) Për rrjedhojë, këto dy qytetrime, nuk kanë qenë “greke”,por pellazge për të cilat Dr.Arif Mati (Aref Mathieu) në librin Mikenët=Pellazgët, sjellë dëshmi të shumta, siç e tregon edhe titulli i librit.
Sellena ishte perëndesha e parë së cilës ju kushtua tempulli i Dodonës, i ndodhur në Iperi (Epir) trevë autoktone e Arbërve deri në pushtimin e Janinës nga shteti i Helladës (mars 1915). Në këtë tempull, mbreti dhe gruaja e tij (në rolin e ndërmjetësve të Zotit), u pagëzuan me emrin Selleni/Sellena dhe “sellë” shërbenjësit, njëkohësisht të afërt me familjen mbretërore. Në periudhat e mëvonshme, emri “sellë” morri kuptimin e “profesionit” të shërbenjësve të tempullit, siç i përshkruan edhe Homeri (kënga XVI, 231-235) : “Zeusi i gjithpushtetshëm dodonas, Perëndi Pellazgjike që sundon mbi Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve hyjnor, me këmbë që nuk lahen kurrë, që flenë në tokë”, shkrim i përmëndur edhe nga shkrues të tjerë (Plin. 4, 2; Luc. 3, 180) ”.(9)
Jemi të detyruar të zgjatemi me shumë sqarime, sidomos kur bëhet fjalë për tema të lashtësisë. Arësyeja, sipas gazetarit të shquar Marco Travaglio është se : “ Të informosh për një ngjarje atë që nuk di asgjë, është shumë më lehtë, se sa të informosh atë që është njohur më parë me një lajm fallc ose të manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e vështirë të pranohet), t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia zëvëndësosh me lajmin e vërtetë“. (10)
Shumë faktet të lashtësisë, edhe pse të fallcifikuara, vijojnë të ruhen me fanatizëm në shkencën Historike, si psh. “Zeusi pellazg” i Homerit, emërtohet sot “Zeusi grek”, megjithese nga studiuesit modern, “grekët” nuk pranohen si fise pellazge. Hesselmeyer(1890) :“Nëse poetët e kohëve historike flasin për prejardhjen e grekëve nga pellazgët, kjo nuk ka të bej me konceptin historik mbi Pellazget, ata ishin etnikisht të ndryshëm dhe është e gabuar ti trajtosh si paraardhës të grekëve”. (11)
Jo rrallëherë shkruhet se Pellazgët dhe shqipetarët adhuronin Diellin, i cili në fakt nuk është hyjnizuar asnjëherë si Zot, ndërsa Sellena/Hëna po. Simboli i Diellit u ndërfut në mite shumë më vonë dhe hymnet ju kënduan jo në besimin popullor, por atë të mbretërve të forta ushtarake dhe ligjore.
(12) Në të tre figurat e mësipërme, theksohet simboli i hënës, që shpreh besimin HËNOR të fiseve druide të Europës qëndrore dhe veriore (fig.1), të pellazgëve (fig.2) i trashëguar deri në shk.19-20 në traditën kulturore, ritet (zakonet), etnografinë etj. tek Shqipetaro-Arbërit. Në karrigen e Shqipërisë Veriore (fig.3) (Arkivi i Institutit Historik Tiranë) paraqiten tre fazat e hënës: dy gjysmë-hëna dhe në mes hëna e plotë e përdorur shpesh tek furkat dhe djepet e cila gabimisht merret si simbol i Diellit.
Në tekstet e lashta Sellenës i këndohej: ”… ti që na blaton një jetë të trefishtë/…/ nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”.(13) Në objektet më të lashta arkeologjike hëna vendosej mbi kokë (fig.2). Si simbol i hënës së plotë përdorej edhe forma e diskut. (Giulio Giannelli – Enciclopedia Italiana,1936) (14)
Emrat Sellenë dhe sellë, mbijetuan në shkrimet e autorëve të hershëm dhe toponimet e shumta të lashtësisë, deri në kohët e sotme:
-si emer femrash dhe meshkujsh Selene / Selenium / Sellium, (Cic. Verr. 4, 27; Suet. Cal. 26. ; Just. 39, 4, 1) (Liv. 4,42). Seleucus, gjenerali i Aleksandrit të Maqedonisë i cili u bë mbret i Sirisë që formoi dinastinë pellazge Seleucide. [Seleucus Nicator, Seleucus Philopator]. ( Just. 13, 4, 16.)
-si emër popujsh : SelepëtÃÂnë, popull i Ilirise (Liv. 45, 26.) SÃâ¢leucensis, populli i Parthëve (Tac. An. 6, 42.) dhe Galacisë, rajon në Turqi (Plin. 5, 147.); Sacæ, (Saces) popull i Skithëve,( Plin 6,50.) SacassÃÂni, popull i Kaukazit (Plin,6,29)
– si emër qyteti: Selenica, prefekturën e Vlorës, Pieria Seleuceia (Strabon327), afër Apollonisë, Fier-Shqipëri. SellasÃÂa: Sellasie (qytet në Laconi).( Liv. 34, 28.) Selle, qytet në Lucani.Itali. ( Stat. S. 5, 3,) 127. SÃâ¢linus, qytet nëSiçili: (Virg. En. 3, 705) dhe në shumë qytete të Azisë: SÃâ¢leucëa (Seleucea)kryeqyteti i parthëvenë Babiloni, pranë lumit Tigre (Sall. Ep. Mithrid. 19; Plin. 10, 48, 67, § 132); dhe i qyteteve të lashta në Turqi dhe Siri: Seleucia Pieria (Plin. 5, 12, 13, § 67; Cic. Att. 11, 20.) SeleuciaTrachea(Plin. 5, 27, 22, § 93; Amm. 14, 2, 14.), Sellasia qytet i zhvilluar tregëtar, që lidhte Argon me Spartën (Peloponez
– emër barishteje: sÃâ¢lënÃ
Ân (sÃâ¢lënum) (Apul. Herb. 8.)
– si emër mali : SÃâ¢leucus : mal në vargmalin e Alpeve midis Francës dhe Italisë. (Anton.) Vetëm në Francë gjejmë 12 komuna, në emrin e të cileve pasqyrohet i veçuar emri “Sellë” : Komuna Selles-Saint-Denis në rajonin e Pikardisë e banuar që në kohët prehistorike, Komuna Causse-de-la-Selle rajoni Languedoc-Roussillon, La Selle-en–Luitrè rajoni Bretagne, etj. Gjithashtu një vargmal në Francë e ka të përfshirë këtë emër : Aiguille du Plat de la Selle.(15)
SELLENA NË BESIMET E LASHTËSISË
Ndermjet figurave mitike të botës së Titanëve, ku shquheshin figurat e Kronit dhe e Prometheut, vetëm Sellena u përzgjodh të sundonte në tempullin e Dodonës . E vetmja arësye ishte se, ajo përfaqësonte vetë Zotin /Hënë dhe jo njeriun e hyjnizuar të miteve Pellazge. Këtë e dëshmon edhe fakti se emri i saj, dhe jo ai i Diellit apo i Zeusit, emërtoi besimin pellazg në lashtësi. Me zëvëndësimin gradual të shoqërisë primitive nga “matriarkati” në “patriarkat”, vendi i saj në mite ndryshoi, nga krijuese “nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjërave”, tek mitet olimpike paraqitet thjesht si motër, grua apo bijë e figurave të tjera. (16)
Emri Sellenë dhe derivati i saj gjuhësor dhe besimtar “sellë”, e vijuan rrugëtimin e tyre mjëravjeçar : e para si emër besimi (sellenizëm) dhe i dyti, për profesionin e priftërinjve në tempuj. George Dumézil në librin e tij (La religione romana arcaica. Miti ,leggende, realtà), duke folur për Marte (Marsin) dhe Cuirino (Kuirino) , sundimtarët e parë, që bashkarisht drejtuan Romën, pohon se, ishin të vetmit që zotëronin armët që përdoreshin në ritet dhe kishin lidhje me dy grupet Sali. (17)
Sali (lat. Salii) ishin priftërinj dhe ushtarë, detyra e të cilëve ishte adhurimi dhe ruajtja e 12 mburojave, ndërmjet të cilave ndodhej një mburojë e rënë nga qielli, shenjë hyjnore e forcës ushtarake të Romës në të ardhmen. Ata zgjidheshin nga familjet e patricëve dhe ditën e një marsit, parakalonin nëpër rrugët e qytetit duke perplasur heshtat mbi mburojat e shenjta, me kengë e kërcime të lashta luftarake. Ky rit besimtar na kujton vallet e kënduara të kuretëve që mbrojtën Zeusin foshnjë në ishullin e Kretës si dhe vallen e shqiponjës apo të shpatave, të traditës së shqipetarëve. Në hymnet orfike, Kuretët quheshin priftërinjt Salii të perëndisë Mars (Aresit).(18)
Emri Salii, sipas studiuesve modern, e ka origjinën nga folja latine salire , që do të thotë – të hidhesh (saltare ) sepse priftërinjtë gjatë ritit kërcenin në rrugë. (19) Folja “saltare”(hidhem) nuk shpreh asgjë në besimin pellazg dhe s´ka lidhje me emrin e Sellenës, ndërkohë që folja shqipe “sjell” shpreh mitin parahistorik të hënës. Maurus Servius Honoratus (shk.4) i njohur për veprën e tij mbi shkrimet e Virgjilit (Vergilii carmina comentarii. VIII, 285 ) pohon se Salii më përpara ishin priftërinj Etrusk / Tosk, që më vonë u bënë romak.(20)
Masaliane emërtoheshin grupet besimtare në Siri (shk.4-6 dhe Persi (shk.7) që adhuronin vetëm një Zot, siç e dëshmon edhe vetë emri i tyre: Ma/emri i lashtë i hënës Mana +Sali /priftërinj → priftërinj të besimit hënor. Një pjesë e tyre, megjithëse përqafuan më vonë besimin e ri, gjatë shk. 4-8 u dënuan nga teologët kristian si eretikë.(21)
1.Hëna në shtizat e falangave romake qëndron mbi rrethin me topth (simbol i Zotit); 2.Perëndia pellazgo-egjiptiane Serapi i kohës së Ptolemeut I (shk.3p.K.) ; 3.Relievi i priftërinjve Salii në Ara Pacis, Romë. (22)
Të tre figurat i bashkon besimi hënor i pellazgëve : (fig.1) me një pohim, Hëna →Zoti; (fig.2) Simboli i Hënës mbi qeleshe tregon besimin dhe etnin pellazge të perëndisë Serapi; (fig.3) Priftërinjtë Salii me qeleshen e vogël me “bisht” si e Papës. Qeleshja ishte simbol i mbretërve që ishin edhe kryepriftërinj dhe më vonë e priftërinjve.(trajtuar tek “Plisi –Miti i origjinës së Pellazgëve hyjnor”, Sellenizmi…f 120)
Si përfundim, emri etrusk-Salii, e ka origjinën nga emri Sellë i prejardhur nga gjuha shqipe. Duhet të kemi parasysh se zanoret a/e, në lashtësi kishin të njejtën vlerë gjuhësore dhe besimtare, siç i gjejmë të përdorura në shembujt e mëposhtëm.
SellisternÃÂum lat.: (Sellisterne),quhej ushqimi hyjnor që ju afrohej altarëve të perëndeshave të ulura në fron (23). Rrënja e emrit Salii është “sa”(lat.Sa) prej së cilës e kanë origjinën emërtime të figurave mitike dhe fjaleve në besim: lat. Sanctus, e shenjtë; lat.Sabinus- një nga popujt romak, prifterinjt Salii ishin nga fiset sabine; emrat Sacerdote, Sacrifices, etj.
Rrenja “Sa” ndodhet edhe në emrin Thesali (The/Dhe + Sali ), thesalët ishin fise të ardhur nga Thesprotia në Iperi (Epir) ku ndodheshin priftërinjt Sellë. (24) Priftëreshat e Egjiptit të lashte emërtoheshin “ SÃÂ “. Ato shërbenin në altarin e perëndeshës hënore Isida dhe perëndeshave të tjera femra dhe ishin bijat e faraonit apo të familjarëve të tij. (25)
Në librin e tij (La Cité antique,1864) Fustel De Coulanges arrin në një nga përfundimet themelore të shkencës historike dhe gjuhësore : “Idetë u shndruan dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (26) Këtë e vërteton gjuha dhe besimi i shqipëtaro-Arbërve.
HËNAC – HËNOTEIZMI – SELLENIZMI – HELLENIZMI
Në shkencën e sotme, vihet në dyshim nëse duhet përdorur emertimi “besim” për periudhën parahistorike. Besimi si koncept në Europë i përket shekullit të 18-të – pohon Pr. Jan N. Bremmer i Univ.Groningen (Greek Religion. Encyclopedia of Religion) – prandaj nuk ka një emër grek për “besimin”.(27) “Eshtë e qartë , thekson Giovanni Filoramose (Dizionario delle religioni Einaudi, 1993) , një emërtim nuk mund të bëhet pjesë e kërkimit, kur mungon vetë emri”. (28)
Sipas Mircea Eliades (Storia delle credenze e delle idee religiose): “Nuk zotërojmë asnjë mjet për të përcaktuar origjinën dhe zhvillimin e besimit të paraardhësve gjatë parahistorisë”. (29) Përsa më sipër, studiuesit pranojnë se nuk mund të flitet për besim në parahistori dhe nuk ka patur ndonjë emërtim që ta përcaktonte atë.
Përfundimisht, sot përdoren shprehjet “pagan” apo “politeist” për besimin pellazg, me kuptim “besim në shumë Zot-a”. Është vërtet për t´u çuditur se si studiuesit modern anashkalojnë shkrimet e autorëve të lashtë. Dy poetë të famshëm pellazg të Beocisë kanë lënë këto dëshmi për Perënditë : Sipas Hesiodit (Hesíodos, shk.8p.K.-7p.K. ), njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën origjinë. Ndërsa Pindari (518 p.K.- 438p.K.) sqaron se “Të parët kanë origjinë njerëzore, të dytët atë hyjnore, dhe si njera dhe tjetra, të njejtës nënë (tokësore-shën im) i përkasin, prej së cilës morrën frymë…”. (30)
Koha e përdorimit të emërtimeve “politeist” dhe “pagan” është e vonëshme dhe pasqyron mjetin kryesor të teologjisë kristiane për të luftuar besimin pellazg. Filozofi hebre, Filone i Aleksandrisë (20 p.K.-50 pas K) në shkrimet e tij, trajtoi dallimin midis besimit hebraik (qënjen e një Zoti) krahasuar me besimet e lashta (nuk adhuronin një Zot) (31). Kritika ndaj tezës së “dallimeve” midis besimit të lashtë dhe atij kristian nuk kanë munguar: “Tashmë është vërtetuar qartësisht, pohonte studiuesja e besimit të lashtë Helena Blavatski (1831-1891), se “populli i zgjedhur” (hebrejtë-shën im) nuk pati asgjë, e cila mund të quhej “e re”, të gjitha detajet e riteve dhe të besimit të tij ishin huazuar nga popujt më të hershëm” (32).
Shkenca Besimtare dhe Historike ka fakte që dëshmojnë, se në lashtësi janë hyjnizuar shumë dukuri natyrore dhe njerëz tokësorë , por është adhuruar vetëm NJË ZOT qiellor, i shprehur me simbolet e tij në të gjithë Kontinentet ku banuan dhe emigruan Pellazgët hyjnor. Ishte njeriu parahistorik që krijoi idenë e Fuqisë së mbinatyrshme “të lartësisë”, duke ndjerë frikën prej ndryshimeve të formës së saj dhe errësirës që mbretëronte me largimin e dritës së zbetë gjat natës. Hëna dhe Dielli në zanafillë, kuptoheshin si objekt i njejtë qiellor, dhe duke e krahasuar me veprimet e tij, e thirri : “Ha”(ajo që e hanë), fjalë mrekullisht e ruajtur edhe në ditët e sotme në shqip, si folje dhe si emër me të njejtin kuptim : Ha-na (dial.geg).
Shenjtërimin e emrit Ha (hana) në besimin primitiv, na e vërteton gjuha kishtare sanskrite: HA – është një fjalë magjike e përdorur në formulat e shenjta ; ajo përfaqëson pushtetin e shpirtit të përjetshëm.(33) Sot mund të përcaktohet edhe koha kur u krijua kjo fjalë. Në studimin e David De Gusta (Hypoglossal Canal Size and Hominid Speech, 1999, botim i Akademisë nacionale të Amerikës) është arritur në përfundimin se para 400 mijë vitesh, njeriu i Nedertalit ishte i aftë të shqiptonte tingujt.(34) Gjuha shqipe , në të dyja dialektet ka shumë fjalë me një/dy tinguj, si : u (un, dial.çam), a/as (asht, dial.geg),ha, di, pi, pa, ku, ka, ri, etj.që dëshmon moshën e saj parahistorike.
Dokumentin e parë të emërtimit të besimit pellazg, na e zbulon albanologu arbëresh Nikoll Ketta (1741 – 1803), i cili duke folur mbi perënditë më të lashta (atllantido-pellazge) të Egjiptit, Osiris dhe Isis, pohon se ishin « HËNAC »(hënok) (35), fjalë që luan rolin e mbiemrit, i cili tregon përkatsinë apo natyrën e emrit. Në rastin tonë dëshmon se dy perënditë i përkisnin besimit hënor. Nxenësi i tij, Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), e përdor me të njejtin kuptim: “Atlanti quhej Hënoch (hëhok), fjalë që rrjedh nga “hënë”. (36) Edhe romakët , siç e pamë nga objektet arkeologjike, kishin besimin monoteist “hënok”, i adaptuar nga shkruesit romak në gjuhën kishtare, me emrin “Henoteizem” (lat.henotheismus).
Studiuesi i teologjisë, gjuhësisë dhe arkeologjisë Friedrich Welcker (1784-1868) ishte i pari që e përcaktoi se fjala “HENOTEIZËM” në parahistori shprehte besimin në NJË ZOT. (37) Filozofi gjerman Friedrich Schelling (Philosophie der Mythologie und der Offenbarung 1842) e quan me origjinë nga “greqishtja e lashtë” (gjer.hén /gr. heîs-një + lat.theismus / gr. theós-zoti → një zot). (38)
Historiani dhe arkeologu rumun Silviu Sanie Cuprins pohon se ky emërtim (rum. Henoteismul) i përkiste besimit monoteist të fiseve Geto-Dake (dardane-shën im), të përmëndur nga Herodoti (Lib.IV Historia), por pa shpjeguar natyrën e tij gjuhësore dhe besimtare.(39)
Max Müller propozon një emërtim të sajuar “Kathénothéisme” (gr. e lashtë καθ’ Ã¡Â¼â¢να θεÃÅν [kath’ hena theon]), “një nga shumë Zota”, ndërsa emërtimin e Herodotit, studiuesit modern e quajnë si shprehje “të pa qartë”.(40) Ky shëmbull nuk është i rastësishëm për metodën e disa studiuesve të shk 19 , të cilët kanë sajuar emërtime pa asnjë bazë shkencore, duke lënë në harresë apo zëvëndësuar emrat historik.
Emri Hënoteizëm, përbmban tre fjalë dhe mund të kuptohet nëpërmjet gjuhës dhe besimit të Shqipëtaro-Arbërve (hena+ gr. theós [the/them, flas] + os/ Zoti)(41). Duke e shqipëruar kemi : Hëna +është + Fjala/Zoti dhe në kuptimin besimtar→Hëna është vetë Zoti, që e gjejmë tek izraelitët në formën YHWH, i perkthyer nga alfabeti pellazgo-shqip(Y-j, h-e, W-v, h,e) “Je vet” (Zoti), pa përmëndur sipas traditës emrin e Krijuesit.
Sipas Testamentit të Vjetër “në një moment të caktuar Zoti i Izraelit u shpall si Zoti i qiellit dhe i tokës, i emërtuar në një formulë të thjeshtë, si e fjalës që jehon përmes flakës që kanë përpirë turrën e druve : Jam vet. ”(42). Kjo formulë e thjeshtë (YHWH) kuptohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, pra është e shkruar nga shqipfolës, dhe nuk është rast i vetëm, Bibla fillon me një fjalë po shqipe – “në fillim”.
Që në besimin hënor të pellazgëve adhurohej NJË Zot, e pohon edhe Papa Françesku (në sheshin San Pietro 6.11. 2019) duke folur për misionin e shën Palit se , në Athinë ndodhej një altar i veçantë i cili nuk kishte statujë apo figurë si tek të tjerat, përveç shkrimit “Zotit të panjohur”. Sipas Biblës, shën Pali u thotë athinasve : “Ai, që ju pa e njohur e adhuroni, unë po e shpall ” (At 17,23). (43)
Idea e NJË Krijuesi në besimin pellazg, shprehet në një shkrim të Rig Vedës (2000p.K. Indi), në mësimet e priftërinjve egjiptian të tempullit të Thotit dhe u përpunua nga filozofët parakristian si Pitagora, Parmenide, Eraclito, Platone, Aristoteli, Plotino , etj.(shk. 6p.K.- shk.3). (44) Trajtimi i Krijuesit si numër “1” [Uno (filosofia)] dhe raporti i Zotit me Natyrën dhe njeriun, ishte tema më e rëndësishme e mendimit filozofiko-besimtar gjatë lashtësisë, mesjetës dhe kohëve moderne. Mendoj se jo rastësisht, Étienne Gilson (1884 –1978) njohësi i filozofisë së Aristotelit dhe të Shën Agostinit (354 – 430),i emërtoi studimet historike mbi Zotin –NJË : “Henologji” (Hëna + logos/fjala/Zoti → Hëna është i vetmi Zot). Ide e përqafuar nga teologët kristian për Atin (Dio Padre).
Si përfundim, emërtimet Hënac/hënok dhe Hënoteizëm, që janë e njëjta gjë, e kanë origjinën nga besimi i shqipfolësve pellazg të përhapur në Euro-Afro-Azi dhe janë dëshmi veçanrisht të rëndësishme për studimet Albanologjike si dhe shkencat botërore që trajtojnë qytetrimet e lashta. Këto emërtime dëshmojnë se është adhuruar NJË Zot, i cili ishte femër (Hëna) si dhe faktin se ishte ngritur e gjithë “ndërtesa” (ndërmjetësit – priftërinj, simbolet, ritet, mitet, hymnet, ditët e shënuara, etj.) vërtet primitive , por e gatshme për tu përdorur nga besimet e mëvonshme. I vetmi emërtim i lashtësisë i ndodhur në dokumentet historike, i cili përfshin nganjëherë edhe besimin, është fjala :
HELLENIZËM
Duke lexuar studimet moderne , si të historianëve edhe të teologëve kristian, kjo fjalë trajtohet me një llogjikë aq kontraditore, sa vë në dyshim metodën me të cilën është shpjeguar. Sipas Fjalorëve sqarohet se, emri Hellenizëm apo Ellenizëm :
1. E ka origjinën nga gjuha greke (EλληνισμÃÅς /ellinismós, lat.hellenismus) që do të thotë “mënyra e të folurit greqisht”.
2. Tregon historinë e popullit grek e cila behet gradualisht histori e të gjithë atyre që flisnin dhe mendonin si grekët , pavarsisht origjinës etnike të tyre.
3. Në Fjalorin Treccani emri “hellenizëm”(ellenismo) e ka origjinën nga fjala “helen” (Ελλην -ellèno) dhe ka dy kuptime: a) mënyra e të folurit sipas greqishtes; ose një shprehje greke e huazuar nga një gjuhë tjetër. b) periudha historike e “qytetrimit grek” edhe në vëndet jo greke (Egjipt, Azia e Vogël, etj.) nga vdekja e Aleksandrit të Madh (323p.K) deri në betejen e Acios (31p.K.) dhe si sinonim i “periudhës aleksandrine”.
4. Helenik- mbiemër, nga greqishtja (῾Ελληνικá½¹ς / ellènico) Helenë, ose të Helladës dmth Greqia e lashtë : qytetrim, arti helenik… etj. Në disa raste përfshin edhe Greqinë moderne pa një kufizim kohor . psh.gadishulli helenik, popull helenik. (45)
Por a përfaqëson fjala “hellenizëm” besimin e “grekëve të lashtë”? Tradicionalisht besimi parahistorik trajtohet me mitet. Kjo fjalë (mýthos), në greqisht nuk ka shpjegim gjuhësor. Sipas Encyclopædia Britanica -mýthos- ka kuptimin “fjala” dhe është e rëndesishme në besim.(46) Në gjuhën shqipe zbërthehet: gr. μῦϑος (mýthos) = mi/më + th/the + os dhe nënkupton tregimin e historive hyjnore.
Studiuesit Jonathan Z. Smith, Richard G.A. Buxton, Kees W. Bolle pohojnë se Miti është një tregim simbolik i ngjarjeve të traditës me origjinë të panjohur. Ndikohet nga besimi, por dallohet prej tij prej sjelljeve (të kultit, ritualeve) dhe objekteve simbolike (tempujt, ikonat). (47) I vetmi shërbim që Mitet i kanë kryer Besimit, ka qenë se, statujat e tempujve të parë dhe emrat e dukurive tokësore dhe qiellore të botkuptimin primitiv, i ka veshur me “histori” dhe “tipare” të ngjashme me të botës tokësore si : krijues, të pushtetshëm, mbrojtjes, ndihmës, luftëtarë, hakmarrës, rrëmbyes, dashurues, inatçor, etj. duke ngjallur frikën dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit ndaj tyre. Mitet, në brëndësinë e tyre kanë ngjarje reale që ndihmojnë për të njohur veprimet e bashkësive fisnore apo individëve të hyjnizuar si perëndi dhe qytetrimet parahistorike.
Pra MITI është një tregim hyjnor, por nuk është teollogji dhe ka lindur shumë më vonë se sa mendimi besimtar. Fakti se sot kemi dy shkenca të veçanta, të Mitollogjisë dhe Historisë së besimit dëshmon se Besimi nuk është Mitollogji, pavarësisht dukurive të përbashkëta, siç hasen edhe në shkenca të tjera (psh fizika me matematiken).
Sot pranohet se, nuk ka një shpjegim të kënaqshëm për emrin Hellenë (48) prej të cilit mendohet se e ka origjinën gjuhësore fjala Hellenizëm. Ky emërtim, sipas Fjalorëve historik , është shpikur nga historiani gjerman Johann G. Droysen (Geschichte des Hellenismus, 1836) por gjithëmonë për dallimin gjuhësor midis “grekëve” dhe popujve të tjerë (hebrenjve). (49)
Me emrin Hellenizëm, historianët e shk.19-20 emërtuan arbitrarisht qytetrimin e 3 shekujve të lashtësisë (shk.4-1p.K), në një hapësirë gjeografike që fillonte nga Siçilia dhe pjesa qëndrore dhe jugore e Italisë (Magna Grecia) deri në Indi (Regno indo-greco) dhe nga Deti i Zi (Regno del Bosforo Cimmerio) deri në Egjipt. Ai zëvendësoi fjalën “aleksandrine” vetëm për faktin, se gjuha “greke”(koinè) u bë gjuhë e elitës administrative dhe dokumentave të shkruara në “greqishten e lashtë”. Sot, fjala “hellenike” përfshin qytetrimin e Gadishullit Pellazgjik nga parahistoria (ardhjen e supozuar të hellenëve) deri në shekujt modern.
Arsyeja kryesore e trajtimeve të gabuara të emërtimeve, në përgjithësi është mungesa e njohurive mbi BESIMIN e fiseve autoktone të Gadishullit Pellazgjik, të njohur si Atllantido-Pellazgë. Ishin ata që për mijëra vjet punuan tokën, ndërtuan banesat pranë vëndeve të shenjta, ngritën tempujt ku mësonin dhe kryenin ritet, shkruan ligjet e para, kënduan hymne, kërkuan shiun për të mbjellat dhe bollëkun e gjahut, lypën fitoren në luftime dhe mbrojtjen nga sëmundjet. E gjith jeta e tyre vërtitej rreth një boshti – Zotit / Hëna – i tempullit të Dodonës dhe simotrave të saj në Euro-Afro-Azi. Ky Zot u përkiste VETËM fiseve të tyre ( të një gjaku, gjuhe dhe zakoneve) prandaj simbolet, besimi dhe emërtimi i tij, ka qënë i njejtë kudo ku këto fise i çoi halli apo fati.
Tek studiuesi Giorgio Pasquali(1885 –1952) lexojmë : Herodoti (VIII, 144) me fjalën “hellenik” kupton gjithëshka që ka gjakun dhe gjuhën e përbashkët, sikurse tempujt e perëndive , ritet e sakrificave dhe zakonet e ngjashme.(50) Besimi parahistorik përfaqësonte edhe ETNINË, fakt që shpjegon se përse emri i besimit, i perëndive, toponimeve që lidhen me besimin dhe shkrimet e gurta parahistorike janë të papërkthyeshme për gjuhët e tjera, përveç gjuhës shqipe, e mbijetuar nga dialektet e shumta të fiseve Pellazge.
Njihet mosmarrëveshja e Demostenit me Filipin e Maqedonisë , të cilin e akuzonte se nuk ishte helen. Por Filipi e sqaron për emrin “hellen” dhe përkatsinë e tij “hellenike” duke i sjell prova për përgatitjen e tij të thelluar, me filozofinë e lashtë (51). Plutarku (Jeta e Aleksandrit) e përmënd faktin se, Filipi në rini kishte kryer ritet e iniciatëve të mistereve në tempullin pellazg të Samothrakës ku ishte njohur edhe me Olimpinë. (52)
Formulës “hellenizëm-besimit hënor pellazg”, gjatë periudhave historike, për arësye politiko-fetare , ju ndryshua kuptimi dy herë : a) prej oratorëve në shërbim të shtet-qyteteve të Helladës dhe kishës kristiane dhe b) prej studiuesve të shk.19-20.
Faza e parë (a) pasqyrohet tek fjala e Isokratit (436 p.K – Atene, 338 p.K.) drejtuar athinasve (Panegyricus): “Aq shumë qyteti ynë u largua nga të tjerët në filozofi dhe oratori, sa qytetarët e tij u bënë mësues për popujt e botës; si rrjedhim emri Hellenes përdoret tashmë jo për etni, por për inteligjencë, dhe me këtë titull emërtohen më shumë ata që u paisën me kulturën tonë, se sa ata që kishin të përbashkët gjakun me ne”. (53) Pavarësisht se kujt populli i përkisnin. Isokrati këtu ka parasysh “elitën” e qytetit të Athinës, dhe e përdor fjalën “hellenë” si mbiemër përcaktues (titull nderi) për ta. Po në këtë mënyrë shprehet edhe për elitën e huaj të mbretërive të pushtuara nga Aleksandrit i Madh në Euro-Afro-Azi, të cilët përqafuan “besimin hënor” dhe filozofinë e tij, duke u bërë “më të ditur”.
Në kohën e kristianizmit, siç lexojmë tek Philastrius (shk.4), i shenjtëruar për predikimet e tij kundra “paganëve”: “hellenë”- ata që nuk kishin besimin kristian(54)
Koha e Aleksandrit ishte periudha e ndryshimeve të politikës shtetërore dhe rrjedhimisht edhe të teollogjisë (filozofise) hellenike, nga një besim i ndaluar “i mbyllur” për fiset e huaja, prej dinastive ushtarake atllantido-pellazge të Egjiptit dhe Gadishullit Pellazgjik, në besim “të hapur”, që me ndihmën e priftërinjve do t´i shërbente nënshtrimit psikologjik (të banorëve) ndaj pushtuesve.
Faza e dytë: (b) Kisha ortodokse e shk.19 nuk e pranoi që emërtimi “hellenizëm” të përcaktonte besimin e banorëve. Ndërsa për studiuesit e shk.19-20, fjala “hellinizëm” nuk emërtonte besimin e Arbërve, megjithëse ishte një fakt i njohur për popullsinë autoktone shqipëtare kur u formua shteti i Helladës (1821-1828). Edhe Kisha katolike e shk.21, e pohon emrin Hellenizëm për besim, siç dëshmohet në fjalimin e Papa Benedikti XVI në referatin e tij “Three Stages in the Program of De-Hellenization”(tre fazat e çhellenizimit).
Çfarë kuptojnë studiuesit modern me fjalën “hellenizëm” :
– Sipas historianit të besimeve Jonathan Z. Smith, me “besim hellenistik”( Hellenistic religion) kuptohet “çdo formë e sistemeve dhe praktikave besimtare të popujve Mesdhetar nga v.300 p.K deri në v.300 pas K.”(55)
– “Hellenizmi” përcakton fazën e vonshme të besimit “Antik Grek” , që nënkupton besimet dhe ritet e popujve që janë ndikuar nga kultura e “Grekëve të lashtë”, të viteve të sipërpërmëndura nga J.Smith. (57)
– Sipas John Richard, Thornhill Pollard dhe A.W.H. Adkins, koncepti “besim Grek”, nënkupton botkuptimin besimtar dhe ritet e Hellenëve të lashtë (…) Megjithëse një populli aq besimtar, çuditërisht Grekët nuk kishin një fjalë për vetë fenë; Emërtimet e përafërta ishin “eusebeia”(mëshirë) dhe “threskeia”(kult).(58)
– Për Mirçea Eliade, Walter Burkert, etj. besimi “grek” e ka origjinën nga popuj “indoeuropian” të mijëvjeçarit 3-2 p.K. të cilët u vendosën në Gadishull, të përfaqësuar nga qytetrimi minoik dhe mikenian të ndikuar nga qytetrimi i Lindjes së Afërme.(59)
Pa u ndalur në trajtimin e gabuar të fakteve historike, për origjinën dhe kuptimin besimtar të fjalës “hellenizëm”, kjo rënditje mendimesh tregon paqartësinë që zotëron në shkencën e Historisë dhe Besimit mbi lashtësinë. Emri Hellenizëm është i gjuhës së Pellazgo-Arbërve të cilët , siç e pamë dhe më lart, e emërtuan besimin e tyre me emrin e Perëndeshës Sellena :
SELLENIZËM
Ky emërtim, që zëvëndësoi në popull emrat “hënok” dhe “hënoteizëm”, i mbritur në shk.19 në formën “hellenizëm”, përfaqësonte VETËM besimin e Shqipetaro-Arbërve dhe fiseve të një etnije me ta dhe atë pjesë të qytetrimit (art, letërsi, shkrime, botime, filozofi, etj) që kishte karakter fetar. Në fakt, të tre emrat (hënok, hënoteizëm, sellenizëm) janë të barazvlefshëm sepse shprehin besimin pellazg mbi Zotin/Hënë. Në Fjalorin mitollogjik të William Smithit , Sellena personifikon Hënën. (60)
Simboli i besimit Sellenik ka qenë Hëna/Ylli, i theksuar prej Arbërve në objektet arkeologjike të lashtësisë (fg.1), gjatë mesjetës (fg.2 Manastiri i Deçanit, Dardani) dhe në ditët tona (fg.3) në mbulesën e kokës e traditës të Malësisë së Veriut).
Më poshtë kemi dy dëshmi që tregojnë përdorimin në lashtësi të emrit “sellenizëm”, për besimin pellazg.
1. Historiani i shk.2, Pausania (Paus. Arkad. Lib.VIII,2): “Arkadët thonë se Pellazgu erdhi i pari në tokë (…) Njeriun toka e lindi e para, duke sjellë dhuratë të bukur (…) pastaj Arkadia, Pellazgun´proselanaion´ “ (61)
2. Thumser (1889) : Arkadet shikoheshin si popullsi shumë e lashtë që mbanin emrin “prosellenoi” (62)
Studiuesit modern fjalën “prosellenoi” e trajtojnë:“i lindur para hënës”, duke mos vënë re përdorimin e përsëritur nga Pausania të numërorit “i pari”, i cili përcaktonte se Pellazgu ishte i pari prifti/mbret, i perëndeshës Sellenë dhe besimtari i parë. Pro/proto, në fjalor trajtohet me dy përdorime: perpara dhe i pari, por është jashtë llogjikës së filozofisë fetare që Pellazgu, së bashku me banorët e Arkadisë, kanë lindur përpara Zotit të tyre (Hënës).
Që emri “sellenizëm” është përdorur në kohën parakristiane, kristiane dhe atë moderne, na e dëshmon fjala “proselenoi” (besimtarët që e braktisën besimin hënor) në Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e Ri, në formën “proselito” e përdorur nga filozofët hebrej për paganët që përqafonin Judaizmin (shk.6-1 p.K.). (63) Pra bëhet fjalë për përdorimin e emrit “sellenizëm” për besim edhe në Egjipt dhe Azinë e Vogël.
Aq e përhapur ka qënë feja dhe filozofia “sellenike”(hellenike),sa edhe në shk.15 , sipas Aristidh Kolës, ekzistonte mundësia e zhdukjes së fesë kristiane, të paktën nga territoret greke (të Helladës-shën im). (64) Në Universitetin perandorak të Kostandinopojës, nën kujdesin e Kostandinit dhe Teodosios II (408-450), megjith luftën e egër kundër “hellenizmit”, nuk mësohej filozofia kristiane, por rëndësia kryesore i kushtohej ruajtjes dhe transmetimit tek studentët, të filozofisë pellazge. (65)
Arsyeja, sipas historianit Émile Bréhier (1876- 1952), ishte se gjatë 5 shekujve të parë nuk ka ekzistuar filozofia e kristianizmit, për shkak të nivelit të ulët intelektual dhe origjinalitetit, si dhe pamundësisë së besimit të ri për të sjellë vlera filozofike të ndryshme nga ato të autorëve paganë.(66)
Në objektin arkeologjik(fig.1) i zhdukur si pasojë e luftes II bot. kemi figurën e Orfeut. Me simbolin e hënës, 7 yjeve dhe yllin/kryq, me shigjetë të drejtuar nga toka, shpreh Orfeun si zëdhënës tokësor i Zotit/Hënë. (fig.2) Detaj i afreskut të Onufrit (shk.16) në kishën e Shën Premtes në Elbasan. (67) Koka e Krishtit është e rrethuar me 3 (numër kultik hënor) trekëndsha (simbol i femres krijuese, në objektet arkeologjike). Brënda sejcilit trekëndësh ndodhet një rreth (hapësira hyjnore) me një yll në formën e lules (simbol i Zotit/hënë). Onufri ka përdorur simbolet e besimit pellazg të huazuara nga besimi i ri, megjith 550 viteve të inkuizicionit të tmershëm kundër hellenizmit.
Historiani i kristianizmit B.H ÃâºÃ¾ÃÂÃÂÃÂúøù (Bþóþòøôõýøõ) vëren se “Do të duhesh luftë shekullore dhe forca mbinjerëzore për ta mposhtur besimin hellenik, duke e zhveshur nga trashëgimija e lashtë etnike dhe kulturore (besimtare–shën im) deri sa të arrihej forma universale e së Vertetës kristiane”(68)
Sipas studiuesit Jean-Paul Willaime (Sociologie des religions) nuk ekziston një përkufizim i pranueshëm, për atë (botkuptim dhe veprimtari fetare-shën im) që sot e quajnë “religion”.(69) Ciceroni (106 a.C.-43 a.C.) sqaron se emri latin “relìgio”, nga e ka origjinën emërtimi i besimit në shumë gjuhë europiane, vjen nga folja “rilexim”. Të gjitha trajtimet e tjera të studiuesve (lidhje, të shenjta, absolute, shpirtërore, hyjnore ose të denja për nderim të veçantë) vetëm e justifikojnë vendosjen e kësaj folje, si emër të besimit. (70) Me qënëse as në greqisht “nuk ka emër për fenë”(71), arrijmë në përfundimin se : të dyja teollogjitë (katolike dhe ortodokse) janë të reja.
E kundërta ka ndodhur me teollogjinë e Atllantido-Pellazgëve,siç e dëshmojnë faktet e sipër-përmëndura. Ata kishin krijuar fjalën “besim”, që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe, e cila, së bashku me derivatet e saj (be, bekim, besa, besimtar, betim, besnik, besoj,etj). shpreh thelbin e botkuptimit dhe filozofisë fetare të raportit të njeriut me Zotin, dhe dokumentohet para 120 shekujve, e përfaqësuar nga perëndia Bes. (Sellenizmi…f.41).
Përse emri Sellena, e ka ndryshuar historinë e Botës? Për arësyen e dy fakteve historike :
Së pari : sepse emri Sellenizmi/Hellenizmi dhe Selleni/Helleni, nga “dora hyjnore” e shkruesve romak, mesjetar dhe ata modern, u barazuan arbitrarisht me fjalët “ besimi grek” dhe “grekët”, duke e trajtuar të gjithë trashëgiminë e Europës mesdhetare, nga parahistoria deri në periudhën romake (besimin, kultet, mitet, arkeologjinë, gjuhësinë, kulturën, ndërtimet , filozofinë, shtetin, etj.) si të tyre.
Së dyti: se, për nevojat politike të teollogëve të kristianizmit dhe studiuesve të shekullit 19-21, emri i besimit arbër “hellenizëm”(me origjinë nga Sellena) ju bashkangjit besimit pa emër të “grekëve”, ndërsa fiset pellazgo-arbërore u pagëzuan si “barbar” dhe “pagan”, duke ju mohuar qytetrimin e lartë dhe origjinën e traditës së besimit, teollogjisë, filozofisë, riteve, shërbenjësve të tij, etj.
Si përfundim :
1.Emërtimet Hënok, Hënoteizëm dhe Sellenizëm (Hellenizëm), që përfshijnë të gjithë periudhën e zhvillimit të besimit të fiseve atllantido-pellazge dhe të bashkësive fisnore të Arbërve, kanë përfaqësuar dhe dëshmuar se, besimi i parë i njeriut të Euro-Afro-Azisë ka qënë monoteist dhe adhurohej NJË Zot (femër) -Hëna.
2. Ky besim, gjatë mijëvjeçarëve është zhvilluar në vazhdimsi: si praktikë fetare dhe mëndësi, duke krijuar teollogjinë e vet, ritet, shkrimin, simbolet, këngët, hymnet, ndërtimet, artin,etj. të cilat u huazuan më vonë nga hebraizmi, kristianizmi, islamizmi dhe budizmi .
3. Emërtimi i dhënë nga Rilindasit në shk.20 se “Feja e shqipetarëve është shqyptaria” përligjet nga shkenca historike, e besimit dhe ajo gjuhësore. Ky fakt pranohet edhe nga studiuesit e huaj : “Në një kuptim filozofik dhe politik, kjo shprehje të kujton të vetmen përvojë në botë , ku FEJA e një populli është kombësia e tij”. (72)
4.Se fondi themelor i gjuhës shqipe, sipas përfundimeve shkencore të Jeronim De Radës, përmban emrat zanafillor të idhujve fetarë të botës helenike-latine, të cilat “ tek ajo (gjuha shqipe) janë emra të zakonshëm dukurish të natyrës të paraqitur nga këta idhuj: (ajo është) çelësi i vetëm akoma i gjallë i një kulti që mbajti të bashkuar për shumë shekuj me rradhë pjesën më fisnike të Europës dhe që mori trajtë mbi sfondin e një feje të parë, që ka qënë e jona.” (73)
/ Fatbardha Demi [email protected] Tiranë – 8.05.2020
____________________
FATBARDHA DEMI: DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS (pjesa I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9614