SHERADIN BERISHA: KOMANDANTËT E POLITIKËS DHE QEVERIA E HAXHI TOPIT!

Pashtriku, 6 qershor 2020: Në mesnatën e 2/3 qershorit 2020 (në orën 01:00) komandantët e poltikës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pa paralajmërim (pa ftesë) i shkojnë në shtëpi, Shefit të Grupit Parlamentar të NISMËS Socialdemokrate, Haxhi Shalës – komandant TOPIT!
Dyshja Thaçi – Haradinaj kishin shkuar me mision të caktuar në shtëpinë e Haxhi Topit! Për ta bindur atë që në seancën e Kuvendit (që ishte thirrur për paraditen e 3 qershorit) të votoj Pro Qeverisë së Avdullah Hotit (LDK – AAK – NISMA – SERBSKA – 6 +)!
Në emisionin e gazetarit Arsim Lani “Frontal – T7”, Haxhi Topi ka dhënë detaje për takimin që ka pasur me të paftuarit: Thaçi – Haradinaj.
“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirrë as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë. Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë’. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka thënë Topi.
Haxhi Topi edhe në RTV Dukagjini ka folur për vizitën e komandantëve, Thaçi – Haradinaj:
“Ata (Thaçi – Haradinaj) kanë ardhur së pari te unë si dy miq, si dy bashkëluftëtarë të mi. Kemi biseduar atë natë, si më kanë thënë se 60 vota janë, ose ti nuk duhesh të anosh nga pjesa tjetër se ky projekt është një projekt më i gjerë sesa ai i tjerëve, edhe në momentin që më tha 60 vota, i thash, ne tash mund të vazhdojmë të pijmë çaj për këtë votë më s’kemi qa të diskutojmë.” – ka deklaruar Topi.
“Unë i kam thënë presidentit (Thaçi) dhe ish-kryeministrit (Haradinaj), votën kundër qeverisë ia kam thënë liderit tim, Fatmir Limajt, që nuk e jap. Edhe presidenti edhe kryeministri e kanë ditë, unë iu thash që jam tu e dhënë votën për juve, pasi më keni ardh brenda në shpi, po të ma thoshte edhe lideri im, unë do ta jepja votën pa problem”, tha ai.
Dhe pastaj vazhdon: “Ata bashkë kanë ardhur, kanë mujtë me u taku rastësisht, por te unë bashkë kanë ardh. Ramushi mu ka lutë gjatë, ai më shumë. Për mua janë kanë dy miq. Në momentin që i kam pa te dera, thash vetë më vete: Me më ardh në shpi nuk guxoj mi kthyer mbrapa pa kurrgjë, po se disha çka kanë ardhur. Iu thash, keni mujtë në telefon, veç me më thanë. Me një makinë kanë ardhur” thotë Haxhi Topi!
***
Shikoni: Haxhi Shala bindet nga Thaçi e Haradinaj për votën pro qeverisë
https://www.youtube.com/watch?v=QMrMfBxF7Xw

***
Për më tepër në emisionin “Frontal – T7”, “Shefi i deputetëve” të NISMËS Socialdemokrate, Haxhi Topi ka shprehur hapur mospajtimin edhe me zhvillimet brenda partisë së tij – NISMA.
Ai nuk e ka mirëpritur emërimin e Skënder Reçicës për herë të dytë si ministër, ngase sipas Topit, Reçica nuk i ka sjellë vota partisë.
“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi. Skënder Reçica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Haxhi Topi.
Edhe znj. Albulena Bala Halimaj është emëruar nga Fatmir Limaj, si zëvendës kryeministre e qeverisë Hoti, pa u diskutuar në “kryesi” apo në “këshillin kombëtar” të partisë, edhe pse ndonjërin e ka “konsultuar” përmes telefonit!
***
Për mua nuk është risi mospajtimi i Haxhi Topit me veprimet e kokës së NISMËS,Fatmir Limaj…
Më 3 shtator 2019, në rrjetin tim social facebook kam shkruar: “MOS U GËNJENI! NISMA është kompani për punësim e dinastisë LIMAJ, dhe si e tillë s’ka të bëjë as me PARTI as me SOCIALDEMOKRACI!”
_________
Ilustrimet:


Komandantët e politikës, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Haxhi Shala!


Mbledhja e parë e qeverisë së Haxhi Topit, me kryeministër Abdullah Hoti!


Deklarimi im për NISMËN, më 3 shtator 2019!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura