Prishtinë, 23 qershor 2020:
Dok. 1.
Vlerësimi i situatës politike dhe i sigurisë në Krahinë, Prill, 1981 (1)
Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës Grupi punues
Hyrje
Komiteti Krahinor i LKK-së në mbledhjen e vet të 6 prillit 1981 ka vlerësuar se demonstratat dhe veprimtarit armiqësore në Prishtinë dhe në disa vende të tjera të KSA të Kosovës kishin karakter kontrarrevolucionar. Ato janë pjesë përbërëse të organizimeve armiqësore si të brendshme dhe të jashtme në vijën e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, pjesë përbërëse e luftës kontrarevolucionare kundër socializmit vetëqeverisës si sistemi ma demokratik me pjesëmarrjen e klasës punëtore dhe forcave punuese në vetëqeverisjen e punëve në bashkësinë shoqërore.
Demonstratat dhe trazirat të organizuara nga ana e elementeve armiqësore, anti vetëqeverisëse dhe irredentiste kishin për qëllim të destabilizonin Kosovën dhe konfrontimin e nacionalizmit shqiptar me kombet e kombësitë që jetojnë në Kosovë dhe Jugosllavi. Për shkatërrimin e vëllazërim-bashkimit, e cila ishte formuar me luftën e përbashkët në LNÇ dhe në rindërtimin dhe shkatërrimin e sistemit socialist vetëqeverisës. Ato me vetëdije kanë dashur që të rrezikonin pavarësinë territoriale dhe integritetin e SFRJ-së, në komprometimin e Jugosllavisë në botë, si vend i paqes dhi miqësisë në mes popujve dhe të politikës së të pa inkuadruarve.
Demonstratat dhe aksionet armiqësore thellësisht janë të kundërta me interesin dhe aspiratat e popullit shqiptar, serbë, malazezë, mysliman, turk dhe të tjerëve të cilët jetojnë në Kosovë. Mu për këtë ato kanë hasur në rezistencë parasë gjithash të shqiptarëve dhe të gjitha kombeve e kombësive të tjera sikur në Kosovë gjithashtu edhe në tërë vendin tonë socialist.
Në luftën e vendosur të cilën po e bëjnë për pengimin e veprimtarive armiqësore, likuidimin e e aksioneve të tyre, për të siguruar qetësin, rendin dhe zhvillimin e papenguar të KSA të Kosovës në baza të vetëqeverisjes socialiste, bashkim-vëllazërimit dhe të barazisë të popujve tanë, klasës punëtore, popullit punonjës, rinis e qytetarëve dhe të gjitha forcave të organizuara socialiste, me LKK në krye, kanë përkrahjen e pa kursyeshme të të gjithë komunistëve jugosllavë dhe të të gjitha kombeve e kombësive të vendit.Lidhja Komuniste dhe të gjitha forcat socialiste të organizuara në Kosovë, duke u angazhuar për realizimin e të gjitha qëllimeve të LKJ-s- dhe të federatës socialiste, në mënyrë të pa kompromis bëjnë luftën kundër të gjitha formave të veprimtarisë armiqësore të cilat paraqiten nga pozicioni i nacionalizmit e irredentizmit shqiptar, si dhe kundër tentimit të shfrytëzimit të situatës së nderë nga ana e elementit armiqësor nga radhët e serbëve, malazezëve dhe të tjerëve.
Komiteti Krahinor i LKK, ka konstatuar se në Kosovë situata e sigurisë dhe politike është e rëndë dhe shumë e nderë, për shkak të organizimit të veprimtarisë brutale të armikut, i cili tenton të krijoj destabilitet dhe pasiguri, gjithashtu dëshiron të zgjerojë veprimtarin e vet në forma të ndryshme. Duke u nisur nga kjo është e domosdoshme që të gjitha organizatat dhe udhëheqjet e lidhjes komuniste në Kosovë të koordinojnë aksionet intensive në ato çështje aktuale të cilat po i imponon situata politike dhe në këtë drejtim ideo-politik të angazhohen të gjitha organizatat shoqëroro-politike, organet vetëqeverisës e të tjera dhe të gjitha forcat socialiste në të gjitha meset e komunave dhe në krahinë.
Komiteti Krahinor i LKK lidhur me kualifikimin për karakterin e demonstratave, ka ardhur në përfundim se duhet të përgatisë një vlerësim të përgjithshëm të ngjarjeve, shkaqet e demonstratave dhe situatën politike e të sigurisë në krahinë. Duke e përfunduar raportin e Komitetit Krahinor, kryesisë së KK i cili e ka përgatitur dhe miratuar këtë vlerësim i cili përmban” Situatën aktuale të sigurisë; disa antagonizma shoqëroro-ekonomik, problemet dhe dukurit negative; problemet ideo-politike në arsim, kulturë; marrëdhëniet ndërnacionale; aktivitetin e forcave subjektive; funksionimin e sistemit të mbrojtjes popullore dhe vetëmbrojtjen shoqërore dhe bashkëpunimin me RP të Shqipërisë. Pjesë përbërëse e këtij vlerësimi është edhe informata për demonstratat armiqësore në Prishtinë dhe në disa vende në krahinë nga 11 marsi dhe 1, 2, e 3 prilli 1981 e cila veçantë është përgatitë.
Si bazë për përgatitjen e këtij vlerësimi është përdorur materiali i vlerësimit Kryesisë të KK në periudha e vite të ndryshme, informatat lidhur me vet ngjarjet, materialet nga organet e sigurisë dhe njohurive që kemi ardhur në bazë të aktiviteteve politike të cilat janë zhvilluar pas demonstratave.
I. Situata aktuale e sigurisë
Veprimtaria armiqësore kundër vendit tonë, me intensitete të ndryshme në periudha të caktuara, ka kontinuitetin e vet. Gjurmët e liberalizmit, nacionalizmit e burokracisë- etatizmit përbëjnë orientimin e përhershëm dhe nismën në veprimtarin e armikut të brendshëm dhe të jashtëm. Me të madhe është e pranishme tendenca e organizimit të eskalimit, lidhja edhe më e madhe në mes armikut të brendshëm me emigracionin, dhe me forcat antijugosllave dhe reaksionare që është i disponuar armiqësisht në emigracion.
Në vitin e fundit, aktiviteti i përgjithshëm armiqësor ka eskaluar, është bërë i nduarënduarshëm, më i organizuar dhe më i rrezikshëm për shoqërinë. Theksohet dukshëm me agresivitet dhe me arrogancë. Armiku i brendshëm tenton që të legalizojë disa forma të aktivitetit kontrarevolucionar dhe gjithashtu tenton në forma të ndryshme të aktivitetit ilegal. Aktivitetet e tij të tanishme armiku është munduar para se gjithash ti orientojë në atë drejtim që me presione të paraqitet si partner i organizuar në shoqëri dhe qëllimi i fundit që të ndryshojë sistemin kushtetues. Në disa aksione të armikut të jashtëm, sidomos tek emigracioni, është angazhuar një numër i konsideruar i bartësve të veprimtarisë armiqësore në vend, të cilët një kohë kanë veprua ilegalisht tek organizatat ustashe, irredentiste e proçetnike.
Deri më tani është zbuluar veprimtaria dhe qëllimi i tendencës tregojnë se situata e sigurisë në vend është e nderë dhe si pasojë e saj janë rrethanat e brendshme e të jashtme. Karakteri armiqësor i ngjarjeve që ka ndodhur në KSA të Kosovës nga 11 marsi e këndej seriozisht ka dëmtuar rendin shoqëror e qetësin, shkatërrimi e pasurisë shtetërore, ka shkaktuar rrezikshmëri personale të qytetarëve, konfliktet e mëdha me punëtorët e policisë, nacionalizmin dhe irredentizmin e hapur shqiptar, sulmet në rendin kushtetues, integritetin territorial dhe vlerat tjera të sistemit vetëqeverisës- kanë sjellë deri tek përkeqësimi serioz i situatës së sigurisë në Kosovë, çka do të thotë se ndikon dukshëm në situatën e sigurisë në Kosovë, që gjithashtu ndikon edhe në situatën e përgjithshme të sigurisë në SFRJ.
Deri te kjo gjendje ka ardhur në kohën e aktiviteteve intensive të të gjitha kategorive të armikut të jashtëm e të brendshëm, si dhe të përkeqësimit të situatës ndërkombëtare të konfrontimit ndërmjet blloqeve botërore dhe edhe më shpesh të përzierjes së tyre në punët e brendshme të shteteve tjera, e sidomos në Ballkan nga shumë arsye se për çdo ditë po bëhej më e rëndësishme si zonë strategjike për blloqet politike. Fillimisht duhet konstatuar se nacionalistët e irredentistët shqiptar me veprimtarin kontrarevolucionare për një kohë të gjatë janë përgatitur, në mënyrë të organizuar kanë përpunuar strategjinë dhe taktikat e veprimtarisë armiqësore.
Veprimtarin nga pozicionet e nacionalizmit e irredentizmit shqiptar në KSA të Kosovës është zhvilluar në mënyrë permanente që nga çlirimi e deri më sot. Në fillimet e veta ajo paraqet kontinuitetin e veprimtarisë e organizimit kuisling e fashist të cilat kanë udhëhequr luftën kundër forcave çlirimtare. Intensiteti i kësaj veprimtarie çdo herë është varur nga disa lëvizje, si në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe në vendin ton, që në fillimi i ka karakterizuar forma e veprimit dhe kategoritë e armikut dhe kundërshtarëve të sistemit vetëqeverisës në baza të politikës së LKJ-së.
Që nga çlirimi e deri më tani nga pozicione të tilla është zbuluar dhe janë asgjësuar aktiviteti i këtyre organizatave: NDSH (Nacional-Demokratike Shqiptare) dhe Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve- dhe i shumë grupeve e organizatave të cilat janë zbuluar dhe dënuar gjatë viti 1974, 1975, 1979 dhe 1980 ( në të gjitha këto grupe nga 1974 janë dënuar 65 veta, në kohëzgjatje prej 1-15 vjet). Të gjitha këto organizata të zbuluara kanë paraqitur mbeturinat e dy organizatave të mëhershme të cilat i kishim zbuluar, dhe shumë nga ata u dënuan penalisht për veprimtari kundër shtetit dhe popullit. Edhe pse shërbimi i Sigurimit kishte marr masa për ndalimin dhe për ndërprerjen e veprimtarisë të këtyre organizatave, kjo veprimtari edhe më tej zhvillohej e sidomos pas vitit 1979, kur edhe ishte më intensive.
Veprimtaria armiqësore e këtyre elementeve në periudhën 1979-1980 karakterizohet me bashkimin e aksioneve të përbashkëta me sforcimin e e organizimit, masivizimin e tyre, me ngritjen ideo-politike, me aftësimin e anëtarëve duke lexuar si të themi literaturë marksiste-leniniste me prejardhje nga Shqipëria etj. . Arritja e tyre më e lartë në veprimtari paraqet shkrimi i propagandës, së pari në radhët e anëtarësisë së vet, në grupe e nëngrupe, pastaj në shkrimin dhe shpërndarjen e pamfleteve dhe parullave me përmbajtje armiqësore nacionaliste e irredentiste. (Nga viti 1979 janë shkruar 41 parulla armiqësore, dhe në shtatë raste janë shpërndarë pamflete).
Forma më e rëndë e organizimit armiqësor e këtyre elementeve kanë paraqitur dy aksione në shpërndarjen e pamfleteve. E para më 28/29 tetor në pesë komuna dhe e dyta me 9/10 nëntor 1979 në Ferizaj, të cilat ishin ndërmarr pas vizitës së kryetarit në Kosovë. Në këto pamflete dhe parulla sulmohet politika e përgjithshme LKJ-së, sidomos politika e barazisë nacionale, sistemi vetëqeverisës dhe politika e të painkuadruerve në vend.
Shërbimi i Sigurimit gjatë kësaj kohe ka ndërmarr disa masa intensive dhe të nduarndurshme, për pengimin e veprimtarisë armiqësore. Me aksionin e shërbimit për zbulimin e organizatorëve, bartësit dhe pjesëmarrësve të tjerë, janë përfshirë vetëm nga viti 1979 deri me tani mbi 400 veta. Kundër 58 vetave është ndërprerë procedura penale, Ndërsa, në bazë të qëndrimeve të faktorëve shoqëroro-politik në vend dhe në krahinë janë veçuar 20 persona të cilët kanë dalë para gjyqit dhe janë dënuar. Gjatë hetuesisë kemi ardhur deri te të dhënat se ka ekzistuar një organizatë armiqësore me emrin Lëvizja nacionale për çlirimin e Kosovës dhe vendeve tjera shqiptare., e cila në të vërtet paraqet riorganizimin e organizatës armiqësore të vitit 1964 (Lëvizja revolucionare për bashkimin e shqiptarëve). Është gjetur “Paraprojekti i statutit të organizatës prej 15 pikave, pastaj “dokumente“ të tjera të cilat dëshmojnë për ekzistimin e “Komitetit Qendror” të organizatës dhe “komiteti i rinisë”. Në hulumtimet e mëtejshme kemi ardhur deri te të dhënat se orientimi i kësaj organizate ka qenë formimi i komiteteve të rretheve e vendeve.
Në “paraprojekt” të statutit, hapur shprehet qëllimi i veprimtarisë, ku në mes të tjerave thuhej “ organizata lufton për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar për çlirimin e të gjitha pjesëve të copëtuara, të okupuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me shtetin amë- shtetin e RP të Shqipërisë”. Me lëvizjen për realizimin e këtij qëllimi udhëheq “Komiteti Qendror”, “ “Komiteti i rrethit”, i vendit dhe ai lokal, që organet udhëheqëse janë të klasës punëtore, fshatare e inteligjencës.
Gjerë më tani ende në tërësi nuk është ndriçuar shkalla e organizimit të këtyre elementeve, megjithëse të dhënat tregojnë se organizata është në procesin e formimit dhe konstituimit. Megjithatë, veprimtaria sistematike dhe intensive e cila është zhvillua nga këto pozicione , e sidomos në ngjarjet e fundit, tregon se ky grupim ka qenë më i organizuar ngase që është menduar në bazë të të dhënave. Në periudhën e sëmundjes por edhe pas vdekjes së kryetarit të republikës, ka pasur disa paralajmërime nga ana e organizatave armiqësore por edhe nga disa grupime që kanë llogaritur në periudhën post-titiste në disa vështirësi dhe dobësi subjektive do të ndodhin në shoqërinë tonë, do të ndërmerren një gamë e gjerë e aktiviteteve armiqësore. Por me angazhimin e të gjithëve dhe të mbrojtjes territoriale, në rend të parë të LK dhe organizatave tjera shoqëroro-politike këto qëllime janë pamundësuar, por më vonë e sidomos në fund të viti dhe fillimit të këtij viti aktiviteti i organizatave ilegale është shtuar. Bartësit e veprimtarive armiqësore nga pozicioni i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në vend dhe në perëndim, kanë ndikuar që të merren shumë aksione armiqësore, siç ishin diversionet, demonstratat etj. Kanë vlerësuar se ngjarjet në Poloni, pastaj konflikti irano-irakian, si dhe përkeqësimi i situatës ndërkombëtare disa kriza ekonomike botërore, e sidomos në vendin ton, iu shkon përshtat qëllimeve të tyre se këtë gjendje duhet shfrytëzuar për aktivitet të shtuar armiqësor.
Kur është në pyetje veprimtaria nga pozitat e nacionalizmit e irredentizmit shqiptar në Kosovë, pran shumë faktorëve, duhet treguar edhe në veprimtarin e grupit “Fronti i Kuqë” nga Gjermania, por me qëllim që me veprimtarin e saj armiqësore të futet edhe në vend, pastaj duhet folur edhe për veprimtarin dhe ndikimin e shërbimit informativ dhe propagandës së përgjithshme nga RP e Shqipërisë, që kishte ndikim tek nacionalistët e irredentistët në vend, si dhe në grupin e “Frontit të Kuqë”. Në fund të vitit të kaluar janë penguar dy aksione të grupit “Fronti i Kuqë” (shpërndarja e fletushkave dhe shkrimi i parullave) të cilat është dashur të shpërndahen në disa vende në Kosovë. Me këtë rast janë konfiskuar mbi 3.000 fletushka në formë të etiketave.
Shërbimi i Sigurimit deri më tani ka identifikuar 31 persona të cilët kanë qenë anëtar të grupit “Fronti i Kuqë” dhe ndonjë organizate tjetër por që kanë veprua në këtë organizatë, por origjinën e kanë nga qytetarët tanë që punojnë në perëndim (kundër 6 personave shërbimi ka marr masat e nevojshme, 5 veta penalisht janë ndjekur, 1 është dënuar për vepër penale) dhe 30 që kanë qenë lidhje të tyre në vend, prej të cilëve 12 veta janë ndjekur penalisht, 5 veta janë dënuar dhe 8 vetave iu kanë dhënë vërejtje. Personat, ndaj të cilëve janë ngritur procedura penale të gjithë nuk janë dënuar. Një numër i tyre pas marrjes në pyetje janë liruar në bazë të qëndrimeve të organizatave politiko-shoqërore, ndërsa 7 veta ndodhen në burgun hetues dhe së shpejti do të dalin para gjyqit.
Edhe pse Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ka marr masa të cilat kanë dhënë rezultate të dukshme, veprimtaria e kësaj organizate edhe më tej paraqet problem për sigurinë, para së gjithash për shkak të të dhënave, se shumë lehtë depërton dhe rekruton qytetarët tanë të cilët nuk janë mjaftueshëm të formuar ideo- politikisht.
Pa marr parasysh se sa janë të zhvilluara marrëdhëniet në mes dy vendeve , nga Shqipëria bëhet propagandë e madhe subversive ndaj vendit tonë. Bindshëm mund të konstatohet që Shqipëria bashkëpunimin me vendin tonë e shfrytëzon për veprimtari subverzive0 propagandistike ndaj KSA të Kosovës e më gjerë. Kampanja e vazhdueshme ideologjike kundër sistemit vetëqeverisës jugosllav me LKJ-në në krye në funksion është e gjithë strategjia e RP të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë. Në këto rrethana të kësaj propagande është orientuar në nxitjen e nacionalizmit e shovinizmit, shkatërrimin e vëllazërim-bashkimit, nxitjen e irredentizmit, sidomos tek të rinjtë. Ndikimi i kësaj propagande është i pranishëm në disa pjesë të krahinës, para së gjithash tek një numër i studentëve, punëtorëve arsimor, nxënës etj. Çka domosdoshmërish ka ardhur në shprehje në ngjarjet e fundit në Kosovë.
Aktiviteti subversiv-propagandistik nga RP e Shqipërisë ndaj vendit tonë, përveç mjeteve të saja të informimit, zhvillohet edhe nga përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në disa vende perëndimore, nga ambasada e Shqipërisë në Beograd dhe nëpër mes të disa qytetarëve të Shqipërisë të cilët për arsyeja të ndryshme qëndrojnë në vendin tonë. Pran kësaj, kjo veprimtari në mënyrë të organizuar bëhet edhe ndaj qytetarëve tanë që për punë të ndryshme qëndrojnë në Shqipëri.
Eksperienca nga kjo periudhë, që nga ballafaqimi i organizimeve të ndryshme me karakter irredentist, e sidomos me atë për të cilën ekzistojnë të dhënat që bashkëpunohet me perëndimin, dëshmohet se po punohet në mënyrë të organizuar dhe me paramendim dhe për një kohë të gjatë, e cila në të vërtet përputhët me planin e tanishëm dhe strategjinë shtetëror-partiake të udhëheqjes të RP të Shqipërisë ndaj shtetit tonë. Në veprimtarin e saj ndaj vendit tonë shërbimi informativ shqiptar shfrytëzon metoda të ndryshme, mjete dhe institucione, aplikimin e indoktrinimit, sidomos ndaj qytetarëve tanë shqiptarë që ndodhen me punë të përkohshme jashtë vendi. Në këtë kuptim ekziston aktiviteti i sinkronizuar i shërbimit informativ dhe i propagandës i këtij vendi ndaj të gjitha kategorive të qytetarëve shqiptar nga Kosova që ndodhen në perëndim. Në këtë pikëpamje shfrytëzohen edhe shoqëritë si “Miqtë e Shqipërisë së re”, fraksionet e partisë komuniste të ashtuquajtura “marksist-leninist” të disa vendeve në Evropën perëndimore.
Veprimtaria propagandistike e Shqipërisë ka pasur ndikim të madh në eskalimin e veprimtarisë nacionaliste- irredentiste në Kosovë, në rend të parë në inspirimin e të rinjve dhe tek një pjesë e inteligjencës të përfshirë me ide nacionaliste e irredentiste. Para së gjithash, në këtë tregon edhe literatura dhe publikimet e ndryshme me përmbajtje armiqësore të cilat janë gjendur tek një numër i madh personash gjatë (pretresit) nga ana e organeve të punëve të brendshme, si dhe në vet platformën ideo-politike dhe veprimit irredentist të elementit armiqësor në linjën e ashtuquajtur “marksizëm- leninizëm” nga pozicioni i PPSH. Pran konceptit të përgjithshëm dhe parullave që janë shërbyer bartësit e kësaj veprimtarie, me qëllim të depërtimit dhe ndikimit në masat e gjera (“ Një komb- në shtet “) ata kanë shkruar shumë materiale për gjoja se “ për shkëputjen e padrejtë të popullit shqiptar nga shteti amë, për okupimin e Kosovës, për situatën e rëndë ekonomike të popullit shqiptar në RSFJ, për padrejtësitë ekonomike, politike dhe sociale, të shqiptarëve, dhe shpeshherë me propagandën e tyre e kanë thirrur popullin që të përgatitet për “momentin e duhur dhe vendimtar”, për bashkimin e Kosovës Shqipërisë, duke theksuar se deri te kjo patjetër duhet me ardhur.
Ndikim të madh ka luajtur edhe veprimtaria e emigracionit shqiptar në vendet perëndimore, e cila nga aspekti i sigurisë ka paraqitur komponent të rëndësishme për orientime politike, për përkrahjen e faktorit të huaj (ndikimi dhe përkrahjen e shërbimeve informative dhe infiltrimin e shërbimit informativ shqiptar tek një numër i këtij emigracioni) dhe manipulimin spekulimin që e zhvillojnë pas ngjarjeve me qëllim të rrënimit të imazhit të RSGJ-së në botë dhe përkrahjen e nacionalizmit e irredentizmit në vend. Nuk disponojmë me të dhënat se ky emigracion ka pasur ndonjë ndikim direkt në ngjarjet më të reja në Kosovë, edhe pse me veprimtarin e përgjithshme irredentiste ka ndikim në orientimin individëve dhe të organizatave të caktuar sidomos theksohen organizata e ONDSH, “Rezistenca Nacionale Kosovare”, dhe Lidhja Kosovare” etj.
E pranishme është reagimi i theksuar i emigracionit shqiptar në këto ngjarje dhe tendenca që të shfrytëzohen për një aktivitet më intensiv, masivizimi i popullatës, tejkalimin e mosmarrëveshjeve në mes veti, dhe për presion dhe provokim të punëtorëve tanë jashtë vendi.
Emigracioni në perëndim, me të madhe i shfrytëzon ngjarjet në Kosovë dhe i paraqet si shkas i gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Jugosllavi dhe se sistemi në vend edhe më tej mund të qëndroi vetëm nëpër mes të terrorit. Forma më e shpeshtë e reagimit të masave është organizimi i demonstratave si shkak i ngjarjeve në vend (Frankfurt, Bruksel, Bernë, Mynhen, Uashington, Njujork), me qëllimin kryesor komprometimin e SFRJ-së në botë dhe duke e paraqitur veten si “mbrojtësit e vërtet”, të bashkëvendësve të tyre në Jugosllavi. Disa grupime emigrantësh shqiptar, sidomos gjatë reagimit të ngjarjeve në Kosovë, kanë përkrahjen e plotë të emigracionit ustash.
Në bazë të disa indikacioneve nuk mundemi të përjashtojmë ndikimin në këto ngjarje dhe në përgjithësi në veprimtarin nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar nga ana e disa shërbimeve informative të blloqeve të caktuara, të cilat çdo herë tregojnë interesim për lëvizjen e ngjarjeve në krahinë dhe mundohen që në mënyrë propagandistike të ndikojnë.
Ngjarjet e cekura dhe në përgjithësi sjelljet e demonstruesve e kanë sjell krizën në krahinë, e sidomos në periudhën 1-4 prillit, 1981 kur seriozisht u rrezikua gjendja e sigurisë, pasuria shoqërore e private e qytetarëve dhe rreziku i shpërthimit të konfliktit me përmasa të të pasojave të mëdha në njerëz dhe në pasuri. Megjithatë, gjendja e sigurisë shkallë-shkallë- po stabilizohet dhe nga 4 prilli deri më sot ka kaluar pa ndonjë problem specifik të sigurisë.
Qetësimi i situatës gradualisht dhe përmirësimi i gjendjes së sigurisë në krahinë, nuk mund të vlerësohet si heqje dorë nga qëllimet e veta armiqësore, por më tepër mund të thuhet se po tërhiqet për momentin për hir të masave që janë marr nga ana e organeve të punëve të brendshme, të cilat janë marr për shkatërrimin e tij. Për këtë, më së miri tregon e dhëna se elementi armiqësor ka vlerësuar se forcat e sigurisë janë mobile dhe janë të gatshme që të marrin masa të shpejta dhe efikase për shkatërrimin e çdo tentimi dhe elementin armiqësor që ta zhbëjnë.
Në bazë të dhënave operative dhe komentimeve dhe reagimeve të personave që ishin të interesuara për aspektin e sigurisë në bazë të linjës së të gjitha strukturave të armikut të brendshëm, interesimi i shërbimeve të informimit të jashtëm, emigracioni dhe grupime të tjera të armikut nga jashtë për këto ngjarje dhe eskalimi i tyre për të ndikuar në to, gjendja e sigurisë në krahinë edhe më tej llogaritet si e nderë
Nuk disponohet me të dhëna të sigurta për tentime të tjera nga kjo strukturë e armikut për të marr aksione armiqësore të ngjashme, por as të dhëna për ndërmarrje të aksioneve armiqësore nga kategori të tjera të armikut si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Mirëpo, të pranishme janë shumë supozime, të cilat nëpër mes kanaleve të ndryshme plasohen se nacionalizmi e irredentizmi shqiptar do të vazhdoi me përgatitjen e demonstratave. Në shumë të dhëna përmendën 1, 4 dhe 25 maji, por më së shumti përmendët 4 maji, përvjetori kur ka vdes Tito, ditë që përsëri do të organizohen demonstrata të gjera në tërë krahinën. Këto janë paralajmërime , por edhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe individët të cilët janë të njohur për veprimtarin nga aspekti i nacionalizmit e irredentizmit shqiptar në rrethet e përkrahësve të tyre komentojnë se do të vazhdojnë me demonstratat dhe me aksione të ngjashme, se studentët dhe të tjerët nga radhët e popullit shqiptar kanë me shkua deri në fund me kërkesat e tyre. Në të gjitha komentet e tyre theksohet se e drejta e tyre për të shpallur Kosovën republikë. Këtë tezë e kanë lanësuar dhe lanësohet në shumë parulla armiqësore, të cilat të gjithë elementi e kanë shkruar dhe theksuar pas demonstratave. Karakteristike është se elementi irredentist thekson se kanë përkrahjen e masave të gjera, çka në të vërtet paraqet strategjinë e propagandës së tyre për qëllim që të ndikojnë edhe më tej në mbajtjen dhe ashpërsinë e situatës së krizës.
Shërbimi i sigurimit dhe subjektet e tjera shoqërore të mbrojtjes shoqërore kanë arritur rezultate në stabilizimin gjendjes së sigurisë, ndërsa masat e shërbimit kundër bartësve aktivitetit armiqësor (ndjekja penale, izolimi i individëve, dënimet penale, vërejtjet e shumta etj)dhe masat e organizatave shoqëroro-politike, para së gjithash në planin e diferencimeve ideo-politike dhe gjykimin e ngjarjeve , ngushtohet rrethi i veprimeve armiqësore dhe ashk me të edhe shpërthimi i ndonjë demonstrate të ngjashme.
Megjithatë, shumë të dhëna shërbimi tregon se armiku në këtë gjendje është i gatshëm që të ndërmarri aksione të tjera, sikur që janë : sabotimi, diversioni, ndërprerjen e punëve, bojkotimin e mësimit e të ngjashme, për qëllim që edhe më tej të tërheq vëmendjen e masave në përgjithësi dhe opinionin botëror në veçanti. Gjithashtu manipulohet me mundësin dhe nevojën e mëtejme të organizmit të demonstratave, para së gjithash duke i shfrytëzuar si në rrethet e tyre që vlerësohet, se momenti psikologjik që është krijuar tek një pjesë e rinisë dhe qytetarëve.
Veprimtaria armiqësore nga pozicioni burokratik dhe dogmatik, nga nacionalizmi serb e malazias, e cila përndryshe, është e pranishme, tani është më intensive dhe karakterizohet nga komentet dhe reagimet e armikut lidhur me situatën e tanishme.
Nacionalistë nga radhët e serbëve e malazezëve komentohen se serbët e malazezët në Kosovë bëhet presion i madh, se gjendja për ata është shumë e rëndë, se janë të detyruar që t’iu drejtohen të afërmve e miqve , që ti lusin për strehim, ndërsa të tjerët janë më ekstrem, flasin për “kthimin të mirën për të dashurën “vraçanju milo za drago” respektivisht propozojnë aksione revanshiste, se është mirë që kjo ka ndodhur, çka po bëjnë shqiptarët- “Të shohin se çfarë kemi në këtë vend”, ndërsa ata më ekstremët flasin se “të gjithë shqiptarët duhet mbytur”, se ka ardhur një kohë e keqe “që shqiptarët po i përzënë serbët nga Kosova”. Ka individ që thirrin në hakmarrje “të gjakut serbë” dhe se duhet të varen disa shqiptar, e atëherë çdo gjë do të jetë në rregull. Shumë shpesh përmendët zjarri në Patriarkanën e Pejës, si vepër e shqiptarëve dhe se kjo është edhe një e dhënë për “presionin mbi popullin serbë me qëllim të shpërnguljes nga Kosova. Vihen në pyetje, për çfarë arsye mjetet e informimit nuk shkruaj asgjë për shpërnguljen e serbëve nga Kosova dhe theksojnë se tani është e ditur “se cili nacionalizëm është më i rrezikshëm”. Në mesin e ekstremistëve që veprojnë nga pozicioni burokratik e dogmatik theksohet nevoja e aplikimit të regjimit të “dorës së fortë”. Më së tepërmi akuzohen udhëheqësit kosovar për situatën që mbretëron “pse nuk punojnë politikisht dhe nuk burgosin armikun”. Sidomos theksohet se shqiptarët nuk do të silleshin kështu po të ishte Rankoviqi në pushtet, iu drejtohen shumë fjalë fyese në drejtim të udhëheqësve dhe vijnë deri te konstatimi se më tepër ka pas njerëz në demonstrata se sa në pritje të stafetës. Disa thonë se “të gjithë shqiptarët janë njësojë, se Bashkimi Sovjetik po e përcjell gjendje në Kosovë dhe lehtë mundet me ardhur deri tek invazioni, poqese kjo situatë ende vazhdon kësisoj. Ata më ekstremistët thonë se “Shqiptarët duhet nxjerr në rrugë”, dhe duhet të dihet se Rankoviqi është ende gjallë.
Kjo sjellje e të gjitha strukturave armiqësore si në vend edhe jashtë, dezinformimet dhe spekulimet e theksuar lidhur me ngjarjet në krahinë, kanë për qëllim që të pengojnë se sadopak të ngadalsojn aksionet e shoqërisë në aplikimin e masave në disa mënyra që të mos ndalen në veprimin e tyre.
Në këtë moment në bazë të të dhënave nuk mund të ndahet vendet konkrete dhe vendet e krizës, të cilat paraqesin problem sigurie nga aspekti i numrit të elementit armiqësor i përfshirë në to, megjithëse në disa institucione dhe organizata punuese më tepër është e pranishme ky numër. Megjithëse sa i përket planit dhe qëllimeve të veprimtarisë armiqësore si vende të krizës duhet të jenë: disa fakultete, disa shkolla të larta e të mesme, pastaj disa organizata punuese, para së gjithash tek ato që më pak është i kultivuar marrëdhëniet vetëqeverisëse, të cilat punojnë me humbje, ku janë të ardhurat e ulëta të punëtorëve dhe në të cilat ka persona të ngarkuar me nacionalizëm dhe irredentizëm.
Gjendja e tanishme shumë më tepër iu intereson shërbimeve të huaja informative dhe është shtuar veprimtaria e armikut të brendshëm dhe të jashtëm, edhe pse janë marr masa të mëdha edhe më tej paraqitet nevoja për angazhimin e kuadrove dhe përgatitjen sa më të madhe teknike të organeve të punëve të brendshme. Sidomos shtrohet pyetja e plotësimit të vendeve të zbrazëta të kuadrit të ndryshëm si dhe të shqyrtimit të vendeve të reja dhe sistematizimin e tyre në disa shërbime të veçanta, ku vërehet mungesa e tyre.
II. Disa kundërshti ekonomiko-shoqërore, problemet dhe dukurit negative
Situata politike dhe e sigurisë në krahinë vazhdimisht e kanë ngarkuar antagonizmat dhe problemet ekonomike e sociale, për zgjidhjen e të cilave në të kaluarën është angazhuar Lidhja Komuniste dhe të gjitha organizatat e tjera subjektive në Kosovë dhe nga të cilat janë arritur disa rezultate.
VIJON …
_______
Referenca:
1. ASHAK, F. Kryesia e KK të LKK-së, kutia 701, Ocena politicko-bezbednosnog stanja u pokraini, Prishtinë aprill 1981.
________________
PROF.DR.SABILE KEêMEZI-BASHA: DIFERENCIMI NË UNIVESITETIN E KOSOVËS, MË 1981 (32)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10180