REXHEP KASUMAJ: DHIMBJE E KUJTESË…

Berlin, 5 korrik 2020: (Morali i një mohimi të dyfishtë)
Sot 76 vjet më parë, 5 korrik 1944, kur binte perdja e Luftës botërore, çamët, gati një e treta e kombit, vriten, shpasurohen e dëbohen nga trualli i tyre.

Vetëm gjaku shqiptar nuk është i denjë për Europën. Do klasifikohej e dënohej gjenocidi mbi armenë nga turqit, e mbi boshnjakë nga serbët. Por përherë mosthënje, shurdhim tragjik për gjenocidin mbi çamët shqiptarë nga shteti i fashistizuar grek.
Mosbëzamja, ndërkaq, vete përtej shpërfilljes. Është miratim. Bashkëpunim në etnocid…Kundër një populli të lashtë në tokën e vet. Dhe ndaj, moral i një krimi të dyfishtë: heshtje e mortit kolektiv dhe, më pas, mohim i ekzistencës së tij.
Në fakt, a s’është dhe edipizëm gjenealogjik? Dramë e Atvrasjes. Sepse është gjaku i etërve të tyre që rimon akoma sot nga vullneti i errtë dhe përbetimet e fshehta të saj…
A do çlirohet njëherë Europa nga vetja, e kjo domethënë nga hijet dhe doktrinat që duhej të justifikonin zhdukjen e rrënjës pellazgoilire?
Po, fundja, ajo s’është shëmti. Keqndjesi që meriton distancën, kryeuljen. Aq më pak faj i banorëve më të vjetër e të fismë të Dhéut… Përkundrazi: qytetnia e tyre është kuptimi dhe bukuria e saj. Në të gjitha kohët..!
Por ne jemi ende këtu. Për vete dhe për të…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura