Durrës, 13 shtator 2020: Më erdhi turp nga vetja, kur e pashë dhe kur mora vesh ç’tha Abdullah Hoti në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. (Të më falin lexuesit sqimatarë dhe delikatë, por jam i detyruar të përdor fjalë e shprehje të ashpra!)
Pse nuk diti a nuk guxoi Hoti ynë t’i thotë Evropës, t’i thotë kurvës Evropë:
O kurvë e vjetër, ku m’i ke “zajednicat”, “me të drejta të veçanta”, për sërbët në Hungari e për sërbët në Rumani, siç po ia kërkon Kosovës?! . Sërbë ka edhe në Kroaci (aq sa kanë mbetur mbasi Tugjmani i pavdekshëm ua vuri fshesën e hekurt). A ia kërkove Kroacisë një “status” të këtillë me emrin “zajednicë”?! Kush janë dhe çfarë janë sërbët që jetojnë në Kosovë?! Ku ndryshojnë këta prej sërbëvet të tjerë?! Prej atyre që jetojnë në Rumani, Hungari , Kroaci e kudo gjetkë?!
A dhjesin flori këta sërbët e Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit e Graçanicës?! Bashkë me kallugjerët e manastirevet në Pejë, Deçan, Prizren e kudo gjetkë?! Në dhjesin flori këta sërbët e këtushëm, merrini dhe grumbullojini diku, në Hollandë apo në Francë, jepuni atje dyfish apo pesëfish “status zajednice”!.. O Evropë pa karakter e pa moral njerëzor! O zorrë, që ke gjetur e merresh me ne!.. Mirë ta ka gjetur emrin Fishta ynë i madh: Kurvë ke qenë e kurvë ke mbetur! Shkërdhatë pederaste!-
…Por Hoti ynë nuk është i atillë. Hoti ynë është një dele e perendisë! Ai nuk di t’i dalë zot as vetes, jo më kombit dhe vendit të vet.
Që të gjithë ne, bashkë me Hotin, jemi një TUFË QYQARËSH që nuk e meritojmë as gjysmën, as çerekun, e kësaj që na kanë lënë të parët! Nuk meritojmë ç’na lanë Zahir Pajaziti e Adem Jashari, me gjithë fëmijët dëshmorë të Jasharëvet! Nuk meritojmë ç’na lanë mijëra dëshmorë të tjerë, që u vranë, ndërsa ne pinim çaj kafiqevet! Çaj e kafe, nga Prizreni gjer në Durrës, ndërsa të tjerët vriteshin malevet e Reçaku shtrohej me kufoma!
Nuk meritojmë ç’na lanë Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi! Nuk meritojmë ç’na lanë, Ismail Qemali, Azem e Shotë Galica, Isë Boletini e Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e Hasan Prishtina, Zonja Çurre e Ganimete Terbeshi, Vojo Kushi e Asim Vokshi.
Ne jemi baltë që po e meritojmë të na shkelin e përdhosin ca Del Ponte e ca Dik Martë, dhe Abdullah Hotin e kemi çuar atje, që t’ia bëjë shurrën në kokë kush të mundë e si të mundë.
Ndërkaq, sërbët, IMIGRANTË në vendin tonë, le të zgërdhihen duke pirë shlivë nëpër kërçmat e qelbura! Kërçma plot tym e plot erë pordhësh, pesëfishuar nga paratë që u vijnë kesh nga Beogradi!
Gjokë Dabaj, Durrës 11-12 shtator 2020