LUFTA PËR TOKËZEMRËN E EUROPËS!

LUFTA PËR TOKËZEMRËN E EUROPËS!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 23.12.2022

Në vitin 2023 lufta në Ukrainë pritet të marrë përmasa të reja. Më 20 dhjetor Kongresi amerikanë ka prezantuar një projektligj të buxhetit për vitin 2023 dhe në paketën e shpenzimeve prej 1.7 trilionë dollarësh, përfshihen 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën – deri në shtatorin e vitit 2023.

Kjo megandihmë që pritet të votohet para mesnatës së 23 dhjetorit, përkon me vizitën e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në SHBA.

Presidenti amerikan, Joe Biden, qysh në nëntor të këtij viti i ka kërkuar Kongresit, që të sigurojë më shumë se 37 miliardë dollarë ndihmë në armatim për Ukrainën.

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do të intensifikojë sulmet si kundërpërgjigje të ashpër nëse SHBA-ja dërgon raketa të avancuara kundërajrore për Ukrainën.

SHBA-ja është furnizuesi më i madh me armë për Ukrainën dhe nuk ka ndodhur asnjë herë në të kaluarën ta ketë ndihmuar kaq shumë ndonjë vend tjetër.

Deri më tani në Ukrainë ka dërguar rreth 18.5 miliardë dollarë në armë e pajisje ushtarake, e ndjekur nga Gjermania me 2.34 miliardë dollarë dhe shtetet tjera të Europës.

Duke pasur parasysh një ndihmë kaq të lartë në armatim për Ukrainën, mund të thuhet pa hezitim se në këtë vend të Europës lindore realisht lufta po zhvillohet midis SHBA-ve (NATO-s) dhe Rusisë.

POLITIKA DHE LUFTA

“Politika nuk ka lidhje me moralin” – Makiaveli, 1469 – 2527

Lufta është instrument i politikës! Bëhet për interesa gjeostrategjike, gjeopolitike, ekonomike, financiare, për pasuri natyrore e nëntokësore (ujë, gas, naftë, diamant) etj.

Juristi i shquar amerikan Francis Paiker Yockey, në librin e tij  “Imperium” thotë, “është fryma e politikës ajo që përcakton formën e luftës dhe forma e luftës pastaj ndikon në zhvillimin e politikës”.

Politikanët, gjithmonë format e luftës për zhvillimin e politikave të tyre i bëjnë në emër të një kauze, të një ideologjie, të një doktrinë politike apo fetare, etj., dhe pastaj për realizimin e tyre nuk zgjedhin mjete!

Për politikanët qëllimi arsyeton mjetin!

Në luftë rrjedhimisht viktimizohen: fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, kështu siç po ndodhin në luftën e përgjakshme në Ukrainë dhe siç ka ndodhur në luftërat e mëhershme në lindjen e Mesme dhe jo vetëm.

Kjo luftë shkatërruese që po zhvillohet nga 24 shkurti i këtij viti nga Rusia, duket se, nuk do të ndalet, deri sa të realizohen interesat e SHBA-ve  (NATO-s), dhe aleatëve të saj në këtë pjesë të Europës!

Dijetari i shquar anglezë, Sër Halford J. Mackinder (1861 – 1947) në librin: “Idealet Demokratike dhe realiteti (boshti gjeografik i historisë), i botuar nga “Helga’s Secret”, shkruan:

“Kush zotëron Evropën lindore, zotëron Tokëzemrën. Kush zotëron Tokëzemrën, zotëron Ishullin e Botës. Kush zotëron Ishullin e Botës, zotëron Botën.”

______________

Çka fshihet pas luftës Rusi – Ukrainë?

Macron: Lufta e Ukrainës është luftë e Amerikës për të vrarë ekonominë tonë! (Video)

***

Macron: Der Ukraine-Krieg ist Amerikas Krieg, um unsere Wirtschaft zu töten! (Video)

https://www.facebook.com/100086118967960/posts/137922202421745/

______________________ 

PROKURORJA E BE-së, KÖVESI PO HETON URSULA VON DER LEYEN & Co, PËR BLERJEN MILIARDËSHE TË VAKSINAVE COVID -19

***

POLITIKA DHE LUFTA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura