Pashtriku, 25 dhjetor 2020: “Pasuria dhe fama: janë armike të paqes”, ka shkruar filozofi Baruch Spinoza (1632 – 1677). “Pasuria është kurth” – thotë ai! “Prandaj shmanguni”, – sepse sipas gjykimit të tij – “sa më shumë shtijmë në dorë, aq më shumë na shtohet oreksi, dhe aq më i madh do të jetë pikëllimi, kur nuk e shuajmë dot lakminë”!
Jo më kot filozofi i antikitetit, Diogjeni ka thënë:
“Lakmia është fillimi i çdo të keqe”!
Politikanët në Kosovë, në Shqipëri dhe jo vetëm, vijnë në pushtet me premtimin se do të jenë në shërbim të qytetarëve, por, politika i korit, derisa s’i venë lakmisë ‘pritë’ për fitim pa limit!
Prandaj lakmia e politikanëve tanë për pushtet për ta shti në dorë një buxhet, nuk duhet të jetë oreks i pashuar për pasurim, sepse në fund të sjellë pikëllim!
Të gjithë politikanët duhet ta shohin veten në pasqyrë, se sa ishin për 21 vjet të pafytyrë!
Kjo është një mynxyrë (*) në çdo mënyrë!
————
(*) Kuptimi i fjalës mynxyrë:
Mynxyrë, -a / emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) fatkeqësia, e keqe shumë e madhe; gjëmë: e gjeti një mynxyrë, i shkaktoj dikujt një mynxyrë; ia nxiu jetën.
Postime të Lidhura
DR.JAKUP KRASNIQI: POLITIKA MILLOSHEVIQIANE E GRUEVSKIT
Prishtinë, 12. 05. 2015 – Kushdo që ka ndjekur me pak me vëmendje sulmin e egër policesk me…
ADNAN ABRASHI: “SOKRAT I VUAJTUR” APO “DERR I LUMTUR”?!
(Prizren, 25. 09. 2012) – Sokrati u lind në Athinë në vitin 470 p.e.s dhe në historinë e…
BRAHIM AVDYLI: TRIPTIK PËR SHTJELLIMIN E DHEMBJES APO UDHËTIM NGA KOHA E SOTME E DERI NË ANTIKË
Bern, 9 prill 2018: Shkrimi i pestë që e lexova nga Agron Iliriani) 1. Dhembja ime është një…
QERIM KELMENDI: BASHKË DO TË PUNOJMË, BASHKË DO TË ECIM …
(Pejë, 17. 12. 2012) – Pas kaq vitesh pritjeje, pa qenë pjesë e politikës, por duke qenë votues…