PASHTRIKU: LIBRI ‘ALBANOPOLI – QYTETI QË DUA’, I AUTORIT ALBAN GURI

(Pashtriku.org, 18. 12. 2012) – Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan I mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq…! Këtu brenda ka zgjidhje! Albanopoli nuk është gjë tjetër, veçse një tezë shkencore mbi qytetin e vjetër antik me po këtë emër, e servirur në vargje, një frymëzim. Këtë zbulim ia dedikoj qytetit tim, kryeqytetit tonë. E gjitha kjo nuk është rastësi.

Ky territor u përzgjodh edhe njëherë mbas mijëra vjetësh, me një koncept enigmatik, si hapësira e duhur në të cilën do të hidheshin investimet më të mëdha gjatë viteve 1930-1944, si hapësira ku po konceptohej dhe do të ndërtohej kryeqyteti i ri i Lindjes, Roma e Re. Kjo ndodhi, ‘çuditërisht’, fill pasi u zbulua Butrinti më 1928. Ekzakt pasi u qartësua se nën baltën e shekujve, ndodhej edhe Apollonia e mahnitshme, Dyrrachiumi, e në fund Albanopoli. I kam kënduar në këtë poemë Qytetit që ishte, që nuk është më, por që në fakt e dua, e kërkoj, e ëndërroj dhe e thërras në frymëzimet e mia. Libri veç të tjerave, Albanopolit dhe lirikës, stilit dhe përmbajtjes, ka brenda prozën e re, rrugën e Re, të qytetarisë së Re botërore, jo pagane, të Shqiptarisë së re. Mban sigurisht edhe ritmin e asaj shkolle të përkryer të Shqiptarisë klasike. Të atij nacionalizmi kulturor, ideor e gjenetik, i cili po censurohet nga çdo pushtet e konjukturë, prej më shumë se 70 vjetësh.

ALBAN GURI

…………………………………………….

Në të gjithë kapitujt, paragrafet dhe argumentet e tij, Libri qëndron mbi gjithkënd… Edhe mbi vetë historinë, e cila shpeshherë kujton se mund të tallet me ne, se mund të na imponohet, me istrumentin e urisë apo të harresës. Në një mënyrë të re, moderne, avangard… madje nëse mund të themi, postmoderne, ky Libër na tregon se çfarë mendojmë ne të gjithë. Tregon bisedat tona, ndjesitë tona, të cilat në fakt nuk i kemi shumë të qarta … e për më tepër as nuk i shkruajmë. Qytetërimi lind me Fjalën dhe vijon me germat, me shkrimet e me librat. Prandaj, ne që sot tundim flamurin e kulturës e të dijes (e cila s`ka fund), duhet të mësojmë t`i shkruajmë ato që themi lart e poshtë, ato mendojmë. Qytetërimet më të spikatura janë ato që pas shekujsh e mijëvjeçarësh, kanë lënë gjurmët e tyre, shkrimet e tyre, në gjuhët e tyre.
(Shkëputur nga parathënia e librit: “Alban Guri: Albanopoli – qyteti që dua”, Tiranë 2011)

LEXONI KËTU TË PLOTË LIBRIN:


ALBAN GURI: ALBANOPOLI – QYTETI QË DUA

https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/aguri-albanopoli.pdf

…………………………………………………….

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TË JESH …

Lirikë fundjave Prishtinë, mars 2024 Ng Rexhep Kasumaj Të jesh… Mjafton të jesh pasditeve në t’voglën verandë pa…