ANARKIA MORALE!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 3 nëntor 2021
Polemikat përçarëse të politikanëve dhe jo vetëm, nëpër debate televizive si dhe akuzat me shpifje të pabaza të militantëve partiakë nëpër rrjete sociale, shpesh herë ma kujtojnë anarkinë e tretë morale, (nga pesë anarkitë shqiptare) të Fan S. Nolit.
Anarkia morale e Fan Nolit (e vitit 1923) sikur është bërë normale edhe në vitin 2021!
Noli thoshte (citoi): “këtu qeni s’njeh të zon; këtu karakteret dopësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyr ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.” – përfundon citati.
Prandaj ndaluni o njerëz me karaktere të dobëta, ambicozë të sëmurë e injorantë pa kufi! Ndaluni o njerëz të qullosur që ndërroni formë e ngjyrë çdo ditë!
***