«SHKOLLA SHQIPE» NË ZVICËR, HAP PIKËN SHKOLLORE NË SEPPACH – LUZERN

«SHKOLLA SHQIPE» NË ZVICËR, HAP PIKËN SHKOLLORE NË SEPPACH – LUZERN

Të mërkurën, me datën 16 mars 2022 “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi dyert e mësimit në gjuhën amtare edhe në pikën shkollore në  Sempach të kantonit të Luzern-it. A ka gëzim më të madh se t`i shohësh buzëqeshjet e këtyre fëmijëve gjatë orës mësimore që filluan t`i shqiptojnë shkronjat e shqipes. A ka gëzim më të madh për prindërit e tyre tek i shohin përpjekjet e fëmijëve për ta mësuar gjuhën amtare. Dhe gëzimi është i përbashkët për të gjithë me radhë:  nxënësit, prindërit, mësuesen Dorela Qato, si  dhe drejtuesit e “Shkollës shqipe” në Zvicër nën drejtimin e mësuesit Dr. Vaxhid Sejdiut

Mësuese Dorela Qato së bashku me nxënësit  e ”Shkollës Shqipe” në Sempach, të Kantonit të Luzern-it pas orës mësimore në gjuhën shqipe

Përpjekjet e vazhdueshme në këto dy muajt e fundit sollën edhe pikën shkollore në Sempach të Kantonit te Luzern-it. Një angazhim i suksesshëm në mes prindërve, veprimtarit Besim Laci dhe koordinatorit të Shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiut solli edhe pikën e radhës. Ditën e parë nuk patën mundësi t`i vijojnë mësimet të gjithë, ata të cilët ishin paraqitur, por fillimisht nxënësit Emela, Trimi, Hanifja, Leon, Alea, Adri, Bleriani, Eroni, Eldiani dhe Drinori ishin shumë të lumtur që filluan me mësimin në gjuhën shqipe. Shpresojmë që në ditët në vazhdim këtyre nxënësve do t`iu bashkëngjiten edhe fëmijë të tjerë në orët mësimore.

Dhe në orën e parë mësuesja Dorela Qato kishte zgjedhur vargjet për gjuhën shqipe të poetit Naim Frashërit, që të filloj orën e parë mësimore kushtuar gjuhës shqipe. Vargjet emblematike të bilbilit të letërsisë shqipe ,i cili me aq shpirt dhe përkushtim i këndoi gjuhës dhe Shqipërisë. Shqiptuan shkronjat dhe natyrisht bashkëbiseduam me qëllim që fëmijët ta mësojnë sa më mirë gjuhën e nënës. Edhe pse, ata,  janë të niveleve të ndryshme të motivuar nga prindërit janë të gatshëm të bëjnë përpjekje maksimale për ta mësuar gjuhën sa më mirë.

Kjo pikë shkollore, iu bashkëngjitet dhjetëra e dhjetëra pikave tjera shkollore në mbarë Zvicrën, të cilat janë hapur në javët dhe muajt e kaluar duke sensibilizuar prindërit shqiptarë për rëndësinë dhe nevojën e madhe që kanë fëmijët shqiptarë për gjuhën amtare. Edhe ekspertët e thonë një gjë të tillë “se pa njohjen e gjuhës amtare vështirë e kanë nxënësit ta mësojnë gjuhën e vendit”. Pra gjuha amtare është çelësi i suksesit dhe në këtë drejtim duhet të bëjmë çmos që fëmijët t`i këshillojmë dhe t`i orientojmë për te mirën e tyre. Dhe sot “Shkolla Shqipe” në Zvicër me hapjen e dhjetëra e dhjetëra klasave për ta mësuar gjuhën shqipe është bërë “dritare” për fëmijët shqiptarë, gjë që duhet të ndihmohet dhe përkrahet nga të gjithë prindërit shqiptarë. 

“Shkolla Shqipe” – Zvicër

Sektori për informim Isuf Ismaili

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura