AUTOKRACIA E KUAZI-LIBERALIT TRUDEAO!
Nga Sheradin Berisha, Facebooku 24 mars 2022
Një anëtar i Parlamentit Evropian ia tha në sy dhe e quajti kryeministrin kanadez Justin Trudeau ‘diktator’ gjatë udhëtimit të tij në Belgjikë këtë javë dhe akuzoi qeverinë kanadeze për shkelje të të drejtave të njeriut.
Pas diskutimit në foltoren e Parlamentit Evropian për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, eurodeputeti kroat Mislav Kolakusiç tha: “Fatkeqësisht sot, ka nga ne mes nesh që shkelin këto vlera themelore”.
“Kanadaja, dikur një simbol i botës moderne, është bërë një simbol i shkeljeve të të drejtave civile nën çizmen tuaj pothuajse liberale në muajt e fundit,” i tha eurodeputeti kryeministrit Trudeau, përpara se t’i referohej trajtimit autoritar të Kanadasë ndaj protestuesve të ‘Karvanit të Lirisë’ në Otava muajin e kaluar.
“Ne pamë se si i shkelni gratë me kuaj,” tha Kolakusiç.
“Si i bllokoni llogaritë bankare të prindërve të vetëm në mënyrë që ata të mos mund të paguajnë as arsimin dhe mjekimin e fëmijëve të tyre… shërbimet komunale, hipotekat për shtëpitë e tyre. Për ju, këto mund të jenë metoda liberale. Për shumë qytetarë të botës, kjo është një diktaturë e llojit më të keq.” – shtoi eurodeputeti.
Kolakusiç përfundoi duke e paralajmëruar Trudeau se ‘qytetarët e botës të bashkuar mund të ndalojnë çdo regjim që dëshiron të shkatërrojë lirinë e qytetarëve’.
Trudeau, i cili ishte i pranishëm në fjalimin dhe mbajti fjalimin e tij për ‘paqen dhe sigurinë’ dhe ‘mbrojtjen e demokracisë’, mund të shihej duke parë në heshtje.
Kryeministri mbërriti në Bruksel, Belgjikë të mërkurën për t’u takuar me liderët e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe G7 për të diskutuar ‘përgjigjen e tyre të bashkërenduar’ ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës. Udhëtimi është planifikuar të përfundojë të premten.
***
Edhe ruroparlamentarja gjermame, Christine Anderson ka bërë një deklaratë të ashpër kundër të ftuarit, Justin Trudeau.
“Një kryeministër që admiron hapur vetë diktaturën kineze, që shtyp të drejtat themelore duke persekutuar dhe kriminalizuar qytetarët e tij si terroristë vetëm sepse ata guxuan t’i kundërviheshin konceptit të tij të çoroditur të demokracisë, nuk duhej të ishte lejuar fare të fliste në këtë institucion.
Zoti Trudeau: Ju jeni një turp për çdo demokraci. Ju lutemi na kurseni praninë tuaj”, ka thënë Znj. Anderson.
———–
Dëgjoni një fragmente nga fjalimi i eurodeputetit kroat, Mislav Kolakušić
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220367948725225/1422855068168821
dhe eurodeputetes Christine Anderson
https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220367948725225/646058933129404