PËR ÇFARË LUFTE NË KOSOVË E KENI FJALËN, O MBURRAVECË!
Nga Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA, Prishtinë 29 mars 2022
Kotësia e një parashikimi
Lufta në Ukrainë po vazhdon dhe pasojat e kësaj lufte po dërrmojnë tregjet e botës sidomos shtetet e fuqishme evropiane që kanë krijuar vartësi kronike nga nafta ruse, gazi rus, gruri dhe mielli ukrainas sikur edhe ai i Rusisë. Gjithashtu, vaji i lulediellit është bërë shumë i kërkuar për faktin se Ukraina, Donbasi, Luhanski dhe Krimea që janë nën administrim të Federatës Ruse janë bazenet kryesore botërore të lulediellit. Në Kosovë kjo krizë hetohet më pak për faktin se kemi lindur në krizë, jetojmë në krizë dhe vdesim në krizë, me një fjalë kriza është përmbajtja e jetës dhe përfundimi i jetës. Edhe Buxheti i Kosovës është buxhet simbolik, social që siguron një mbijetesë të padinjitetshme për numrin më të madh të qytetarëve të Kosovës ndërsa projektet zhvillimore, për shkaqe objektive dhe subjektive janë arkivuar…, deri në zgjedhjet e ardhshme. Këto projekte zhvillimore, si Kutia e Pandores do të hapen gjatë fushatës elektorale.
Nëse i kemi parasysh rrethanat në të cilat po qeverisë Qeveria Kurti II siç janë pandemia e shkaktuar nga Covid-19 e që ka bllokuar shumë procese, ka dëmtuar shumë biznese duke krijuar papunësi edhe më të madhe sikur edhe ngritja e çmimeve shkaku i krizës globale e sidomos përshkallëzimi shkaku i luftës në Ukrainë, atëherë Qeveria Kurti II nuk duhet t’i nënshtrohet pushkatimit publik që po i bëhet për faktin se, me këto mundësi buxhetore e sidomos në këto rrethana, nuk e besoj se dikush apo çfarëdo qeverie do të bënte mrekullira përjashtuar ndonjë magjistari që ka kapacitet të bollshëm hipnotizues për vënie në gjumë të kopesë elektorale.Për herë të parë një lider që sipas parimeve çerçilliane mori pushtetin absolut , kryeministri Kurti, bashkë me koalicionin , përmes fuqisë së madhe të numrave të pushtetit pati mundësi të realizojë premtimet e fushatës aq më parë që thuaja nuk kishte fare opozitë. Më shumë i ka bërë opozitë Albin Kurtit Kimete Berisha me shkrimet e shpeshta, se të gjitha partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK! Jam i sigurt se asnjë parti opozitare, përjashtuar ndoshta AAK, nuk do ta pranonte ta merrte pushtetin në këto rrethana edhe nëse Albin Kurti do t’ua dorëzonte edhe me ceremoni shtetërore! Nuk janë të gatshëm të qeverisin dhe po presin që Albin Kurti të bëjë gabime e gabime e që pastaj, ta provojnë edhe një herë. Opozita i ka bërë llogaritë që Kurti të qeverisë një mandat pastaj nëse lodhet , deri në rraskapitje, të paraqiten si infuzion për ta vazhduar mbijetesën, tani, në rrethana tjera. Opozita po gabon në llogaritë e saja politike duke menduar se Kurti është antiamerikan dhe mbi këto themele ndërtojnë shpresat dhe iluzionet. Vetëm të ne në Kosovë ndodhë që politikanët e nivelit më të lartë të deklarojnë publikisht se do ta pranojnë çdo propozim që vjen nga amerikanët, pa e lexuar fare përmbajtjen! Jam i sigurt se Kurti, gjithashtu do t’i pranojë propozimet por jo pa i lexuar. Pasi t’i ketë lexuar do t’ i mbështjellë me një patriotizëm dhe interes shtetëtorë e që do i qet në tregun politik kosovar si zgjedhje më të mira se ato të 20 vjetëve të më parshme.
Nostradamusi dhe Baba Vanga kosovare
Pas vazhdimit të luftës në Ukrainë, politikanët kosovarë , sidomos pozita parashihnin luftë në Kosovë përkatësisht se Serbia do të intervenojë në veri të Kosovës. Realisht, u krijua një situatë se luftë do të ketë 100 përqind por se nuk mund të parashikohej dita, ora dhe minuta e fillimit të luftës. Këta parashikuesit e që janë 1000 herë më të mençur se unë dhe kanë më shumë informata, me vetëdije të plotë manipuluan dhe po nanipulojnë me të vërtetën duke e zhvendosur problemin në një fushë tjetër , fushën e luftës e që ngjallë frikë te shumica e qytetarëve. Të gjithë e kanë të qartë se në këto rrethana , edhe nëse Serbia do të donte , në Kosovë nuk do të ketë luftë. Po të ishte Vuçiqi i marrë siç mendojnë dhe dëshirojnë disa politikanë kosovarë , nuk do të shndërrohej në njeri të besueshëm të amerikanëve , evropianëve dhe atyre që vrajnë e kthjellin në botë. Pastaj , e ka përkrahjen e plotë të Rusisë dhe Kinës që e shndërron në kryetar të Ballkanit të Hapur. Bashkësia ndërkombëtare e konsideron lojtar të pazëvendësueshëm në Ballkan ndërsa nuk refuzon asnjë propozim për bisedime me Kosovën duke u shtirë se është në gjendje që në çdo çast të sakrifikohet dhe vdes për ruajtje të paqes ! Po kjo bashkësi ndërkombëtare e ka lënë Serbinë pa opozitë vepruese sikur edhe në Kosovë. Tash, Vuçiqi fiton zgjedhjet në Serbi me më shumë se 50 përqind dhe është irelevante se ku do te votojnë serbët e Kosovës. Biseksualiteti i deklarimit politik për Ukrainën ku vetëm brekët ua tregoi bashkësisë ndërkombëtare ndërsa kurvërinë politike me Rusinë e ka Kushtetutë morale , politike , njerëzore dhe shtetërore , jo që nuk e dobësoi politikisht por ia rriti peshën specifike politike në kohën kur Nostradamusi kosovar dhe Baba Vanga kosovare përrallisin për luftën në Kosovë në kohën kur nuk ka rezerva shtetërore as për 72 orë të plota . Kur Neroni kërkou nga Seneka nhë fjalim filizofik , përgjigja ishte : ” së pari ma mbushë barkun pastaj merremi ne filozofi…” Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet ta largojnë retorikën që afirmon luftën sepse askush nuk i pyet për asgjë. Duhet t’i kthehen problemeve reale që mund të zgjidhen , pavarësisht situatës jo të mirë. Duhet të tregojnë më shumë respekt për opoziten, sado e lodhtë që është. Pa opoziten nuk do të kalojë Marrëveshja me Serbinë , këtë e kanë të qartë edhe ndërkombëtarët. Në rrethanat e krijuara opozita duhet të sillet në pajtim me interesin shtetëror dhe të përkrah ndalimin e hapjes së qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, me ndrikullën OSBE. Nuk ka Matrëveshje me Serbinë pa pajtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që po mbahet peng në Hagë. Kush e shkelë luftën , e humbë paqen dhe është pa ardhmëri. Për Ukrainën më shumë po brengoset presidentja e Kosovës se vet Zielinski, kryetari i Ukrainës. Më shumë pk bënë analiza për ndikimin dhe rrezikun rus në Ballkan dhe Kosovë , se tërë Pakti NATO , me Stoltenbergun . Të vetmit që mund të shtyhen me kryeministrin dhe presidenten në kualfikimin e personalitetit të Putinit , deti dikund po e them , janë Bajdeni dhe Blinken !
Albin Kurti, si kryeminister me fuqi absolute vendimmarrëse në Kosovë duhet të thërrasë urgjentisht opoziten sepse oas zgjedhjeve në Serbi dhe zhvillimeve në Ukrainë , do të këndohet një kengë tjetër. Serbia është faktorizuar shumë ndërkombëtarisht dhe lojën po e bënë në territorin e Kosovës , pa e prekur fare Serbinë. Nëse aq shumë po flasin për rrezikun e luftës në Kosovë , kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet ta kwnë të qartë se koalicioni qeverisës ka shumë pak ushtarë që do ta bënin luftën. Po , ta lëmë luftën sepse diçka të tillë nuk do të ndodhë në Kosovë për aq sa Vuciqi po luan me dy palë letra, e para ka dhënë garancione se nuk do të ndërhyjë në Republika Srps ka dhe , e dyta , po nga kjo bashkësi ndërkombëtare e ka të garantuar pjesën e tortes në Kosovë përmes Marrëveshjes përfundimtare me Kosovën për të cilën të gjithë ndërkombëtarë deklarojnë se do të ketë kompromise të dhimbshme. Nëse edhe më tutje do të merremi vetëm me Ukrainën dhe Rusinëe që për këtë nuk po kanë kapacitetet as shtetet më të fuqishme të botës , kompromiset e dhimbshme do të shndërrohen në makth dhe , në këtë rast vërtetë mund të ketë luftë të re . Të merremi me pordhtë tona e mos të merremi me rrezikun që paraqet armatimi nuklear i Rusisë. Të parat mund dhe i dëgjojmë çdo ditë , për të dytat vetëm mund të përrallisim, urbi et orbi. Kush po na pyet dhe kush na merrë seriozisht kur jemi aq të padishëm dhe aq joseriozë. Zoti qoftë me në në prag të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.