VENDOSMËRIA E EDI RAMËS PËR “BALLKANIN E HAPUR” DHE ARMATOSJA E SERBISË NGA RUSIA DHE KINA!

VENDOSMËRIA E EDI RAMËS PËR “BALLKANIN E HAPUR” DHE ARMATOSJA E SERBISË NGA RUSIA DHE KINA!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 10 Prill 2022

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste, në konferencën e djeshme për shtyp është shprehur më i vendosur së kurrë më parë për realizimin e projektit “Ballkani i Hapur” (Open Ballkan).

“Jemi shumë të vendosur, të vendosur të ecim me Ballkanin e Hapur. Le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur dhe besoj që asnjë shqiptari të arsyeshëm nuk i vjen keq, përkundrazi s’ka si të mos i vije mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë dhe më lejoni t’iu them se pa Ballkanin e Hapur kjo nuk do të kishte ndodhur”, ka thënë Edi Rama.

Dhe ka vazhduar:

“Ballkani i Hapur është shumë i çmushëm për të ardhmen e rajonit dhe të çdo vendi në rajon, për ata që e kuptojnë sot dhe do ta kuptojnë edhe të tjerët më herët se sa vonë, do të bashkohen të gjithë. Ne na duhet të mbajmë këtë kurs paqe, e sigurie. Mos harroni se në Ballkan ka filluar edhe një luftë botërore, kështu që ky territor nuk është aq i thjesht dhe ne nuk kemi asnjë llogari që t’i fryjmë zjarreve të kota, të gjitha llogarit tona janë që t’i fryejmë erës së bashkëpunimit”, ka theksuar në fund Rama.

***

Derisa Edi Rama shprehet i vendosur për jetësimin e “Ballkanit të Hapur” së bashku me mikun e tij, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ky i fundit (vuçja) nga pozitat e “turbofolkut nacionalist” ka blerë sisteme më të reja luftarake – raketore dhe jo vetëm, nga Kina dhe Rusia!!! No coment!

Në vijim ju ftojë të lexoni burimet.

…………

Burimet:

Sistemi raketor kinez i mbrojtjes ajrore FK-3 që iu dorëzua Serbisë (Srbiji isporučen kineski raketni sistem PVO FК-3) 👇👇👇

https://www.atvbl.rs/vijesti/svijet/srbiji-isporucen-kineski-raketni-sistem-pvo-fk-3-9-4-2022

***

Serbia po zgjeron ombrellën e saj raketore duke blerë sisteme luftarake nga Rusia dhe Kina (Srbija nabavkom borbenih sistema iz Rusije i Кine širi raketni kišobran) 👇👇👇

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/srbija-nabavkom-borbenih-sistema-iz-rusije-i-kine-siri-raketni-kisobran-4-12-2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura