SHERADIN BERISHA: KOHA PËR REPUBLIKË SHQIPTARE NË NJË MAQEDONI FEDERALE!

Pashtriku.org, 14. 12. 2016: Shqiptarët në Maqedoni kanë shumë parti politike por s’kanë shtet! Derisa Maqedonia e sotme me kushtetutë konsiderohet vetëm si shtet i maqedonëvet, shqiptarët do të jenë parreshtur të diskriminuar – në çdo drejtim! Realisht shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton e shtetformues, dhe nëse është kështu, e vetmja rrugë për të dalur nga kjo gjendje është tejkalimi i përçarjeve ndërshqiptare, dhe formimi i njësisë shtetërore, fillimisht përmes një Kuvendi të Shqiptarëve në Maqedoni (me pozitë e opozitë shqiptare). Në këtë kuadër,në hapin tjetër të kërkohet ndryshimi i kushtetutës, e cila u mundëson shqiptarëve të forcojnë pozitën e tyre shtetformuese (si republikë) në kuadër të një Maqedonie federale!
***
Me 2 Mars 2013 kam shkruar:
SHERADIN BERISHA: NGJARJET E FUNDIT NË SHKUP E BËJNË TË DOMOSDOSHËM THEMELIMIN E KUVENDIT TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1343

(Pashtriku.org, 02. 03. 2013) – Dhuna, terrori dhe persekutimi i shqiptarëve në Maqedoni s’ka të ndalur. Ngjarjet e dy ditëve të fundit në Shkup, (djegja e flamurit kombëtar, si dhe rrahja dhe përgjakja e shumë të rinjve shqiptarë nga banda të organizuar të rinjësh maqedonas nëpër disa lagje të Shkupit…) i ka dhënë fund iluzionit të krijuar prej kohësh nga partitë politike shqiptare, se Maqedonia është edhe shtet i shqiptarëve (është shtëpia jonë) ku mund të realizohen të drejtat kombëtare. Tashmë dihet mirëfilli se, këto të „drejta“ nuk u realizuan as në kohën kur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit „bashkëqeverisi“ me VMRO’DPMNE’në e Nikolla Gruevskit, as gjatë kësaj periudhe që po „bashkëqeverisë“ Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit – me këtë parti antishqiptare, për faktin sepse VMRO’DPMNE’ja vazhdimisht partitë shqiptare i ka përdorë si ekspozitura në ekzekutivin maqedonë.
Për t’ja ndalur turrin kësaj të keqeje ogurzezë, e cila po thellohet çdo ditë e më shumë ndaj shqiptarëve, duket se ka ardhur çasti i fundit, kur të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni – pozitë dhe opozitë, (ato që janë pjesë e parlamentit dhe e institucioneve tjera në Maqedoni, por edhe ato parti jashtë institucionale) t’i japin fund grindjeve dhe hasmërive të tyre politike në luftën për pushtet, në këtë shtet që rrah e përgjak, burgos e persekuton, vretë, masakron e ekzekuton për çdo ditë shqiptarë. Prandaj, në këtë situatë tepër të rëndë nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët është i natyrshëm dhe tepër urgjent, Bashkimi i të gjitha Partive Shqiptare për të themeluar: KUVENDIN E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI.
Le të jetë kjo një nismë e padhunshme, legale dhe krejtësisht institucionale, për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në këtë pjesë të etnikumit shqiptar…
***
Ne korrik 2014, kam bërë të njejtën kërkesë!
SHERADIN BERISHA: DHUNA DHE TERRORI NË SHKUP I JEP FUND ILUZIONIT TË RREJSHËM – SE MAQEDONIA ËSHTË SHTET I SHQIPTARËVE! (FOTO+VIDEO)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2971

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura