VIZITË FAMILJEVE TË ÇLIRIMTARËVE!

Nga 9 – 19 qershor 2022

VIZITË FAMILJEVE TË ÇLIRIMTARËVE!

Prishtinë, Burojë, Gllogjan, Negrofc e Marinë

Nga Prof. Nusret Pllana

Unë dhe bashkëluftëtari im, Ing.Xhavit Muqolli nga Pokleku i Drenicës legjendare (përfaqësuesi i njërës ndër Familjet më të martirizuara në Kosovë), znj.Zahrie Podrimçaku – Subashi (ish e burgosur dhe veprimtare e devotshme e çështjes kombëtare, kontribuesi i palodhur i çështjes kombëtare z.Ahmet Bytyqi me bashkëshorten Lumnijen – të cilët me dekada punojnë dhe jetojnë në Danimarkë, Zelfia Pllana dhe Zoja Muqolli, brenda dhjetë dite i vizituam Familjet e krerëve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ata të Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Prof.dr.Jakup Krasniqi, Gjeneral Rexhep Selimit e Gjeneral Nasim Haradinajt, Komandant Sali Mustafës – Calit e luftëtarit emblematik dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hysni Gucati, të cilët padrejtësisht po mbahen në burgun famkeq të Gjykatës së Dhomave Speciale në Hagë, nga kjo Gjykatë një etnike (Gjykatë e turpit të “drejtësisë ndërkombëtare”), e cila i akuzon për krime të supozuara, ndërkaq kriminelët e Serbisë pushtuese e gjenocidiale, për të gjitha ato barbari e mizori mbi shqiptarët civilë duarthatë, të dëshmuara e të faktografuara edhe nga faktori vendor edhe ai ndërkombëtar, i ka fal dhe i ka rehabilituar pa fije turpi!!

Kjo është ajo Evropa “demokratike” e cila shqiptarët gjithmonë i ka trajtuar shekuj me radhë, dhe vazhdon t’i trajtoj qytetarë të rendit të dytë edhe sot e kësaj dite!!

Ne besojmë thellë në pafajsinë e bashkëluftëtarëve tanë, sepse ata e kanë sakrifikuar jetën për ta mbrojtur popullin tonë të shumëvuajtur e liridashës nga gjenocidi serb, ata ishin aleat të përbetuar të NATO-s e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, prandaj kërkojmë lirimin e tyre të shpejtë dhe pa kusht, e në vendin e tyre të ulet e të marrë dënimin e merituar sajuesi dhe trilluesi i kësaj aktakuze absurde, Dick Marty – argati i përbetuar i Serbisë dhe Rusisë barbare, i cili, kur e pa që u zhvesh i tëri nga ato trillime ogurzeza për t’i akuzuar çlirimtarët tanë për krime të supozuara, që me çdo kusht të barazohet viktima me kriminelin (sepse për këtë shërbim të ndytë i kishte marrë milionat nga Beogradi dhe nuk i doli matematika siç kishte planifikuar) atëherë filloi të ‘aktroj’ e ta luaj rolin e viktimës, duke kërkuar mbrojtje shtetërore nga Zvicrra, se gjoja serbët duan ta vrasin, për t’ua lënë fajin shqiptarëve!!

Familjarët e shokëve tanë çlirimtarë, i falënderojmë nga zemra për respektin, mikpritjen e bujarinë shqiptare që na e bënë këto ditë, me rastin e vizitave tona dedikuar familjeve të tyre, me një moral të lartë e qëndrim dinjitoz e të paluhatshëm, duke shpresuar e besuar se më në fund drejtësia do të fiton, e djemtë e tyre, bashkëshortët e tyre, vëllezërit e tyre, nëse vetëm një minimum i drejtësisë ndërkombëtare ekziston në këtë nënqiell, ata duhet të gjithë të lirohen të pafajshëm, edhe pse çdo drejtësi e vonuar është padrejtësi!!

P.S. I kërkojmë falje luftëtarit të lirisë Pjetër Shala, i cili gjithashtu ndodhet në Hagë për akuza të tilla absurde, se familjen e tij, për shkak të faktit që ndodhet në Belgjikë, nuk mundëm ta vizitojmë, por edhe Pjetrit i dëshirojmë shëndet e lirim të shpejtë nga ai burg famkeq, i cili po vazhdon t’i terrorizoj shokët tanë çlirimtarë, mu sikur në kohën e fashizmit hitlerian.

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT TANË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura