TA RUAJMË TRASHËGIMINË TONË KOMBËTARE SI SYTË E BALLIT!
Nga Sheradin Berisha, 14. 07. 2022
Trashëgimia jonë historike, kulturore e kombëtare është pasuri e shumë brezave, e cila pasqyron historinë mijëvjeçare të shqiptarëvet, dhe si e tillë ajo dëshmon vijimësinë historike, materiale dhe shpirtërore të kombit tonë.
Dhe sot kjo pasuri e çmuar është një sfidë e parreshtur përballë kujdesit shtetëror e kombëtar, për t’i ruajtur gjurmët e së kaluarës dhe për t’ia përcjellur ato brezave që vijnë pas nesh.
***