POLITIKA E PARTIVE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT!

POLITIKA E PARTIVE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT!

Më 26 maj 2021, gjatë ditëve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit kam bërë një analizë, të cilën ua risjellë në kujtesë harrestarëve të shumtë në radhët e politikës dhe jo vetëm …

Nga arkivi i FB, 26 janar 2021

NË CILËN REPUBLIKË BËJNË GARË ELEKTORALE PESË PARTITË POLITIKE SHQIPTARE?!

Nga Sheradin Berisha

Pesë partitë politike, LVV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA me slloganet e tyre: ‘Drejt dhe krejt’; ‘Rimëkëmbje’; ‘Shteti. Shtet’; ‘Forca e Kosovës’ dhe ‘Me çlirimtarët’, kanë hyrë në një garë elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!

– Në cilën republikë bëjnë garë për pushtet këto pesë parti politike shqiptare?!

– Në republikën e pakos së Ahtisarit, të shpallur më 17 shkurt 2008 …

Dhe kjo republikë:

– ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse Kosova u shpallë shtet demokratik multietnik!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 100 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s dhe jo vetëm;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;

Nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (26 janar 2021) në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar nga 5 partitë politike shqiptare) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK’ja në 10 komunat serbe mësohet se ishte organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë (kujto këtu vaksinat që i solli Serbia në veri pa e pyetur qeverinë e Haxhi Topit); pastaj

– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise (kujto këtu fillimin e vitit shkollor 2020/21 kur shkollat në komunat serbe me vendim të qeverisë së Beogradit, nisën mësimin më 1 shtator, duke mos i respektuar vendimet e qeverisë Hoti)!!!

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, në të cilën garojnë LVV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA për zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u trembur fare për funksionimin e institucioneve të Serbisë në zemër të Dardanisë!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila u shkaktuan të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI,

– lustracioni dhe hapja e dosjeve etj.etj.

***

A ka pas nisma serioze për reformim në këtë drejtim?

Jo, deri më sot s’ka pas nisma të tilla nga asnjë parti politike!

Prandaj pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

_______________

Shtojcë: Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇   

http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

======================================

Përveç bankave, shëndetësisë, telekomit, energjisë planifikimi hapësinor dhe jo vetëm, NË REPUBLIKËN E AHTISARIT EDHE 100 SHKOLLA PUNOJNË ME PLAN – PROGRAME TË SERBISË, dhe ne themi se jemi shtet i pavarur dhe sovran!!!

Shteti i pafuqishëm, rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

https://video.gjirafa.com/shkolllat-serbe

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura