A DO HETOHET ILIR META … ?

A DO HETOHET ILIR META … ?

A do hetohet Ilir Meta si një peshk i madh për korrupsion apo është cironka e radhës?

Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave GjeologjikeShtator 7/2022

Foto është marrë nga Gazeta Tema, botuar në 27 Gusht/2022  

Ka ditë që po bëhet një zhurmë mediatike shumë e madhe rreth hajdutit dhe kriminelit Ilir Meta(j), shpresojm shumë që hetimi tij të mos përfundoj si një tollumbace që shpërthen pa lënë gjurmë lart në qiell të hapur. Kjo për faktin e pak ҫështjeve ligjore që janë ngritur rreth këtij dinosauri të korrupsionit dhe lidhjeve të tij të ngushta me krimin, i cili ka 32 vjet në krye të politikës dhe në pozicione më të larta drejtuese të Institucioneve apo Shtetit Shqipëtar. Ilir Meta në gjithë karierën e tij të gjatë politike – qeverisëse – parlamentare – presidenciale ka krijuar shumë hije të rënda dyshimi në lidhje me afera të ndryshme për vjedhje dhe korrupsion me vlera monetare marramëndëse në të gjitha degët e ekonomisë kombëtare, ku janë zhvilluar tendera, shitje, privatizime apo dhënie lejesh, transfera monetare, pastrime parash apo lobime me para korrupsioni, etj. Veprimtaria e tij korruptive është e gjithanëshme, por ajo me vlera korrupsioni marramëndëse lidhet kryesisht me sektorët më të rëndësishëm strategjik të ekonomisë, siҫ janë pasuritë natyrore hidrokarbure, minerare, energjitike ose nëpërmjet marrjes së ryshfeteve të ndryshme nga oligarkët e tij familiar dhe të qeverisë apo drejtorët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – sot Partia e Lirisë, e cila ka lulëzuar mjaft në të gjitha dikasteret shtetërore deri posht në bazë, gjatë kohës që kjo parti ka qënë disa herë në bashkëqeverisje me mostrat e korrupsionit Sali Berisha, Edi Rama dhe Fatos Nano, ku gjithmonë partia e tij ka zgjedhur dhe ka drejtuar kryesisht Ministrinë e Ekonomisë që shquhet vetëm për tendera dhe para pa hesap.             

Jo vetëm kaq, por gjatë përfshirjes së tij në krime financiare ai është përfolur se ka kryer dhe krime që kanë marr jetë njerëzish. Kjo është më se normale dhe e pranueshme, sepse përfshirja e tij në vjedhje, korrupsion, pazare droge, etj., detyrimisht e ka ҫuar atë edhe në kryerjen e krimeve njerëzore. Për të gjitha këto ai është përfolur mjaft dhe disa prej tyre janë denoncuar me fakte në drejtësinë e vjetër dhe të re, të cilat nuk kanë vepruar ose një pjesë të dosjeve ja kanë mbyllur paqësisht, sepse pikërisht drejtësia ka qënë dhe është nën drejtimin e kupolës politike PD – PS – LSI. Vetëm një prej bëmave të tij, po të kishte drejtësi reale, do të ishte një fakt më se i mjaftueshëm për të ndërprer karierën e tij në politikë apo dhe të hajdutëve të tjerë si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, etj., të cilët kanë 32 vite që kanë ozurpuar, paralizuar dhe nxjerr jasht loje gjithë politikën shqiptare.  

Kjo klasë politike e ka ҫuar ekonominë në një humnerë të thellë, ku mbizotrojn vetëm vjedhjet dhe korrupsioni, popullin e ka futur në varfëri ekstreme, krimin e ka lulëzuar dhe e ka sjell në drejtimin e punëve të shtetit, ndërsa drejtësinë e ka asfiksuar totalisht. Megjithatë, bëri ҫbëri, gjithëҫka që ai deshi bëri, në atë kohë dhe më vonë, por ato nuk u bënë asnjëher pengesë për vazhdimësinë e karierës tij në politkë dhe bashkëqeverisje, duke kaluar herë me të djathtën dhe herë me të majtën. Veprimtaria korruptive, vjedhjet, krimet, etj., të familjes Meta – Kryemadhi kanë qënë plotësisht të njohura për Sali Berishën, Edi Ramën, Fatos Nanon, por megjithatë ata e kanë pranuar atë në bashkëqeverisje, i kanë përtypur krimet dhe skandalet e tij, kanë vjedhur bashk me atë dhe e kanë emëruar në pozicione të larta drejtuese në qeveri, në parlament dhe në krye të shtetit, President të Republikës, bile e kanë mbrojtur fortë në të gjitha skandalet që ai ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo është lidhja e ngushtë apo marëveshja e fshehtë që ata kanë bërë midis tyre për të mos ndëshkuar njëri-tjetrin, e cila vazhdon akoma edhe në ditët e sotme ku perëndimi flet ҫdo ditë për korrupsionin dhe pastrimin e parave të drogës dhe krimit të organizuar!   

Të neglizhosh dosjet kryesore mbi veprimtarinë korruptive – kriminale të Ilir Metës dhe të kapesh pas ҫështjeve anësore si ajo për gërmën “J” në mbiemrin e tij, si ish – spiun i sigurimit shtetit në kohën e diktaturës, mosdeklarimin e të ardhurave për fshehje taksash ose vetëm pas lobimeve në SHBA dhe transferat e parave të korrupsionit për pagesat e tyre, që në politikën shqiptare janë bërë të zakonëshme dhe janë kthyer në mjete kryesore mashtrimi për popullin dhe ndërkombëtarët për të siguruar karriket e tyre për pushtet dhe hajdutëri, do të thotë se vendimin për hetimin dhe ndëshkimin e Ilir Metës, ka shumë gjasa që ta ketë vendosur vetë kupola politike duke i caktuar drejtësisë edhe vijën e kuqe në punën e saj. Kjo është njëlloj siҫ veproi drejtësia e komanduar, duke shantazhuar Lulëzim Bashën me lobimet në SHBA që u harruan me kohën ose me ato pak “cironka korrupsioni” që janë kapur deri tani dhe gjoja dënohen vetëm për shpërdorim detyre, ndërkohë që qeveria vazhdon të jap tendera dhe konҫesione miliona Euro për oligarkët, kriminelët dhe hajdutët e saj, pa ju dridhur syri nga drejtësia. Drejtësia, SPAK-u, duhet të kishte filluar hetimet për ndëshkimin e Ilir Metës shumë kohë më parë dhe të kishte filluar nga dosjet më të bujëshme ku aferat korruptive të tij janë me fakte publike konkrete dhe bëhet fjalë për miliona Euro vjedhje, por sigurisht pa neglizhuar këto që ajo gjoja ka filluar të hetoi tani që është tepër vonë.   

Në radhë të parë drejtësia, SPAK-u, duhet të kishte hetuar me kohë, të sqaronte popullin, të ndëshkonte Ilir Metën dhe bashkëpunëtorët e tij duke filluar nga:

  • Roli Ilir Metës, k/ministër, në vjedhjen e Thesarit të Shtetit Shqiptar në tunelet e Krrabës, që kur ai ishte ende një “ҫilimi” hajdut i sapo futur në politikë vetëm për të vjedhur dhe populli nuk mund të priste gjë tjetër nga kjo monstër, në këto 32 vite, përveҫse krime financiare me vlera kolosale dhe kërcënime publike prej tij për ti shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia.
  • Roli Ilir Metës, Sali Berishës, etj., në aferën korruptive më të përfolur mbi privatizimin e OSHE-së apo siҫ është quajtur dosja CEZ – DIA, denoncuar nga juristi Romeo Kara.
  • Roli Ilir Metës në videon që publikoi i ndjeri Dritan Prifti dhe denoncimet mbi aferat e tjera korruptive të tij, po nga ky ish – ministër, të cilat u bënë shkak për vrasjet e 21 Janarit/2011.
  • Roli Ilir Metës, k/ministër, në minierat e bakërrit, fabrikat e pasurimit tyre, etj., sepse në vitin 2000 i ka dhënë këto me konҫesion me kushte favorizuese duke hequr detyrimet ndaj shtetit ton për konҫesionarin mafioz turk, video:

https://www.youtube.com/watch?v=NWkA2gLia4U)

 Më vonë, në vitin 2017 kur ky hajdut drejtonte parlamentin, për këtë konҫesion, ka shtuar afatin e kontratës në 42 vjet deri në fund të vitit 2043. Mos vallë ky hajdut është “aksioner” (bashkëpronar) në këtë konҫesion bashk me mafiozin turk???

  • Roli Ilir Metës, k/ministër, në minierën e kromit Bulqizë, fabrikën e pasurimit Burrel dhe ferro-kromit në Elbasan, sepse në vitin 2001, i ka dhënë këto me konҫesion. Pas privatizimit, po ky hajdut, Ilir Meta, në 2016-tën kur drejtonte parlamentin dhe këtë konҫesion e kishte Samir Mane, i ka shtuar afatin kontratës me 10 vjet deri në vitin 2040, ndërsa gjatë kohës në presidencë ky konҫesion u transferua (me miratimin e qeverisë Rama) tek një konҫesionar turk, që me siguri duhet ti përkasi grupit mafioz që ka minierat e bakërrit, edhe këtu Ilir Meta me siguri duhet të jetë “aksioner” (bashkëpronar), pa përjashtuar dhe “aksionerët” e rinj të qeverisë Rama. Këto janë dy nga pasuritë minerare shtetërore më të mëdha në vendin tonë, me fitime kolosale. Pra, ky mafioz ka bunkerizuar bashkëpronësinë e tij, etj., në këto konҫesione gjatë kohës që ka patur pozicione drejtuese kyҫe në qeveri, parlament dhe presidencë.
  • Por historia grabitëqare e Ilir Metës nuk përfundon me kaq, ky është një nga njerëzit që ka insistuar dhe lobuar fort për Leonidha Çobon, që ai të ishte drejtor i Kompanisë Bankers Petroleum në Shqipëri, në kohën kur ajo mori me konҫesion pellgun më të madh të naftës me vendburimet Patos – Marinës – Kuҫovë, ku Ilir Meta duhet të jetë një nga bashkëpronarët (“aksioner”) kryesor që bëjnë ligjin në këtë kompani, të cilët po vjedhin dhe po shkatërrojn këtë pasuri natyrore shtetërore bashk me konҫesionarin, etj., për tu pasuruar. Miqësinë me Lonin e lidhte anëtarësia dhe militantizmi i tij me Partinë Familiare të Ilir Metës, LSI-në. Ishte pikërisht Leonidha Çobo që e shoqëronte, mbase dhe e financonte me parat e naftës, Ilir Metën dhe bandën e tij, në të gjitha takimet elektorale që ai zhvillonte në Rrethin e Fierit. Para pak vitesh u fol se dosja e Leonidha Çobos, i denoncuar për korrupsion nga vetë kompania Bankers Petroleum, ishte nën hetim nga SPAK-u dhe Gjykata Fierit, por jehona e saj u zhduk shumë shpejt, sepse duhet të kënë zbuluar shumë gjëra që me sa kuptohet ka prekur thellë interesat e “aksionerëve” të kupolës së lartë politike dhe qeverive të përfshira në këtë aferë konҫesionare korrupsioni.  
  • Ilir Meta me Sali Berishën shkatërruan gjithë Industrinë Shqiptare, të rëndë dhe të lehtë, uzinat, fabrikat, kombinatet, rafineritë e përpunimit naftës, TEC-et, etj., bile dhe parkun e madh të sondave të shpimit që kishte Industria Naftës, ku gjithëҫka e ҫuan për skarp dhe parat i ndan midis tyre, shkatërruan Institucionet Shkencore dhe bërthamat teknike të Nd/jeve, me qëllim që ta kishin më të lehtë vjedhjen e pasurive natyrore kombëtare.
  • Babëzia e tyre për pasuri duke vjedhur pasuritë kombëtare, i ka sjell dëme të pallogaritëshme Shqipërisë, sepse jo vetëm që i vodhën ato, por si “aksioner” në vendburimet e pasurive natyrore hidrokarbure dhe minerare kanë stimuluar konҫesionarët për shfrytëzimin barbar të tyre në mënyrë që të fitojn sa më shumë dhe të pasurohen në një kohë sa më të shkurtër. Kjo ka sjell shkatërrimin e pa-rigjenerueshëm të tyre, që është një humbje më e madhe se sa vjedhja dhe korrupsioni. 
  • Le të vijmë në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve elektorale, ku qeveria Berisha – Meta miratuan projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). U fol shumë, bile dhe nga socialistët, në atë kohë në opozitë dhe më vonë në pushtet, se Shqipëria do kishte benefite prej tij, por faktikisht vendi ynë nuk përfitoi asgjë, sepse qeveria Berisha – Meta, përjashtuan grupin e ideatorëve projektues të TAP-it, pikërisht në kohën e diskutimit të benefiteve, dhe e zëvëndësuan atë me një grup mafioz i përbër nga ministri Edmond Haxhinasto dhe shefat e tij Meta – Berisha, ndërmjetësi që ata vetë e zgjodhën dhe kompania e gazit, të cilët ja hoqën benefitet Shqipërisë dhe me siguri i kanë ndar midis tyre duke u futur si “aksioner”, kurse Shqipëria përfundoi viktimë.

Këto janë disa nga aferat kryesore korruptive që analiza e fakteve të ҫon tek Ilir Meta, por jo të gjitha, sepse gama e tyre duhet të jetë shumë herë më e madhe dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tij të përfshir në vjedhje, korrupsion dhe krime është shumë i gjërë. Ai nuk ka vjedhur vetëm, por bashk me Berishën, Ramën, Nanon, dhe bandën e madhe të hajdutëve të LSI, PD dhe PS me të cilët ka bashkëqeverisur, në këto 32 vite “demokraci”. Prandaj drejtësia, SPAK-u, nuk duhet ta hetoj atë veҫmas, por të gjithë duhet të hetohen dhe ndëshkohen bashkë, njëkohësisht, për vjedhje, korrupsion, shkatërrim të pasurive publike, krime njerëzore dhe sabotim të qëllimshëm të proҫeseve demokratike në Shqipëri. Sekuestrimi i pasurive të tyre dhe milionat e fshehura në bankat offshore apo të shpërndara nëpër njërëzit e besuar të tyre është një tjetër aspekt akoma më i rëndësishëm krahas me ndëshkimin, sepse ato janë pasuri shtetërore që duhet ti kthehen popullit. Kjo kupolë politike me këta drejtues është bërë një barrë tepër e rëndë mbi supet e popullit fukara. Shpresojm që hetimi dhe ndëshkimi Ilir Metës me kompani nga SPAK-u të mos transformohet në një gjyq politik të sajuar për shpërdorim detyre duke abuzuar me fondet publike.  

Uroj që Ilir Meta të këtë këmbën e mbarë! Tërhiqe Like zvarrë atë këmbë që të marrësh sa më shumë hajdut dhe kriminel pas vehtes!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura