PASAIONI ËSHTË GJUHA E SHPIRTIT  

Pasioni është gjuha e shpirtit

Nga Vlora Obertinca

“ Mendja jonë është si një kompjuter me shumë programe brenda. Ashtu si i regjistrojmë programet në kompjuter dhe kemi mundësi ti fshijmë, ashtu mundemi edhe ne të veprojmë me mendjen tonë. Çdo ngjarje është e regjistruar në ndërdijen tonë. Andaj, ne jemi rexhistruesi dhe fshirësi i vetëm në mendjen tonë, që mund ta bëjë këtë punë.

Asnjë njeri, dhe asnjë dashuri nuk është e përjetshme. Çdo njeri na vjen në jetë për të na mësuar diçka, si për mirë, si për keq. Mësojeni mësimin dhe fshini programin që nuk ju pëlqen. Me mendjen tuaj, përshëndetuni me atë njeri, duke i dërguar paqe me mendjen tuaj, dhe vazhdoni jetën.

Kështu i hapni rrugë dashurisë së ardhme dhe sukseseve duke i fshirë programet, gjegjësisht njerëzit që nuk ju shërbejnë për të mirë.

Mos i’a dhuroni askujt butonin e kontrollit të mendjes dhe jetës suaj. Kjo sepse, ju jeni ai mbreti apo mbretëresha që udhëheqni me jetën tuaj.“

***

“ Pasioni është gjuha e shpirtit, që flet vetëm në një gjuhë që nuk flitet, por vetëm ndihet, gjuhë që përkthehet në ndërdije në 7000 gjuhë të ndryshme për 7 miliardë njerëz në tokë”.

Kultura jonë pellazgo – ilire është një kulturë e lashtë, po aq e lashtë sa vet njerëzimi në tokë. Civilizimi pellazg thuhet të ketë orgjinën nga ylli Sirius i cili gjindet në Galaksinë tonë. Andaj, s’do mend se edhe Atlantida me një teknologji shumë më të avancuar se sa sot, duhet të ketë qenë pellazge. Tërë kjo trashëgimi antike e popullit tonë, na bënë të kuptojmë, se paraardhësit tonë pellazg kur kanë populluar tokën, me vehte kanë sjellur edhe perlat e diturive së bashku me ligjet e Universit, ligje këto që përcjellin njeriun në çdo hap të jetës dhe i japin kuptimin e duhur asaj, nga aspekti fizikë dhe shpirtëror.

Vet fakti që historisë botërore i kemi dhënë burrështetas, që nga Aleksandri i madh në Romën antike, katër Papë Vatikanit, 28 vezira perandorisë otomane deri te Ataturku, Kapodeistria i Greqisë moderne, mbretin Faruk të Egjiptit, duke vazhduar me Napoleonin e familjes arbëreshe Bonaparti, dhe shumë të tjerë, flet për atë se ne i kemi në duar thesarët e mrekullive të botës dhe se, historia e jonë duhet rishkruar njëherë drejtë dhe mirë “

***

“ Sa herë që ne e vizitojmë një ngjarje me mendimet tona, ne riaktivizojmë të njëjtën energji që e kemi përjetuar në momentin kur ka ndodhur ajo ngjarje. Andaj, kujdes se çfarë vizitoni me mendjen tuaj, sepse kujtimi i bukur është shumë i këndshëm për ta rivizituar, por, nëse kujtimi është i hidhur, atëherë i bëni dëm shëndetit tuaj, sepse çdo nervozizëm shkakton humbjen e 100.000 qelizave nervore, të cilat thuhet se nuk rigjenerohen më.“

*** 

“Shpirti është dashuri dhe, kur shpirti, mendja dhe trupi bëhen një dhe operojnë në të njëjtën frekuencë, njeriu përjeton të qenit në fushën kuantike, ku çdo dëshirë mund të realizohet dhe njëkohësisht çdo gjë brenda njeriut ndihet bukur, e ekuilibruar dhe në harmoni”.

“ Tanimë shkencëtarët amerikanë të neurologjisë kanë bërë matjet e gjendjes së frekuencave të trurit dhe, nëpërmjet simulimeve neurologjike, kanë vërtetuar se edhe njerëzit e rëndomtë, si unë dhe ti, mund ta qetësojnë trurin nëpërmjet meditimeve dhe të arrijnë deri në fushën kuantike, të udhëhequr nga tutorët, mësuesit apo shkencëtarët.

Fuqia e mendjes vërtetohet edhe nga besimi i plotë ndaj një mendimi të caktuar të dikujt. Bie fjala, kur një pacient shkon të mjeku, ai i beson pa kurrfarë rezerve gjithçka që i thotë mjeku. Zakonisht mjekët e mirë, të cilësdo fushë, janë edhe psikologë të mirë dhe si të tillë, në mënyrë shumë dashamirëse, arrijnë të imponojnë mendimin e tyre te pacienti dhe ai e beson diagnozën si të qenë, edhe nëse realisht nuk është ashtu. Ka raste, kur mjeku nuk ia transmeton pacientit diagnozën e caktuar, por i thotë “shiko, se këto janë disa ilaçe që kanë dalë tani në treg dhe janë shumë efikase. Ju duhet t’i përdorni këto, në mënyrë që ta tejkaloni gjendjen tuaj, e cila nuk është asgjë më shumë se sa një lodhje kronike e rëndomtë, që ka si pasojë një çrregullim të lehtë hormonal”. Kështu mjeku i jep vitamina dhe pacienti beson se është i shëruar plotësisht. Ky besim i pakushtëzuar quhet “placebo efekt” (ndikim i padëmshëm). Ky ndikim është studiuar nga shkencëtari amerikan dr. Dispenza. Janë marrë dy grupe pacientësh me depresion. Njërit grup i janë dhënë vitamina, ndërsa grupit tjetër i janë dhënë antidepresantë. Rezultati ka qenë mahnitës. Pas disa javëve të përdorimit të terapisë, me antidepresantë dhe me vitamina, rezultatet kanë qenë të njëjta në shërimin e pacientëve.”

***

“ Dr. Joe Dispenza thotë se, “mendja është gjuha e trurit, ndërsa emocionet janë gjuha e trupit” . Shpeshherë ndodh që pas një ngjarje të caktuar, qoftë dashurie apo dëshpërimi, mendja jonë e kujton atë ngjarje,ndërsa trupi ynë regjistron emocionin e përjetuar, që do të thotë emocionin e dashurisë në këtë rast e përjeton dhe e kujton trupi ynë dhe si e tillë, kjo ndjenjë e frekuencës më të lartë energjetike i rigjeneron të gjitha qelizat e trupit, duke i lumturuar ato, pasi ndjenja e dashurisë liron hormonin e lumturisë, të quajtur serotonin. Andaj, them dhuroni dashuri sa të mundeni sepse, në ndërdijen tonë, ndjenja e dashurisë urdhëron qelizat tona të shërohen “ – citat nga libri im “ Vera e shpirtit “

*** 

“ Kurr mos heqni dorë nga ëndërrat tuaja sepse, jeta është e gjatë dhe ne nuk e dijmë sakt kur ndodhë realizimi i ëndërrës. Secili prej nesh është i bekuar me një dhunti të veçant të përcaktuar nga Krijuesi ynë apo inteligjenca e pafund madje, para se të vijmë në këtë jetë. Një dhunti që e ka njëri, nuk e ka tjetri andaj, jetoni momentin duke bërë gjëra që u’a lumturojnë shpirtin sepse, duke i bërë ato, ju përjetoni zgjimin shpitëror dhe e zbuloni më lehtë misionin tuaj në këtë jetë”.

***   

“Mendimi nuk është për t’u prekur fizikisht, por për t’u parë në realitet, nëpërmjet paraqitjes së veprave tona”.

Fragmente të shkëputura nga libri im motivues “ Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca

==================

Porosinë e librit online brenda Kosovës mund t’i bëni te Libraria Artini – Toena, ndërsa jashtë Kosovēs te Libraria Dukagjini:

https://dukagjinibooks.com/en

__________________

SECILI NGA NE DUHET TË NDJEK PASIONIN E JETËS

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura