EDHE NË BRUKSEL U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

EDHE NË BRUKSEL U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

Nga Nusret Pllana, Bruksel, 8 tetor 2022

Në një atmosferë dinjitoze, Qendra kulturore “VATRA” e Brukselit, me z. Amet Gjanaj – Kryetar, u bë promovimi i librit të xhepit frengjisht – shqip “N’ OUBLIE PAS – MOS HARRO KURRË”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Në këtë manifestim kulturor e shkencor, ku u promovua edhe filmi dokumentar “ KUSH I VRET FËMIJËT”, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala, morën pjesë edhe përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, znj.Viola Kaloshi – Konsule, përfaqësuesi i Republikës  së Kosovës në Bruksel, z. Miftar Kryeziu – Konsul, veprimtarë e afaristë të shumtë shqiptarë nga Belgjika, Kryetari i Shoqatës “Nëna Terezë” nga Namyri, z. Arian Bajraktari me të shoqen Bukurijen,   TV R – udhëhequr nga gazetari i mirënjohur shqiptar, z. Rifat Avdiu e Përparim Reka, fotoreporteri i njohur shqiptar, z. Asllan Krasniqi, dhe, përfaqësues  të shumtë të Familjeve Gjonbalaj, Demiri e Dernjani, dhe ish bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të autorit Nusret Pllana.

Atmosferën e këtij manifestimi kulturor e bëri edhe më madhështore, programi kulturo – artistik i djemve dhe vajzave të Ansamblit “VATRA”, me ekzekutimin e tri të valleve të bukura shqipe, të udhëhequr nga koreografja Vaile Shkodra.

RESPEKT!

_______________

EDHE NË AUSTRI U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura