ÇFARË DUHET TË KETË PARASYSH …

Çfarë duhet të ketë parasysh elita e re politike e Partisë Demokratike

Nda Skënder Sadri KAPITI         

Elita e re politike e Partisë Demokratike, ku si më meritorët e më të njohurit publikisht e ndërkombëtarisht janë Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe të tjerë , ata duhet të kenë parasysh që: elita e vjetër politike,aktorët kryesorë të saj janë mëkatarë publik e kombëtarë të mëdhej të cilët  kanë dështuar.

Ata janë aktorët dhe fajtorët e gjëndjes ku ka rënë  dhe ku mbeti shteti dhe shoqëria shqiptare gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.

Duhet që kjo elitë e re politike të mos ketë  asnjë marrëveshje dhe asnjë kompromis me ata që Basha i ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të aktivizohet në maksimum për të ngjallur besim e shpresë për ndryshimin e Shqipërisë sepse elita e re politike e PD-së  nuk ka mbi kurriz dhe nuk është e shtërnguar  e as e ngarkuar nga zullumet dhe as nga mëkatet  as të së shkuarës dhe as të së tashmes korruptive që kanë zhytur elitën e vjetër politike në llum korrupsioni, hajnije e papëgjegjshmërie.

Elita e re politike e PD-së nuk ka pse të afrohet e të bashkëpunojë as me elementë vetmitarë, parazitarë e servilë  të këtij tranzicioni  si Duka, Shehu, Spahiu , Gjuzi, Ndoka, Mediu e të tjerë të cilët kanë vetëm vulë partie dhe as antarë e as simpatizanë.

Nëse elita e re politike bën gabimin e madh , atë të bashkëpunimit me ata të cilët publiku nuk i do, atëhere kjo do t’i shërbente vetëm zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës.  

Elita e re politike duhet të vazhdojë me atë që nisi Basha, ajo nuk duhet të bashkëpunojë me individë të shpallur “non grata” nga SHBA, nga aleati jetik i shqiptarëve,dhe as me elementë e individë ishshërbëtorë e ishspiunë të regjimit komunist, të cilët janë të lidhur ndër vete me njëmijë e një fije krimi, hajnije, korrupsioni, mashtrimi, keqbërje e tradhtie publike.

Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të përballojë e të sfidojë  të gjitha presionet e marifetet mashtruese, intriguese e shpifëse mediatike të elitës së vjetër politike të PS, PD, LSI dhe të të tjerëve të cilet vetëm sa po mashtrojnë e gënjejnë publikun.

Elita e re politike ka përballë jo vetëm politikën e vjetër, por ka përballë edhe median e pështirë, të kapur e të korruptuar prej saj, saqë partitë politike si Partia anti-PS e rilindjes së   Ramës, ajo anti-PD e foltores së Berishës  dhe ajo e ashtuquajtura  si Partia e  Lirisë së Ilir Metës janë më së shumti si  parti të mediave e të televizioneve në Shqipëri.

Elita e re politike e Partisë Demokratike ka si mision dëbimin nga pushteti të regjimit të Edi Ramës, të cilin fatkeqësisht po e mbajnë patericat Meta e Berisha, pra kundër elitës se re të Partisë Demoratike është e gjithë elita e vjetër politike shqiptare.Këtë duhet ta dije e ta mësojë mirë publiku shqiptar, dhe të mbështesë ndryshimin që do e sjellë elita e re politike e  Partisë Demokratike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura