ENIS VELIU: ‘HARAҪI’ I PLAҪKITËSVE TË KUFIRIT!

Prishtinë, 22. 07. 2014 – Bazuar në statistikat zyrtare, bashkatdhetarët tanë brenda një viti nëpër llogari të kompanive të sigurimit derdhin rreth 15 milionë euro. Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, del shumë qartë se vetëm një kompani nga kjo lloj takse e plaçkës siguron brenda vitit hiç më pak se 1.5 milionë euro…Tek e fundit nga kjo (taksë kufitare) po përfitojnë persona të caktuar. Ndërkaq, në anën tjetër po dëmtohen rëndë qindra mijëra qytetarë që vijnë për pushime në Kosovë. Aplikimi i taksave të tilla mund të cilësohet si një haraç modern, i cili prej më shumë se një dekade është legalizuar nga Republika e Kosovës.
***

Kompanitë private të sigurimeve në Kosovë edhe më tutje po plaçkitin bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë nëpër shtete të ndryshme të botës, gjatë kohës kur këta të fundit vijnë për pushime në Kosovë.
Nga mbarimi i luftës, por edhe sot e kësaj dite, çdo veturë me tabela të huaja që futet në vendin tonë për një muaj duhet të paguajë rreth 41 euro “haraç”.

Polic’a që plaçkitë mërgimtarët tanë!

Ndërkaq, për më gjatë, ose për automjete më të mëdha, shuma e parave që ata duhen të paguajnë në emër të kompanive të sigurimit dyfishohet në mënyrë automatike.
Kjo taksë, e cila lirshëm mund të konsiderohet si plaçkë, kompanive private po iu sjell të hyra marramendëse. Ndërkaq, në anën tjetër po poshtëron shtetin dhe qytetarët e saj që jetojnë jashtë vendit.
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është treguar e pafuqishme karshi veprimeve dhe vendimeve që marrin kompanitë e sigurimeve në Kosovë.
Situata ka mbetur e njëjtë edhe pas krijimit të Ministrisë së Diasporës, e cila thuajse fare nuk është marrë më këtë çështje. Madje, në disa raste Qeveria jonë është treguar aleate e jokundërshtarëve dhe e plaçkitësve të kufirit. Para pak kohësh, kinse për t’ua “lehtësuar” ardhjen në Kosovë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Luginë të Preshevës, Qeveria e Kosovës mori vendim për pagesën e policave të sigurimit për ta.
Mirëpo, nuk mori veprim për heqjen e tyre. Në kushte normale tash kompanitë e sigurimeve edhe më lehtë e kanë inkasimin e parave, pasi që ato më nuk kanë punë me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, por direkt me Qeverinë e Kosovës, ku kjo e fundit në baza mujore ua “trash” llogaritë bankare të kompanive të sigurimit.
Bazuar në statistikat zyrtare, bashkatdhetarët tanë brenda një viti nëpër llogari të kompanive të sigurimit derdhin rreth 15 milionë euro. Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, del shumë qartë se vetëm një kompani nga kjo lloj takse e plaçkës siguron brenda vitit hiç më pak se 1.5 milionë euro.
Pas marrjes së detyrës, ministri në largim i Diasporës, Ibrahim Makolli, është kujdesur që në Ministrinë e tij të punësojë militantë partiakë, por nuk është kujdesur thuajse fare për pozitën e bashkatdhetarëve tanë.
Ky i fundit është takuar dhe ka vizituar këta të fundit vetëm për marketing politik, por asnjëherë për ndihmë dhe zgjidhje të problemeve të tyre, e që janë të mëdha që nga nxjerra e dokumenteve të identifikimit e deri te ardhja e tyre në vendlindje.
Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të marrë vendime e veprime që lehtësojnë ardhjen e bashkatdhetarëve tanë për pushime këtu, pasi që këta të fundit për një kohë sa qëndrojnë këtu ngjallin sadopak ekonominë e lodhur të vendit tonë. Vendosja a barrierave për ta edhe 15 vjet pas mbarimit të luftës mund të cilësohet si një turp institucional.
Këta (bashkatdhetarët që jetojnë në shtete të ndryshme të botës) nga institucionet tona duhet të shikohen si potencialë seriozë për investime në Kosovë e jo si objekt plaçkash nga një grup i caktuar i kompanive, që po bëhen milionerë në kurriz të tyre.
Tek e fundit nga kjo (taksë kufitare) po përfitojnë persona të caktuar. Ndërkaq, në anën tjetër po dëmtohen rëndë qindra mijëra qytetarë që vijnë për pushime në Kosovë.
Aplikimi i taksave të tilla mund të cilësohet si një haraç modern, i cili prej më shumë se një dekade është legalizuar nga Republika e Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura