POLITIKANËT E PANDËRGJEGJSHËM
Nga Sheradin Berisha
“Votoni për njeriun që premton më pak, sepse ai do t’iu zhgënjejë më pak”- Bernard Baruh (1870 – 1965)
Në Kosovë dhe jo vetëm, politikanët mbijetojnë në politikbërje, në saje të manipulimit me vullnetin dhe dëshirat e votuesve!
Politikanët e pandërgjegjshëm nuk kanë frikë prej militantëve dhe klientelës së tyre. Ata frikohen prej votuesve të ndërgjegjshëm e të pakorruptuar. Prandaj në momentin që korruptojnë dhe mashtrojnë të mirët, jeta e tyre në politikë zgjatet!
Fatkeqësisht sot kemi shumë njerëz të mirë, të cilët politika i ka tjetërsuar, për interesin e tyre vetjak, duke shkelur mbi interesin e përgjithshëm publik!
Pa ndryshuar kjo mendësi nuk mund të ketë zhvillim të mirëfillt në shoqëri!